Kërkohet ‘koka’ e ‘nëntokës kriminale në Kosovë’, ish - zv. ministri i MPB-së vjen me thirrje për Qeverinë Kurti

Politika

Kërkohet ‘koka’ e ‘nëntokës kriminale në Kosovë’, ish - zv. ministri i MPB-së vjen me thirrje për Qeverinë Kurti

Nga: Nehat Shaqiri Më: 23 janar 2024 Në ora: 22:51
Albin Kurti

Ish - zv. ministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava ka folur për shtetin e Kosovës, sigurinë, policinë, ushtrinë dhe shërbimin sekret AKI-në.

Ai thotë se shtet i pavarur konsiderohet një shtet që i ka kufijt shtetëror dhe i ruan me forcat e saj, pastaj me forcat tjera menaxhuese si dhe për institucionet e shtetit.

Tërnava thotë se mbi të gjitha është Qeveria e cila zgjidhet nga popullit me institucionet e saj e që pastaj e qeverisin shtetit përbrenda ashtu edhe jashtë.

E kjo Tërnava shton se, është Ministria e Drejtësisë, ajo e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme si dhe ministritë e tjera që i takojnë përbrenda shtetit, bashkë me mekanizmat e tjerë.

“Kështu duhet të jetë edhe në fushën e diplomacisë përmes së cilës përfaqësohet shteti nëpër shtete tjera të botës nga MPJ”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se, të gjithë zyrtarët e shtetit, sidomos të sigurisë, të ushtrisë, policisë e posaçërisht të shërbimit sekret, duhen të jenë të përzgjedhurit dhe më të besueshmit e shtetit në mbrojtje të atdheut.

“Vetë fakti që ata janë të besueshmit e shtetit, që punojnë në atë institucionin shtetëror, e që shërbimet sekrete të tjerave shtete gjithnjë bëjnë aktivitete të ndryshme për t’i përfituar ata punëtor, si bashkëpunëtorë të atyre shërbimeve sekrete të huaja, duhet pasur kujdes të përzgjedhjes me kredi morale e profesionale”, potencon ai.

Tutje eksperti thotë se zakonisht sulmet ndaj institucioneve të sigurisë, edhe kur është rasti i AKI-së, vijnë nga ato shtete që kanë pretendime për ta shtrirë sovranitetin e tyre edhe në ato pjesë dhe për t’i marrë atë territor si pjesë territoriale e shtetit tjetër.

“Institucioni i Shërbimit sekret duhet të ketë parasysh që gjithnjë të jenë vigjilent sa i përket mbikëqyrjes së zyrtarëve të sajë. Tani që e kemi rastin konkret shtrohet pyetja se edhe çfarë faktesh tjera të kapjes së institucioneve nga nëntoka e krimit të organizuar, duhet të dalin në sipërfaqe, për t’i shërbyer argument kësaj Qeverie për të mos u vonuar tutje me ligjin Vetting por me urgjencë tani më së voni në fillim të vjeshtës për ta proceduar, miratuar në kuvend dhe filluar për ta zbatuar”, potencon ai.

Ai kërkon që të fillohet e të verifikohen krejt ajo që ka ndodhur në drejtësi, nëpër gjykata e në prokurori, të cilat pa penguar kanë vepruar dhe veprojnë në funksion të bërjes avokatin nëntokës së krimit të organizuar.

“Institucionet shtetërore që e kanë për detyrë ruajtjen e shtetit, sikur që janë ushtria, policia, shërbimi sekret sikur në këtë rast AKI, punëtorët që duhet të punojnë në këto institucione duhet të jenë të përzgjedhur nga institucionet e besueshme të shtetit, dhe të mbikëqyrura gjatë gjithë angazhimit të tyre sa punojnë në këto institucione dhe jashtë tyre, sepse ekzistenca dhe qëndrueshmëria e shtetit janë të varur nga po këta persona që kanë me i shërbye shtetit. Prandaj edhe përbrenda këtyre institucioneve duhet të jenë shërbimet që i mbikëqyrin veprimet e individëve të këtyre shërbimeve dhe institucioneve tjera shtetërore që e përfaqësojnë shtetin si brenda njashtu edhe jashtë. Një shtet i fort, nuk mund të ndërtohet nëse shpërfillet ajo thënia e madhe popullore “besnik bënu e besë mos i zi askujt”, përfundon eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat