Rrahja brutale e politikanit serb, kërkohen sanksione ndaj Serbisë: Ky është mesazhi i fortë për Amerikën dhe BE-në!

Politika

Rrahja brutale e politikanit serb, kërkohen sanksione ndaj Serbisë: Ky është mesazhi i fortë për Amerikën dhe BE-në!

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 7 janar 2024 Në ora: 13:59
Politikani opozitar serb kryetar i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviç

Politikani opozitar serb kryetar i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviç, është kidnapuar nga shtëpia e tij dhe ishte mbajtur për disa orë nga shërbimi sekret serb ku është paralizuar si rezultat i rrahjes nga ky shërbim. Krejt kjo erdhi pasi dy ditë më parë, Sanduloviç bëri homazhe në Prekaz tek varrezat e Jasharëve dhe kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë.

“Të mërkurën pasdite, së pari regjimi filloi të sulmonte Sanduloviç duke e treguar atë si një armik të Serbisë dhe pak minuta pasi BIA, shërbimi sekret serb e kishte dërguar nga shtabin e tyre dhe atje është rrahur nga persona që punojnë dhe janë agjent të BIA-s dhe kanë ushtruar dhunë kundër tij. Kur po ushtrohej dhuna ndaj tij u filmua dhe po i bëhej një video dhe ja kanë dërguar dikujt në qeveri dhe ai është shtruar më pas në spitalin në Beograd dhe gjatë dhe doli nga spitali brenda ditës.

Pasi u dërgua në shtëpi, policia u shfaq në shtëpi për të kontrolluar banesën dhe ndaj tij ishin ngritur akuza për urrejtje ndaj kombit pasi vendosi një kurorë lulesh në varre e shqiptarëve, kjo akuzë erdhi nga prokurorë që emërohen nga zyra e Vuçiq. Unë kam ngritur një padi penale kundër Milan Radaoiçiqit pasi është i përfshirë në grupe terroriste, por akoma nuk kam faktet konkrete që ta akuzoj për dhunën ndaj deputetit Sanduloviq”, deklaroi avokati i Sanduloviç, Çedomir Stojkoviq.

Mesazh edhe për Washingtonin dhe Brukselin

E krejt kjo, sipas analistit politik, Nexhat Haziri tregon diktaturën në të cilën është zhytur Serbia.

Image
Nexhat Haziri

“Serbia tani është zhytur ne një shtet autoritar të tipit te Rusisë së Putinit apo Bjellorusisë së Llukashenkos. Këtë e dëshmoi përpos me anë të një procesi të manipuluar të zgjedhjeve parlamentare të 17 dhjetorit dhe së fundi edhe me arrestimin dhe rrahjen brutale të një nga liderët opozitar atje Nikola Sanduloviç për shkakun se ky politikan serb kërkoi falje për krimet e Millosheviçit në Kosovë dhe shprehi gatishmëri për pajtim dhe njohje të realitetit”, deklaron Haziri.

Sipas tij, ky është edhe një mesazh i hapur për Bashkimin Evropain dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky ishte një mesazh edhe për Washingtonin dhe Brukselin se Serbia nuk është e gatshme dhe as nuk dëshiron të distancohet nga e kaluara e saj, nga krimet ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë dhe se nuk dëshiron të integrohet në BE e as nuk dëshiron raporte normale e bashkëpunimi me shtetet fqinje”, thekson Haziri.

Më tej, ai thotë se është momenti i fundit që Serbia të sanksionohet nga ndërkombëtarët.

“Dhe gjithashtu mbi bazën e këtij realiteti në Serbi pres një reagim të shpejtë dhe të vendosur nga bashkësia ndërkombëtare në mënyrë që rrënimi i demokracisë dhe funksionimit të shtetit ligjor ne Serbi, përpos që të sanksionohet duhet po ashtu te pengohet që mos të shtrihet edhe ne shtetet e tjera të rajonit për të krijuar destabilitet politik dhe të sigurisë që do të shfrytëzohej nga Rusia për krijimin vatrave të krizës”, përfundon për “Bota sot, analisti Nexhat Haziri.

Në Serbi nuk ka demokraci

Image
Naim Miftari

Kurse ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari shprehet se sulmi ndaj Sanduloviç është dëshmi e qartë se në Serbi nuk ekziston demokracia e as opozita.

“Arrestimi i politikanit largpamës serb, Nikola Sanduloviç nga BIA serbe, tregon qartë së Serbia është shtet diktatorial dhe ngjan si në Rusinë e kohës të Stalinit dhe tani të Vladimir Putinit, ku nuk ekziston demokracia as opozita, politikani serb Sanduloviç ish bashkëpunëtori i Zoran Gjingjiçit me kërkim falje për krimet serbe të bëra në Kosovë, tregon se si duhet te sillej shteti serb nëse dëshiron paqe me Kosovën”, shprehet Miftari.

“Manipulimi i zgjedhjeve të fundit nga pushteti diktatorial i Vuçiqit dhe dhuna ndaj opozitës serbe tregon qartë se shteti serb nuk don paqe dhe se bisedat i ka bërë me Kosovën vetëm për të blerë kohë pasi bota serbe është në fakt Serbia e madhe, ku nuk ka vend për popujt tjerë sidomos shqiptar, boshjak, kroat, malazez dhe maqedonas, pra Serbia nuk do paqe, por do Serbinë e Madhe me varreza masive e gjenocide kundër popujve tjerë”, shton Miftari.

“Kosova të ketë kujdes me biseda mos t’i tej zgjatet shumë bisedat dhe mos të lëshon as një milimetër kushteve serbe që do t’i kërkojnë Kosova është shtet”, përfundon ish agjenti Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat