Makolli: Serbia e ka shfrytëzuar për ta sulmuar vendin tonë me agresion terrorist për mos përmbushjen e marrëveshjeve!

Politika

Makolli: Serbia e ka shfrytëzuar për ta sulmuar vendin tonë me agresion terrorist për mos përmbushjen e marrëveshjeve!

Nga: M.Haziri Më: 24 janar 2024 Në ora: 14:16
Vesel Makolli

Serbia po vazhdon të provokojë vendin tonë, nganjëhere me deklarata e së fundmi edhe me veprime.

Duke mos harruar rastin e fundit në Banjskë që për të njejtin nuk u dënua ende Serbia nga ndërkombëtarët.

E në lidhje me veprimet e deklaratat e fundit të Serbisë, për “”Bota sot”, ka folur sekretari i AKR-së, Vesel Makolli.

Ai thotë që Serbia njihet për planet e saj kundër pavarësisë së Kosovës dhe sovaranitet.

Mirëpo Makolli thotë që duhet të jemi vigjilent si Qeveri në mënyrë që të mos gabojmë.

Serbia gjithmonë ka provokuar dhe ka thurrur plane kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës. Ajo edhe në të ardhmen do ta shfrytëzoj çdo ndryshim eventual të konstelacionit të fuqive botërore, dhe çdo lëshim sado të vogël të qeverisë sonë apo të diplomacisë sonë, për ta destabilizuar situatën në veri të vendit tonë, rrjedhimisht edhe në regjion, me qëllim të minimit të arriturave tona dhe me synim të rrezikshem, shbërjen e shtetit të Kosovës.

Ne nuk kemi qene vigjilent sa duhet dhe vizionar për të vepruar konform situatës së krijuar gjeopolitike, pas agresionit rus në Ukrainë, dhe pa koordinim me SHBA-t, kemi vepruar kryenveti në disa raste, e si pasojë e kësaj, kemi lënë hapësirë, për ndërmarrje të presionit dhe masave të disfaforshme ndaj Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, Makolli shton që Serbia e ka shfrytëzuar për ta sulmuar vendin tonë me agresion terrorist dhe për mos përmbushjen e zotimëve të marra me marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit.

Angazhimin e madh politik e financiar dhe në pajisje me armatim të SHBA-ve dhe aleatëve për Ukrainën, nga fillimi i luftes atje, Serbia e ka shfrytëzuar për ta sulmuar vendin tonë me agresion terrorist dhe për mos përmbushjen e zotimëve të marra me marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, nën patronatin e faktorit relevant ndërkombëtar. Këta faktorë dhe joshja për Serbinë, për t'u larguar nga Rusia dhe për t'ju bashkuar Perëndimit, kanë ndikuar në mos dënimin e Serbisë me masa ndëshkuese - sanksione.

Në këtë kontekst, Kosova duhet t'i lexoj me kohë ndryshimet e gjeopolitikes dhe të veproj strikt në harmoni me interesat e SHBA-ve dhe aleatëve”, përfundoi Makolli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat