Nga sot lëvizim lirshëm në BE -  Profesori vjen me një thirrje për qytetarët e Kosovës, godet Evropën

Politika

Nga sot lëvizim lirshëm në BE -  Profesori vjen me një thirrje për qytetarët e Kosovës, godet Evropën

Nga: Nehat Shaqiri Më: 1 janar 2024 Në ora: 15:33
Ilustrim

Nga sot, 1 janar 2024 është hapur dera e mbyllur hermetikisht nga BE-ja për Kosovën. Nga sot ka nisi liberalizimi i vizave, nisi lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës.

Këtë vonesë për viza për qytetarët e Kosovës, profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj e quan injorim nga BE-ja.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është një lajm i shumë pritur sepse më në fund qtetarët mund të lëvizin lirshëm në BE. Me levizjën e lirë ata mund të realizojnë ëndrrën e tyre për të zhvilluar aktivitete të ndryshme”, thotë ai.

Sipas tij, është prtur gjatë për liberalizimin e vizave e cila ishte veç një ëndërr e qytetarëve të Kosvës duke shtuar se fajtore për këtë ishte Evropa, e cila historikisht ëahtë sjellë keq ndaj shqiptarëve.

“Evropa ishte ajo e cila i pengoi shqiptarët të ecin lirshën në rrugëtimin e tyre historik. Evorpa ishte ajo e cila ia mundësoi tentimshfarosjen e shqiptarëve nga trojet e tyre, duke i shpërngulë masivikisht në shkrtëtirat e Anadollit, ku sot mendohet se jetojnë mbi 5 milionë shqiptarë. Evropa ishte ajo e cila mundësoi pastrimin e shqiptarëve nga Çamëria e Greqisë kur dihet se Greqia në antitet ishte kryesisht e banuar më shqiptarë. Evropa ishte ajo e cila e shkatërroi trungun shqiptar, Shqipërinë Etnike e zvogëloi atë nga 98 mijë kilometra katror në nje Shqipëri të vogël prej 28 mijë kilometrave katror, po të mos ishte kryetari i SHBA-së Thomas Ëilson i cili në Konferencën e Londrës të mbajtur para 112 vjetëve, pikërisht me 16 dhjetor 1912 e shpëtoi këtë copë Shqipëri. Evropa ishte ajo pra, e cila lejoi që deri vonë kjo copë Shqipëri të kufizohej nga të gjitha anët me shqiptarë, sepse kjo Evropë ia mundësoi bishave të Karpateve sllave që nga ajo të shkëputen Kosova, Çamëria, Ilirida, Malësia e madhe nga Tivari e deri në Ulqin. Por së voni doli prap një kryetar i SHBA-së Bill Klintoni i cili e çliroi Kosovën nga këto bisha të cilat për qëllim kishin zhdukjen e saj. E sot Kosova është e lirë, kurse pjesët tjera presin të çlirohën”, thotë Maxharraj.

Ai pohon se viteve të fundit ishte Evropa e cila ia lidhi këmbët Kosovës së lirë me poshtërsinë e saj të quajtur Dialog midis Kosovës dhe Serbisë pa pasë asnjë nevojë, sepse Kosova u çlirua me 1999 me luften heroike të UÇK-së, të SHBA-së me aleat.

“Çlirimi i saj u vërtetua me shpalljen e Pavarësisë në shkurt 2008 dhe me aprovimin e GJND-së se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme dhe në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare. Pra, nuk kishte nevojë, e as të drejtë që Evropa ta lidhte, ta lënte Kosovën peng të Serbisë përmes këtij dialogu. Por fajin e kanë edhe liderët tanë të neglizhuar dhe të shantazhuar qe ranë në këtë grackë. Dhe dialogu dihet se si shkojë keq e më keq i ndërmjetësuar nga pro serbët si Borell e Lajçak. Por, e kam thënë disa herë në shkrimet e mia se nuk është problem pozita sociale e një grup serbësh që jetojnë në veriun e Kosovës, por intersei nacional i Serbisë është diçka më i madh, ndarja e Kosovës dhe marraje e veriut pjesës më vitale të Kosoves e mbushur dhe e praruar me pasuri të cilat vlejnë sa tri herë Serbia”, thekson ai.

Profesori shtons e, në vazhden e këtyre turbulencave evropiane zenë vend edhe liberalizimi i vizave që Evropa qëllimshem e pengoi.

“U liberalizuan vizat për të gjitha shtetet e Evrpës me meritë e pa meritë, bile edhe jashtë saj, kurse për Kosovën jo, jo se jo me qëllim për ta detyruar Kosovën të leshoi pe në dialogun me Serbinë. Edhe këtë pishane do ta arrinte me liderët e shantazhuar të më parshëm të cilin ishin në gjendje edhe ta ndanin Kosovën të cilët vazhdimisht premtonin se vizat do të liberalizoheshin se shpejti, jepshin data dhe afate duke e rrejtë dhe mashtruar popullin, por vizat për dekada për Kosovën nuk vinin. Por këtë katrahurë e pengoi populli me “revolucionin demokratik zgjedhor” të 14 shkurt 2021 me rrëzimin e kastës së korruptuar dhe me ardhjen në pushtet të një qeverie me duar të pastërta në krye me Albin Kurtin e pa kompromise ndaj Serbisë kur është fjala për prekjen e kufijeve shtetëror sepse ata janë sovran e te paprekshëm për këta kufij siç thotë Kurti “jam në gjendje të jap edhe jetën””, potencon Maxharraj.

Ai kërkon që duke i pa përçarjet e mëdhë pozitë e opozitë, nuk është në rregull të hapen debate se kush e solli liberalizimin e vizave.

“Dihet se pos Evropës fajtor për mos liberalizimin e vizave ishin edhe vetë liderët e qeverive të mëparshme, e qeverive me liderë të korruptuar të clat korrupsionin e rrisnin edhe më shumë, vidhin, plaçkitëshin deri sa u benë milionerë të cilët kurrë nuk u hetuan. Ishte SHBA por edhe BE të cilat vazhdimisht në raportet e tyre të suksesit e përmendin se shkaku kryesor që vizat nuk po liberalizohen është korrupsioni që nuk po luftohet në Kosovë. Kurse qeveria e re mu duar të pastërta filloi fuqishëm të luftoi korrupsionin i cili u pa në shumë keqpërdorime si në Brezovicë dhe në veriun e Kosovës e cila edhe ishte shëndrruar në një “Eldorado” e korrupsionit serbo-shqiptar vite me radhë, tashmë ai atje nuk egziston është pastruar me temel sepse janë ndjekë kriminelët dhe bandat kriminele çfarë do të thotë se sot në veri lëvizet lirshëm por edhe vet komuniteti serb atje po merr frymë lirisht këtë e dokumenton marrja masovike e pasaportave të Kosovës dhe vuarja masovike e targave të Kosovës që dikur ishte problem”, shton tutje ai.

Maxharraj potencon se sot nuk është e rrugës që sot të ketë përleshje e përplasje mes liderëve dhe partive të ndryshme në Kosovë, duke shtuar se kryesore është që sot erdhë liberalizimi i vizave.

“Besoj që është meritë e të gjitha qeverive, por më meritorja është ajo qeveri e cila e luftoi korrupsionin që ishte “nyeja” për liberalizimin e vizave. Se kush është më meritori për liberalizimin e vizave po e përmendi lojën e futbollit. Siç dihet të gjithë lojtarët angazhohen në bërjën lojë të mirë me qëllim të arrijtjes së ndonjë goli që e përcakton fitorën. Por, me meritori është ai lojtar i cili arrinë të shënon gol. E, në këtë rast “golin” më meritor për liberalizimin e vizave e ka shënuar qeveria me duar të pastëra në krye me Albin Kurtin”, thotë Maxharraj.

Ai shton se, liberalizimi i vizave për Kosovën është ngjarje madhore.

“Nga sot qytatarët e Kosovës më në fund mund të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen, por është edhe një përgjegjësi e madhe për vet shtetin e Kosovës e sidomos për imazhin e saj në Evropë që qytetarët e saj të sillen atje në menyrë të dinjtetshme, të mësojnë për përvojat e shteteve Evropiane në të gjitha fushat e jetës, të dijës dhe shkencës dhe në përpikmëri qytetarët tanë të pranojnë rregullat, normat dhe ligjet e këtyre shteteve dhe këtë qytatarët tanë do ta bëjnë sepse Kosova ka kulturë të madhe demokraci sepse qytatarët tanë nuk janë nga nesër atje, por atje ishin me dekada edhe para çlirimit të Kosovës të cilët kanë shkuar në menyrë institucionale dhe gjithmonë nuk ia kanë marrë fytyrën Kosovës. Por edhe sot me liberalizimin e vizave nuk do të thotë të gjithë do të marrin yrysh të lëshojnë Kosovën. Është me rëndësi që qytetarët tanë atje të sillen dinjitetshëm, të jepin shembullin më të mirë që qenies së tyre shqiptare, se nuk janë të dhunës por të dinjiteteshëm, se janë atje për mirëqenie ekonimike, kulturale etj. Se shqiptarët nuk janë asi soji që ia kthejnë shpinën atdheut, ata fore janë të lidhur me atdheun dhe familjet e tyre në atdhe. Këtë më së miri e tregojnë remitencat e tyre me miliarda euro që për çdo vjet i çojna në Kosovë me fjalë tjera janë ndhmësit më të mdhenjë fianciar të Kosovës. Për në fund nuk më mbetet asgjë tjetër për të thënë pos urime liberalizimin e vizave, qofshi me fat me një porosi hamletiane: “mos ia ktheni shpinën atdheut”, sepse askund nuk gjenë një atdhe të dytë”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat