“S’ka Asociacion me kompetenca ekzekutive”, Maxharraj zbërthen deklaratën e Serwerit: A iu kundërvy ambasadorit amerikan?

Politika

“S’ka Asociacion me kompetenca ekzekutive”, Maxharraj zbërthen deklaratën e Serwerit: A iu kundërvy ambasadorit amerikan?

Nga: Nehat Shaqiri Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 22:50
Daniel Serwer

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj ka folur për draft statutin e asociacionit i cili është publikuar tashmë dhe po përfolët në Kosovë.

Për draft statutin e asociacionit profesori thotë se pse duhet që të figurojë edhe çështja e Arbitrazhit.

Ai thotë se rezoluta 1244 e cila është ende në fuqi, e trajton Kosovën si pjesë të territorit të ish- RFJ-së, që nënkupton edhe si pjesë të Serbisë.

Ai pyet se a është ky non sens idiotesk i hartuesve të këtij draft statuti të asociacionit i cili është publikuar, që me këtë rezolutë do me ia lidhë këmbët Kosovës.

Maxharraj tutje pyet se pse nuk po e fusin edhe vendimin e GJND-së ku tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës është legjitime në tërë territorin e saj dhe është në përputhje me të gjitha konventat dhe ligjet ndërkombëtare.

“Te gjithë analizuesit e këtij draft-statusi pajtohen se çështja e Arbitrazhit nuk ka vend në këtë draft dhe se është si një qelizë kanceri i cili do të merrë metastaza më vonë. Ky fare arbitrazhi e venë ne pozitë të njëjtë Kosovën me Asociacionin si gati dy shtete i bie sikur Asociacioni po del si palë e jashtme. Pra, Arbitrazhi është antikushtetues i paparaparë me asnjë ligjë e as me kushtetutën e Kosovës i cili e cenon drejtë për drejt sovranitetin e Kosovës. Arbitrazhi si i tillë është antikushtetues të futet në këtë draft-statut i cili Asociacinin e nxjerrë si palë të posaçme karshi shtetit të Kosovës jo vetëm që duhet por sipas të gjithë analistëve nuk guxon të figurojë në tekstin final të këtij drafti, këtë duhet ta heq edhe Kushtetusja kur drafti t’i kalon asaj”, thotë Maxharraj.

Maxharraj shton se, eksperti i njohur amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe profesor në Universitetin amerikan Johns Hopkins, Daniel Serwer i cili qëndron gjithëherë në ballë të analizave për Kosovën, edhe kësaj here lidhur me draft-statutin për Asociacionin që Kosoves ia shkruan të tjerët, sikur i kundërvihet ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffey Hovenier i cili pat theksuar se Asociacioni nuk do te ketë “kompetenca ekzekutive dhe i njëjti do të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës”, por sipas Serverit nuk po del ashtu.

“Po, pse, sepse Server nuk bazohet në dëshirat e politikanëve ndërkombëtarë të cilët “deshirojnë lavdishëm” ta kryejn punën e tyre dhe të fryhen si quranat, e për pasoja ata më pastaj nuk lodhën fare. Daniel Serwer si një njohës i thellë i çështjeve dhe problemeve me të cilat ballafaqohet Ballkani perëndimor e në veçanti Kosova në këto vitet e fundit i bëri një analizë të thukët këtij draft-statuti i cili privatisht u publikua kohët e fundit në shqip dhe anglisht. Server ka pohuar se përmbajtja e draft-statusit është fortë i ndërlikuar dhe se ekziston “mundësia e pranimit të kompetencave ekzekutive në fushat e përgjegjësive komunale tashmë ekzistuese për serbët e Kosovës””, shton Maxharraj.

Ai tutje shprehet se, Serwer vazhdon se e ka pa shumë problematike, (pos arbitrazhit dhe Rezolutës 1244 të KS të OKB) edhe aspektin e mbështetjës finaciare nga Qeveria e Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe pa u sqaruar fare se ai financim duhet te rrjedhë përmes qeverisë se Kosovës, e jo drejtpërdrejtë nga qeveria e Serbisë siç theksohet në draft-statut duke theksuar se kjo “ka të bejë me kompetencat ekzekutive që përfshihën në këtë mekanizëm”.

“Duke vazhduar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund të miratojë vendime, deklarata, rregullore dhe udhëzime. Kjo dispozitë, thekson Serwer, parasheh qartë kompetenca ekzekutive. Qeveria e Serbisë përmes Asociacionit mund të ndihmojë shërbime në sferen e arsimore, shëndetësore, por gjithnjë duhet të kalojë përmes qeverisë së Kosovës, e jo veçmas e ndarë nga sistemi arsimor, shëndetësor të Kosovës, në të kundërten këto segmente janë jashtë ligjeve të Kosoves me kompetenca ekzekutive, thekson Server më plotë të drejtë”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat