Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë drejt vitit 2024/ Alma Lama kritikon Qeverinë për asociacionin

Politika

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë drejt vitit 2024/ Alma Lama kritikon Qeverinë për asociacionin

Nga: M.Lakna Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 16:52
Marrëveshja e Ohrit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ditë më parë ka thënë se normalizimi i Marrëdhënieve me Serbinë po shkon drejt vitit 2024.

Në një postim ne Facebook, Kurti ka shkruar se prioritet absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës është siguria për Kosovën, integriteti territorial i shtetit dhe jeta e mirëqenia e qytetarëve pa dallim.

Mes tjerash ai është shprehur i gatshëm që së bashku me minitrat e Qeverisë së tij, Nenad Rashiq e Elbert Krasniqi ta shkruajë një draft-modern për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal)”, ka thënë kryeministri.

Duke i komentuar këto zhvillime, ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka thënë për “Bota sot”, se pavarësisht nëse e zbaton apo jo qeveria asociacionin, ajo është përgjegjëse për një marrëveshje që shkon përtej asaj të vitit 2013.

“Marreveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë eshtë arritur ne Bruksel në shkurt dhe në Oher aneksi i zbatimitntë saj. BE po e konsiederon këtë obligim dhe palet duhet ta implementojne. Mirëpo Serbia duket se nuk ka vullnet për ta zbatuar në tërësi, duke u shprehur se nuk do të respektojë ato pika qe njohin Kosovën, kurse qeveria e Kosovës duket se nuk ka ndërmend të implementojnë marrëveshjen për themelimim e asosacionit. Por pavaresisht e implementon apo jo, qeveria aktuale është përgjegjëse për nje marrëveshje që shkon përtej të asaj të vitit 2013, që garanton autonomi territoriale për serbët”, ka thënë Lama.

Image
Alma Lama

Lama ka theksuar se, zgjedhjet mund të shfrytëzohen nga Vuçiqi si justifikim për të mos lëvizur para.

“Sa për zgjedhjet ne Serbi, mendoj se mund të shfrytëzohen nga Vuçiq si një justifikim për të mos lëvizuar përpara, por varet se cila do të jetë çasja e BE-së në raport me ta”, ka deklaruar ajo.

Sipas ish ambasadores, një çasje e njejtë si deri më tani e BE-së, nuk do të prodhojë rezultate të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat