“Serbia nuk i ka apetitet vetëm në veri”/ Analisti: Çka po synon Vuçiqi përmes shërbimeve sekrete serbe?

Politika

“Serbia nuk i ka apetitet vetëm në veri”/ Analisti: Çka po synon Vuçiqi përmes shërbimeve sekrete serbe?

Nga: A.SH Më: 7 janar 2024 Në ora: 09:55
Aleksander Vuçiq

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar aktualitetin në Kosovë.

Ai ka thënë se Vuçiqi është ai që po e sulmon Kosovën pa ndërprerë dhe përmes dhunës po synon t’i arrijë objektivat e veta për ndarje të Kosovës.

“Vuqiqi po e sulmon pa ndërpre Kosovën, e dihet se kjo nuk është e rastësishme. Kosova moti shovenizmit serbomadh i është bërë fiksion. Nomenklatura e çetnikizmit serb, po mendojnë që me dhunë t’i arrijnë objektivat për ndarjen e Kosovës. Të gjitha shpresat i kanë në ndihmën e Putinit, të cilit gjithnjë e më shumë po i rrëshqet dheu nën këmbë në luftë me ukrainasit. Rusia nuk do të këtë kohë për të ndihmuar Serbinë në kohën që po zhvillohet lufta. Ne po shohim se ky po e luan rolin e ariut me zingjirë në hundë. E mira e Serbisë është të lënë Kosovën rehat, se pavarësia është e pakthyeshme. Ky është një kriminel lufte i vitit 1995 në Kroaci dhe në Bosnje, si përfaqësues i çetnikut, Vojsllav Sheshel, të cilët kanë krye krime edhe në Kosovë. Këtë shqiptarët nuk e harrojnë kurrë”, thotë ai.

Sipas tij, Serbia nuk ka vetëm apetite në veri por edhe më gjerë.

Mulliqi thotë se ajo po gatuan plan në kuzhinat e ndyra serbe, por që një ditë do ta gëlltitë vet atë plan.

“Serbia nuk i ka apetitet vetëm në veri, ajo mendon edhe më shumë. Ky luftënxitës, duhet që të përgjigjet për të gjitha viktimat dhe dëmet që ju kanë shkaktuar popujve jo serb me luftën në ish Jugosllavi. Vuçiqi haptas po komunikon me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve, dhe kjo po tolerohet nga faktori ndërkombetar. Këtë retorikë luftënxitëse po e zbaton edhe në praktikë, duke shkaktuar ndërhyerje terroriste në veri të Kosovës. Këtë ushqim të qenëve që po e përgatitë në kuzhinat e ndyera serbe, ndaj të tjerëve në rajon, do të gëlltitë një ditë vet”, shprehet ai.

Tutje, për “Bota sot” Mulliqi, thotë se bota demokratike do të duhej ta sanksiononte Serbinë për të gjitha këto, duke shtuar këtu edhe faktin e dhunës së një opozitari serb, pse bëri homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari, pastaj edhe arrestimi i një ish-pjesëtari ë UÇK-së.

Bota demokratike ishte dashur më në fund të ndëshkojë rëndë Serbinë problematike, të vetmin shtet prorus në Ballkan dhe më gjerë. Ky është një njeri patetik, ultranacionalist frikacak, ku politika e tij është pa fije etike dhe morali.

Se ky regjim i Vuqiqit është fashist, e tregon edhe rasti i serbit Nikolla Sandulloviq, kryetar i PRS, të cilën BIA serbe, e bëri invalid, vetëm pse ai u tregua korrekt duke pranuar se shteti i tij ka bërë gjenocid mbi shqiptarët. E kjo i ndodhi dy ditë pasi bëri homazhe në Prekaz tek varrezat e Jasharëve dhe kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë. Gati në të njejtën kohë organet serbe arrestuan një shqiptarë, pjestarë të veteranëve të luftës. Garnitura radikale serbe, në fillim të këtij viti fillojë të shkaktoj incidente. Duket se Vuçiqi përmes shërbimeve sekrete serbe së bashku me ato ruse të paramilitarëve të Grupi Wagner, do të ndryshojnë formën, me metoda më të sofistikuara edhe në brendi të Kosovës. Organet tona duhet të jenë shumë vigjilente për të mos lejuar sulmet e mundshme mbi organet tona të rendit, por edhe mbi institucionet e shtetit.

Për rrahjen brutale të Sandulloviqit, me urdhër të shefit të BIA, Vulin e kanë komentuar edhe analistë të rajonit dhe perëndimor, të cilët kanë kërkuar sanksione ndaj Serbisë dhe njohjen e Kosovës nga ana e Serbis..”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat