“Opozita do të pësojë debakël”/ Eksperti parashikon ‘fundin’ për milionerët e politikës – ish pushtetarët!

Politika

“Opozita do të pësojë debakël”/ Eksperti parashikon ‘fundin’ për milionerët e politikës – ish pushtetarët!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 24 janar 2024 Në ora: 22:42
Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Lumir Abdixhiku

Eksperti i sigurisë dhe ish-zëvendës ministri i MPB-së, Hajrullah Tërnava, ka folur për opozitën në Kosovë, pas situatës së sigurisë në të cilën gjendet tani Kosova, pasi Serbia me grupet kriminale sulmoi shqiptarët në veri, por edhe kreu një sulm terrorist në Basnjkë, ku la të vdekur policin e Kosovës, Afrim Bunjakun.

Tërnava kritikon opozitën që me politikat e saj, thotë se po i shkon në favor të Serbisë.

“Sjelljet e opozitës janë kundër interesit të shtetit, këtë mirë po e kupton edhe populli-elektorati, gjë që nëse opozita e vazhdon lojën e saj kështu si deri më tani, të gjitha gjasat janë se në zgjedhjet e radhës do të pësojë debakël edhe më të theksuar se në zgjedhjet e fundit, ku pozita e tashme i fitoi ato me mbi 50%”, thotë ai.

Sipas tij, këtë fakt duhet të ketë parasysh opozita, sepse edhe tani së fundmi janë mbajtur sondazhe lidhur me këtë çështje, dhe qysh tani ato sondazhe po e zvogëlojnë votën e opozitës në nivele shumë më të ulëta se në zgjedhjet e fundit.

“Prandaj lojën që po e bën opozita duhet ta ndryshojë, sepse është duke e pritur debakël i thellë për zgjedhjet e radhës, nëse shkohet me këtë metodë të deritashme, prandaj edhe tash shtrohet pyetja se cili do të jetë çmimi të cilin do ta paguajnë partitë politike të opozitës të cilat janë bashkuar për ta bojkotuar punën e kuvendit, procesin vendimmarrës, duke vendosur për të mos e votuar asnjë dokument, asnjë ligj dhe propozim tjetër të Qeverisë së Kosovës, me kërkesën destruktive dhe ultimative për shpërbërje të Kuvendit dhe shkuarje në zgjedhje të parakohshme”, potencon ai.

Ai thekson se, me këto sjellje të opozitës gjithsesi se do t’i kthehet bumerang i rëndë politik.

“Në kohën kur kërkohet unitet i madh politik i partive tona, para sfidës së dialogut me Serbinë dhe vendimeve që duhet të merren, në një situatë të tensionuar dhe shtetit të kërcënuar nga ish shteti gjenocidial Serbia, pikërisht për shkak të disa marrëveshjeve që opozitarët i kanë nënshkruar dhe e kanë vendosur shtetin në peng dhe treg, situatë nga e cila vetëm me unitet, me pranim të gabimeve mund të ballafaqohen, dhe jo duke shantazhuar e bllokuar jetën institucionale të shtetit, me qëllim të vetëm të kapjes së sërishme kriminale të pushtetit”, shton ai.

Tërnava pohon se, këto sjellje të opozitës lënë të nënkuptohet se ajo, si pushtetare e mëparshme shumëvjeçare që e ka qeverisur shtetin, e ka zhvatur Kosovën.

“Tani janë ata multi milionerë, prandaj e kanë frikën se kjo qeveri në pushtet në vazhdimësi duke i luftuar veprimet kriminale edhe në të kaluarën, e kanë frikën se do t’u konfiskohet ajo pasuri e përfituar jashtëligjshëm, dhe po ata do të japin përgjegjësi se si e kanë zhvatur shtetin me ato veprime kriminale dhe po ata i pret dënimi i paraparë sipas ligjeve të Kosovës, prandaj këto sjellje të tanishme të parlamentarëve na japin të nënkuptojmë këtë frikë të tyre që do t'ua shkaktojë kjo qeveri në pushtet, dhe opozita sillet kështu si deri më tani, por me këto sjellje ajo po shkakton irritim të masës së popullit e cila në zgjedhje të radhës do ta ndëshkojë me votën e saj po këtë opozitë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat