Alarmon eksperti: Serbia po përgatitet të veprojë që ta përmbush zotimin e Vuçiqit, kështu të përgjigjet Kosova

Politika

Alarmon eksperti: Serbia po përgatitet të veprojë që ta përmbush zotimin e Vuçiqit, kështu të përgjigjet Kosova

Nga: P.R Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:02
Albin Kurti

Serbia po përgatitet të veprojë në përmbushje të zotimit të presidentit serb më 17 dhjetor 2023

Në kohën kur në Ballkanin Perëndimor po shkojnë tensionet drejt rritjes mes Kosovës dhe Serbisë, eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se Serbia ka investuar miliarda euro për të qendër ushtarake kontrolluese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Sipas shifrave zyrtare, ushtrisë së Serbisë i nevojiten afërsisht 10 mijë ushtarë brenda një viti për ushtrinë e saj dhe ky është një alarm për strukturat serbe të sigurisë dhe mbrojtjes sepse nga viti 2010 deri në vitin 2024, Serbia ka investuar miliarda në modernizimin e saj për të vepruar nga njëra anë si një qendër ushtarake kontrolluese për rajonin e Ballkanit Perëndimor për interesat e tij strategjike për të jetuar filozofinë e tyre të krijimit të botës serbe në vendet e mëparshme të RSFJ”, shprehet Shala.

“Megjithatë, në vitin 2018, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, doli me një vlerësim se rivendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të kushtonte nga 90 deri në 130 milionë euro në vit, varësisht nëse trajnimi do të zgjaste tre apo gjashtë muaj. Kjo shifër përfaqëson një të dhjetën e vlerës së buxhetit të përgjithshëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë Serbe për vitin 2024, i cili arrin në 1.3 miliardë euro. Sipas analizave të Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2016, të cilat i kishte paraqitur në Kuvend ministri i atëhershëm i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq, kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të kushtonte rreth 600 milionë euro, që do të përbënte 40 për qind të buxhetit të përgjithshëm të mbrojtje e planifikuar për vitin 2024”, shpjegon eksperti Shala.

Sipas tij, Serbia po përgatitet të veprojë që ta përmbush zotimin e Vuçiqit, dhënë me 17 dhjetor 2023.

“Pra një rrezik të tillë për sa i përket buxhetit financiar të pjesës ushtarake serbe jep projeksioni se Serbia po përgatitet të veprojë në përmbushje të zotimit të presidentit serb më 17 dhjetor 2023, ku të tjerë theksojnë se kjo fitore në këto zgjedhje ishte një fitore për të gjithë serbët që jetojnë jo vetëm në Serbi por edhe jashtë saj. Serbia ka treguar hapur mënyrën se si mund të thuhet se do të paraqesin rrezik në një periudhë të caktuar për sigurinë rajonale me ndikim evropian”, deklaron Shala për “Bota sot”.

Për fund, Shala thotë së padyshim se veprimi i shpejtë i Kosovës për blerjen e raketave “Javenlin” është kundërpërgjigje e planifikimit serb.

“Në kontekstin e brendshëm të Kosovës, planifikimi serb duhet shihet me sy kritik dhe mbi këtë bazë, ne duhet të ndërmarrim veprime të shpejta duke u koordinuar siç po dëshmojmë me blerjet e reja në fushën e mbrojtjes por njëherit edhe është e domosdoshme të hartohen marrëveshje bashkëpunimi siç e ka SHBA me Japoninë në ruajtjen e integritetit territorial të saj dhe në këtë veprim ta marrim me SHBA, Britani dhe Kroaci në nivele të ndryshme”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat