“Asociacioni mund të shndërrohet në flakë”, profesori që jeton në SHBA alarmon Qeverinë

Politika

“Asociacioni mund të shndërrohet në flakë”, profesori që jeton në SHBA alarmon Qeverinë

Nga: Nehat Shaqiri Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 19:08
Ilustrim

Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj po kërkon nga Bashkimi Evropian që të bëjë publik draft statutin e Asociacionit.

Ai thotë se kjo është detyrë e BE-së dhe jo e Kosovës, prandaj kërkon daljen nga ‘errësira’.

“Qeveria e Kosovës, poashtu edhe presidenca por edhe Parlamenti i Kosovës, e kanë për detyrë imediate që posa të publikohet ky draft-statut nga BE-ja, t’i lënë të gjitha punët e “shtëpisë anash”, siç thuhet në popull, e të merren ekskuzivisht me këtë draft statut, në të gjitha nivelet deri në Parlament, me pozitë dhe opozitë të bëhen bashkë dhe të debatojnë për të, sepse nga kjo qethje dhe krehje e këtij draft-statuti varet edhe e ardhmja e Kosovës e ne veçanti veriu i saj”, thotë Maxharraj.

Ai shton se, duhet rreth kësaj çështjeje të akordohen pozitë dhe opozitë, sespe ky është interes nacional, e jo pastaj të mundohen të ia lënë fajin njëra tjetrës, “në stilin e Isa Mustafës “, "jo unë se bëra Asociacionin, por e bëri para meje Hashim Thaçi”.

“Kohë me parë qëndroi në Kosovë dhe pro serbi ndërmjetësuesi sllovak Mirosllav Lajçak i cili nën sqetull e kishte pasur edhe këtë draft-status të BE-së që ende po mbahet në “arrest shtepiak”. Në takim me opozitën ua përplasi këtë draft-statut Ramush Harajdinajt të AAK-së, Memli Krasniqit të PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së. Dhe këtu filloi pisllëku midis këtyre të opozitës kur janë në pyetje çështjet madhore për shtetin. Më trimja u tregu AAK. Burim Ramadani mori guximin dhe kurajon qytatare, e beri publik për opinionin e gjerë, pa pritur që atë të bëjë BE-ja së pari. Sipas indikacioneve thuhet se ky draft-statut është ai i verteti. E lexuan apo se lexuan, këtu tani vjen në shprehje kopilia e opozitarëve si Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhiku, të cilët për opinionin filluan të gjuajnë "spica", jo se kam perë, jo se kam lexuar, krejt sipas stilit të tyra prej rrencave dhe mashtruesve ordinerë”, pohon ai.

Maxharraj thotë se, nga mediat në Kosovë por edhe me gjerë ky draft-statut u bombardua ashpër, u "lnur dhe u bë lesh" nga të gjitha anët, nga të gjithë ata që marrin vesh në ketë punë.

“Çështja e parë është se si na piku nga qielli apo nga erdhi, pse erdhi bash nga ata nga të cilët nuk duhej te vinte. Apo aq më keq, a mos jemi aq analfabetë ne këtu në Kosovë sa që nuk po “dimë të marojmë" një draft-statut dhe sillemi rrotull e çrrotull siç thotë populli rreth “dardhës se Ahmatit” sa që të presim që këtë draft status të na e bëjnë të tjerët, që ende nuk po e bëjnë publik  për opinionin, por tinëzishtë ia futën në strajcë ndërmejtësuesit pro serb Miroslav Lajçak që të shkojë deri në Serbi e Kosovë që draftin të ua trgojë por të mos ua japë. Në bazë të të gjitha këtyre marifeteve mediat dhe portalet, analistët dhe opinionistët vërshuan me mendimet dhe qëndrimet e tyre duke e lavdëruar apo dhe më shumë sharë këtë draft-statut. Gati të gjithë analistët dhe opionistët, në mesin e të cilëve jam edhe unë, pikë së pari pajohen më së tëpërmi në dy çeshtje të cilat janë gaca të ndezura që mund të shndërrohen më vonë në flakë”, përfundon profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat