Ambasadori i Shqipërisë i kërkoi Kurtit ta themelojë Asociacionin, profesori zbardh detajet: Ja nga kush e mori porosinë!

Politika

Ambasadori i Shqipërisë i kërkoi Kurtit ta themelojë Asociacionin, profesori zbardh detajet: Ja nga kush e mori porosinë!

Nga: A.SH Më: 7 janar 2024 Në ora: 15:21
Petrit Malaj dhe Albin Kurti

Shqipëria ditë më parë i kërkoi Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pasi siç thuhet Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë garanci se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

“Janë gjëra të marra përsipër, po flas në këtë rast për Kosovën e mos të flas për Serbinë dhe padyshim që Serbia vendos ngërçet e veta dhe asnjë herë nuk shkon më tej, sa thotë ‘po’, e thotë ‘jo’ të nesërmen. Unë dua të them që Kosova duhet hedh hapat e saj dhe Shqipëria në fakt ka qenë në këtë suazë ose në këtë kahe të veprimit politik këtu në Kosovë ku ka mbështetur planin franko gjerman dhe bërjen e Asociacionit. Kryeministri jonë (Edi Rama) ka paraqitur edhe një draft, por nuk ishte e thënë që të ishte ai draft. Kosova mund ta bëjë vetë draftin apo në rastin konkret që i është servirur nga aleatët ndërkombëtar. Por, unë di të them që Kosova e ka hedhur hapin e duhur dhe kryeministri jonë e ka mbështetur këtë gjë. Kryeministri Rama duke thënë që “Kosova tashmë ka bërë atë që duhet të bëjë, mirëpo ngelet të bëhet implementimi i saj. Kuptohet që aleati ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, QUINT-i të gjithë e kanë thënë dhe e thonë fort që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nga ana tjetër duhet patjetër të ekzekutohet patjetër duke shkuar në Gjykatën Kushtetuese, duke marrë vërejtjet siç po ndodhë”, theksoi Malaj.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se ambasadori i Ramës po ngutet të tregohet dikush me punë servilësh.

Ai thotë se e tëra kjo është diktat i porosisë së Vuqiqit dhe Ramës se si duhet të sillet Kosova me Asocoacionin.

“Po thonë së Petrit Malaj është ambasadori i ri në Kosovë i Edi Ramës e më pak i Shqiperisë. Ky fare ambasadori pa fije shkolle për diplomacie kryeministri Edi Rama e paska kapë për veshi duke e rrokullisë drejtë në pozitën e ambasadorit ne Kosovë, thua se Kosova për Edi Ramën është shtet për asgjë në krahasim me Serbinë dhe Vuçiqin e tij të dashur. Pra, do thoja se më shumë është një ambasador i Edi Ramës se sa i Shqiperisë.

Pra, Petrit Malaj si ambassador i Edi Ramës po ngutet që të tregohet me punë servilësh ndaj shefit të tij në Tiranë.

Ai tregoi veten si ambasador me një marifet idioteskt politik duke e përcjellë porosinë e Vuçiqit përmes Edi Ramës për t’ia përkujtuar liderëve kosovar e në veçanti Albin Kurtit le të ngutet rreth punës së Asociacionit. Tashti ky ambasadori si revansh që Kosova ia ka refuzuar shefit te vetë draftë-statutin për Kosovën sepse kishte hyr llugave pa e pyet askënd pos Vuçiqin, shokun e vetë te gjeneratës në politikë që e bënë bërllog nga ty dy anët. Por këta të dytë sikur ia paskan vënë për detyrë që t’ia përkujtoi Albin Kurtit që të ngutet me Asocoacionin.

Dhe mu për këtë arsye ky fare ambasadori dhe artist i Komunizmit të Enver Hoxhës e paska marrë guximin diplomatik t’ia përkujtoi kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit që të vënë në jetë tipin e Asociacionit më të keq për Kosovën, të hartuar nga”armiqët e Kosovës” Borell dhe Lajçak për ta goditur Kosovën mu në zemer. Bile ky njeri shkon aq larg sa që e merrë guximin “të urdhëroi kryeministrin e Kosovës të nënshkruaj këtë draft-statut të Asociacionit (si punë të kryer) e më pastaj ta qojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për të parë se a është i pjekur ky Asociacion për të hëngër Kosova”. Pra, thjeshtë ky është një diktat i porosisë së Vuqiqit dhe Ramës se si duhet të sillet Kosova me Asocoacionin”, thotë ai.

Më tej, ai thotë se po të bëhet ky asocacion do të jetë si Hamasi në zemër të Ballkanit Përendimor, dhe se këtë pune e di fare mirë kryeministri Kurti dhe nuk ka nevojë t’ia përkujtojë askush.

“Por, a e din ky ambassador se nuk ka Asocoacion pa njohjen e Kosovës, dhe çdo gjë tjetër rreth Asocoacionit të qojnë në tradhëti kombëtare, e nëse kjo ndodhë me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare për të aprovuar Asociacionin e tyre, e cila shkelë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, atëherë ndërkombëtarët bëhen pjesëmarrës në tradhtinë e Kosovës.

Pra, draft-asociacioni i BE që ky amasabdor që po ia përkujton Kurtit që ta nënshkruaj nuk mund të jetë ndonjë ambasador por një hiq, një diçka që nuk ia vlen të përmendet. Por, ky sikur nuk po e ditka se kryeministri i Kosovës Albin Kurti me dijen, intelegjencën dhe veprimin politika ia kalon.

Ramës, Vuçiqit, Borellit dhe Lajçakut që për ta nuk paraqesin asgjë.

Albin Kurti moti e ka nuhat dhe kuptuar se ky draft-status i Asociacionit të BE është me plotë maska, i kamufluar, me shumë vrima është një shigjetë apo thikë pas shpine në sovranitetin e shtetit dhe goditje kundër Kosovës që ka për qëllim bllokimin e ardhmërisë së Kosovës. Dhe, mu për këtë arsye qeveria e Kosovës e ka hedhë poshtë këtë draft-status si të pa vlerë dhe tentencioz sepse nesër nuk dëshiron që të lindë ndonjë “Hamas” në zemër të Ballkanit Përendimor”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat