“Asociacioni goditje direkt për shtetin e Kosovës” – Zbërthehet plani serb për mini shtet brenda Kosovës

Politika

“Asociacioni goditje direkt për shtetin e Kosovës” – Zbërthehet plani serb për mini shtet brenda Kosovës

Nga: N. Shaqiri Më: 3 janar 2024 Në ora: 22:48
Ilustrim

Draft statutin e publikur pak javë më parë që ka të bëjë me Asociacionin ka alarmuar spektrin politik në Kosovë.

Analistët e gazetës “Bota sot”, këtë draft statut e shohin si alarm dhe goditje për Kosovën.

Kështu ka vlerësuar profesori universitar Enver Bytyçi, por edhe analisti politk, prof. Binak Maxharraj.

Bytyçi për gazetën “Bota sot”, ka thënë se, draft statuti i publikuar është goditje e drejtpërdrejt kundër Kosovës, është problematik dhe shkon përtej kornizave kushtetuese të Kosovës.

Bytyqi ka theksuar se me Plani e Ahtisarit i cili edhe është përfshi në Kushtetutën e Kosoves serbët e Kosovës kanë më shumë të drejta se shumë pakica tjera në Evropë.

“Serbët e Kosoves e kanë të drejten e bllokimit të ndryshimeve kushtetuese, por edhe i kanë edhe dhjetë vende të rezervuara”.

“Kjo nuk ndodh askund në botë”, shton profesori tjetër Binak Maxharraj, i cili shton se, me këtë draft-statut serbët kanë edhe autonomi më të gjerë në fushën e kulturës, arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban, investimeve në ndërtimtari, por edhe në fushën e sigurisë si në polici dhe gjyqësi.

“Me këtë draft ata mund ti përforcojnë edhe politikat e kolonizimit pa dijen e organeve qëndrore, të ndaloj këthimin e shqiptarëve në shtëpitë e veta tëj ndekur gjatë luftës, por edhe t’i dëbojë ata përtej urës së Ibrit. Kjo do të thotë se sipas këtij draft-statuti ekziston mendësia që Serbia jo vetëm të largohet por edhe jetë akoma më e prnishme në Kosovë”, thotë ai.

Ndërsa profesor Bytyçi ka theksuar, se mund të anashklohet autoriteti i organeve qëndrore dhe se Asociacioni mund të veprojë jashtë kornizave të organeve qëndrore.

Tutje ai lëshon alarmin se duhet të kihet kujdes kur ky status të delë ne diskutim që të menjanohen të gjitha këto të meta që e tejkalojnë kushtetutën që të mos dëmtohet pavarësia e Kosovës të cilën edhe e dëshiron Serbia.

“Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës duhet të përmendet në statut dhe të pranohet nga bashkësia e komunave serbe. Zbatimi i Kushtetutës e respektimi i saj duhet të jetë në fokus të ketij draf-statuti dhe këtë duhet garantuar me dokument të posaqëm”, thotë ai.

Kurse Maxharraj pohon se, angazhimi për ta respektuar shtetin dhe institucionet e Kosovës duhet të jetë pjesë e këtij projekti.

Është e nevojshme që këtij draft-statusi t’i vihet vegëza, limiti se deri ku mund të shkojë me zbatimin e Asociacionit, në të kundërten kjo duhet qartë të theksohet brenda këtij draft-projekti se organet qëndrore e sidomos Kushtetuta e Kosovës edhe pa miratimin e organeve të Asociacionit duhet të anuloj funksionimin e mëtejm të Asocoacionit kur Kosova e sheh rrezikun permanent të devijimit të këtij Asociacioni nga qëllimi për të cilin është themeluar”, pohon Maxharraj.

Ai potencon se, shumë profesorë e analistë të tjerë e konsiderojnë draft statutin si të rrezikshëm për Kosovën.

“Ky asociacion sipas strukturës organizative hiç nuk ndryshon nga struktura e shtetit, të ketë Kuvendin, kryetarin, nënkryetarin, kryeshefin ekzekutiv, bordin, këshillin, buxhetin, flamurin, skemën, kryeqytetin, buletinin zyrtar. Pra, një mini shtet brenda shtetit të Kosovës. Tutje ka të drejtë të pranoj grante, ndihma, mbështetje financiare jashtë vijës qëndrore institucionale nga Serbia. Pastaj në këtë draft statut përmendet edhe lëshimi i diplomave me dizajn të dyfisht si anomali sue geneir. E njëjta diploma për përdorim me dizajn të Kosovës, kurse duplikati me dizajn të Serbisë. Një propozimi të këtillë i thonë fashizëm diplomatik, kur një diplomë jepet me dy fytyra e që është jashtë kushtetutes”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat