“Meritor për liberalizimin e vizave është Albin Kurti dhe çdo tentim për t’ia dhënë dikujt tjetër meritat është e kot”

Politika

“Meritor për liberalizimin e vizave është Albin Kurti dhe çdo tentim për t’ia dhënë dikujt tjetër meritat është e kot”

Nga: A.SH Më: 7 janar 2024 Në ora: 08:00
Albin Kurti

Pas shumë mundimeve e shumë sfidave qytetarët e Kosovës fituan të drejtën për të lëvizur lirshëm në zonën shengen që nga 1 janari i këtij viti.

Por, ajo çfarë po diskutohet ndër liderë e deputetë të Kosovës, është se kush është më meritori për finalizimin e kësaj çështje.

Analsiti Binak Maxharraj, për “Bota sot” përmbledh një kronologji të shkurt, duke lënë fajtore BE e cila sipas tij është fajtore kryesore se i ka shantazhuar shqiptarët.

Ai shton, se kësaj vonese i kanë kontribuar edhe qeveritë e kaluara sepse ishin po ato që mashtronin popullin gjoja se vizat do të bëhen shumë shpejt.

“Liberalizimi i vizave ishte një apoteozë e lëvizjes se lirë e cila për Kosovën u pengua për rrafsh 15 vite.

Por pse vizat nuk erdhën për kaq vite, por erdhën të fundit në Evropë. Faji kryesor për këtë është vetë Evropa e cila qe mbi 100 vjet ka shantazhuar me shqiptarët. Ajo është marrë me shqiptarët vetëm atëherë kur ata i dëbonte nga trojet e veta. Për 100 vjet Shqipëria Etnike u zvogëlua prej 98 mijë kilometrave katror në 28 kilometra katror pra mbet në një copë Shqipërie. Po te mos ishte Presidenti i Amerikës Uilsoni në Konferencën e Londrës nuk do të ishte as kjo copë Shqipërie.

Por kësaj vonese të vizave mjaft i kontribuan edhe vetë liderët e Kosovës. Ata vazhdimisht e mashtronin dhe e rrenin popullin se vizat do të vijnë së shpejti, caktoni ditë e datë e muaj e vite por vizat nuk vinin. Amerika dhe BE vazhdimisht për vizat i qortonin liderët se nuk po e luftojnë korrupsionin. Dhe, liderët tani as shenjë nuk ja bënin të nisin "luftën" kundër korrupsionit, por përkundrazi vidhnin dhe plaqkiteshi edhe më shumë pasurinë e popullit. Bile shkuan edhe aq larg sa që edhe për krenaren e Kosovës Çakorrin e falën në këmbim të vizave, e vizat askund”, thotë ai.

Maxharraj thotë se meritata për këtë i ka kryeministri Albin Kurti, sepse erdhi në pushtet së bashku me Vjosa Osmanin të pakorruptuar dhe që nisën fuqishëm luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Por, me rrëzimin e këtyre liderëve të shantazhuar në betejën për votën e popullit erdhi një qeveri me duar të pastra në krye me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin të pakorruptuar të cilët filluan fuqishëm luftën kundër korrupsionit.

Por, ani pse liberalizimi ndodhi më 1 janar 2024 "lufta" midis liderëve dhe partive politike nuk po ndalet në drejtim se kush është më meritori për liberalizimin e vizave. Në këtë luftë pa hahen mes veti burra e gra të partive politike se kush është më meritori që vizat erdhën.

Por, një gjë dihet se liberalizimi i vizave më shumë i përngjnë një loje futbolli. Në lojë marrin pjesë shumë lojtarë, të mirë e të dobët, ata që ndihmojnë lojën dhe ata që e ngadalësojnë lojën. Por, për të fituar lojën më meritori është ai i cili arrinë te jepë gol, sepse goli shënon fitoren e lojës.

Pra, në lojën e libaralizimit të vizave golin e dha kryeminstri Albin Kurti dhe ky pra i ka meritat më të mëdha që vizat erdhën dhe qytetarët tanë po udhëtojnë lirshëm. Çdo tentim për t’ia dhenë dikujt tjetër meritat është e kot”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat