Njohja e targave RKS nga ana e Serbisë, analistët zbardhin prapaskenat e këtij vendimi: Ja çka pritet të ndodhë në pranverë!

Politika

Njohja e targave RKS nga ana e Serbisë, analistët zbardhin prapaskenat e këtij vendimi: Ja çka pritet të ndodhë në pranverë!

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 1 janar 2024 Në ora: 09:01
Vetura në Mitrovicën e Veriut.

Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e Serbisë për njohjen zyrtare të targave të automjeteve të Republikës së Kosovës (RKS).

Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano bëhet fjalë për një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe në detyrimet e mëhershme të dialogut lidhur me lirinë e lëvizjes.

“Ne mirëpresim vendimin e Serbisë që zyrtarisht të njohë targat e automjeteve RKS, të lëshuara nga Kosova. Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit, por edhe zotimeve të mëparshme në kuadër të dialogut që lirinë e lëvizjes. Kjo dëshmon se përparimi në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur. Po ashtu është një hap i duhur drejt integrimit më të mirë evropian të Ballkanit Perëndimor, që në fund përfitues do të jenë qytetarët e rajonit. Ky vendim hap rrugën për heqjen e plotë të regjimit të letrave ngjitëse [sticker]. BE-ja tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, tha Stano.

Vendimin për njohjen e tabelave me targat RKS e ka konfirmuar më 25 dhjetor, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Mirëpo, tash pas këtyre zhvillimeve, ҫka mund t'i kërkohet Kosovës, tash që Serbia ka pranuar zbatimin e marrëveshjes për targat?

Lidhur me këtë ҫështje për ‘Bota sot’ kanë folur njohësit e ligjit dhe zhvillimeve politike.

Burjani: Normalizimi i përafërt në mes dy vendeve pritet të ndodhë deri në pranverë 2024

Image
Blerim Burjani

Kështu, profesori i juridikut, Blerim Burjani thotë se, me këtë vendim ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, Serbia është pajtuar për normalizim të disa raporteve me Kosovën.

“Ka filluar zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, Serbia po zbaton disa pjesë të marrëveshjeve dhe të marrëveshjes së Ohrit, Serbia është pajtuar për normalizim të disa raporteve me Kosovën në këmbim të themelimit të një lloj asociacioni, pra pritet një lloj normalizimi të raporteve në mes dy vendeve”, vlerëson juristi.

Ai thotë po ashtu se ende ka punë, ndërsa normalizim i përafërt pritet të ndodhë në pranverën e vitit 2024.

“Ende ka punë për tu bërë, BE dhe SHBA presin themelimin e një lloj Asocacioni gjatë vitit 2024, konkretisht janar, shkurt. Normalizimi i përafërt në mes dy vendeve pritet të ndodhë deri në pranverë 2024”, thotë Burjani për ‘Bota sot’.

Po ashtu për këto zhvillime ka folur edhe njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi.

Ai thotë se, marrëveshja për targat, është marrëveshje e nënshkruar para 10 viteve, e cila u shfrytëzua nga Serbia si pretekst për destabilizim të veriut të Kosovës, me akte të ndryshme të dhunës.

Vuҫiqi në këtë dhjetë vitesh sa është në pushtet, shumë marrëveshje nuk i ka zbatuar në praktikë, ato kanë mbetur të firmosura në letër. Regjistrimi i mbi 4000 targave më regjistrim të RKS, me duket mua është vullnet i shumicës të minoritetit serb për integrim, se sa vullnet i pushtetit të Beogradit zyrtar. Shumica e serbëve me këtë kanë treguar se janë lodhur nga instrumentalizimet e Vuҫiqit për qëllime të pushtetit të vet dhe për qëllime të ndarjes të Kosovës mbi baza etnike. Ata që janë bërë instrument i presidentit, Vuҫiq sigurisht se nuk janë shumica e serbëve. Janë strukturat kriminale paralele serbe në krye më Listën Serbe, dhe me dy udhëheqësit e tyre terroristë, Radoiçiqin dhe Veselinoviqin të cilët më bandat e tyre inskenuan gjatë këtyre viteve shumë incidente edhe me përmasa tragjike, në shërbim të politikave shoviniste të Beogradit”, thekson Mulliqi.

Image
Skender Mulliqi.

Ai potencon se në veriun e Kosovës është vendosur rend dhe ligj kur në pushtet erdhi kryeministri Albin Kurti.

Veriun e Kosovës deri sa erdhi në pushtet, Albin Kurti, i cili vuri për herë të parë rend dhe ligj në këtë pjesë të vendit, e kishin shndërruar në Eldorado kriminale të bandave serbe”, thotë Mulliqi.

Ndërkaq, sa i përket vendimit për target, Mulliqi thotë se po bëhet me një qëllim që të harrohet sulmi terrorist i Banjskës.

“Pse Serbia nga një janari do t’i pranon targat më regjistrime të Kosovës të qarkullojnë në Serbi, po bëhet më shumë më duket mua si mbulesë dhe për të vënë BE –ja në harresë aktin terrorist në Banjskë, të sponzorizuar nga Vuҫiqi. Qeveria e Albin Kurtit vendosi reciprocitetin dhe ndaloi hyrjen e automjeteve nga Serbia, të cilat gjithashtu duhej të fshihnin shenjat e vendit në targat e tyre. Ky ndërrim targash kishte një afat që të kalojë në targa të Kosovës. Kjo u shfrytëzua si pretekst nga terroristët serbomëdhenj, të cilët nuk i kishin dertin e targave, por qëllimi i tyre ështe motivuar që të bojkotohet sa më shumë dhe sa më gjatë që është e mundur pushteti legjitim i Kosovës. Me direktivat e Listës Serbe edhe u organizuan protesta të dhunshme të bandave serbe në veri, të cilët dogjën vetura, lënduan policë të Kosovës dhe shumë pjesëtarë të KFOR-it”, vlerëson ai.

Mulliqi: Një lëshim i qëllimshëm i Vuҫiqit për t’i mbuluar pretendimet e mëdha ndaj Kosovës

Ai thotë se edhe pse BE ja e përshendeti këtë hap si pozitiv nga ana e Beogradit, duket se Vuҫiqi po përdorë taktika politike të luftës ‘nxehtë e ftohtë’, e që nuk po heq dorë nga pretendimet territoriale të Kosovës, duke e kërcënuar më luftë.

“Koncentrimi i shumë forcave ushtarake në kufij fletë, për atë se Vuҫiqi me radikalet tjerë në pushtetin e ri, nuk do t’i heqin lehtë apetetitet për ndryshim të kufijve më dhunë në dobi të Serbisë të Madhe. Edhe pse ngapak po komentohet pranimi i targave të Kosovës nga Serbia, si ndryshim qëndrimi pozitiv, apo në një formë pranim i pavarësisë së Kosovës, mua më duket se kjo është një lëshim i qëllimshëm i Vuҫiqit për t’i mbuluar pretendimet e mëdha ndaj Kosovës”, vlerëson Mulliqi.

Ai komentoi edhe deklaratën e zëvendësit të BE Stano, ku tha se pret nga Kosova të përgjigjet në të njëjtin drejtim.

Sipas tij, kjo nuk është diqka e re e kërkuar nga BE-ja.

“Fjala është për implementimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Kosova ka pranuar që të formohet asociacioni, por jo i formës me kompetenca ekzekutive siҫ po e kërkon Serbia e Vuҫiqit. Draft statuti pritet para implemetimit të korigjohet mirë, që të hiqen elementet të cilat bien ndesh më ligjet dhe Kushtetuën e Kosovës. Kjo po. Por, BE në kohën e fundit ka kërkuar që Serbia të njoh de fakto pavarësinë e Kosovës, duke respektuar integritetin territorial të saj dhe duke mos e penguar Serbia integrimin e saj në OKB dhe struktura relevante ndërkombëtare. Mua me duket së këtu edhe qëndron problem. Vuҫiqi shumë herë deri më sot, ka përsëritur se nuk do të pranon planin franko gjerman, dhe nuk do të pranon as inkuadrimin e Kosovës në strukturat e lartëpërmendura. Sidoqoftë lëvizja lirshem për qytetarët është diçka pozitive, por natyrisht që Serbisë në vitin vijues duhet bërë presion të madh BE dhe Amerika, që të largohet nga ndikimi i politikës putiniste në të cilën Serbia është mbërthyer keq, dhe të heq dorë nga retorika për një luftë të re në rajon, më pretendimin absurd të realizimit të idesë të botës serbe”, tha Mulliqi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat