“Vuçiqi u dorëzua para Kurtit”, Halil Geci: Ja si kryeministri i Kosovës, SHBA dhe BE, ia humbën shpresat këtyre politikanëve

Politika

“Vuçiqi u dorëzua para Kurtit”, Halil Geci: Ja si kryeministri i Kosovës, SHBA dhe BE, ia humbën shpresat këtyre politikanëve

Nga: N. Shaqiri Më: 25 janar 2024 Në ora: 18:27
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka folur për grupin e strukturuar kriminal të Milan Radoiçiqit, i cili nga Qeveria e Kosovës është shpallur grup kriminal e terrorist.

Ai thotë se, Qeveria e Kosovës ia ka humbur shpersën Aleksandër Vuçiqit, Edi Ramës dhe opozitës në Kosovë.

“Siç duket, Qeveria e Kosovës për tri vjet nga fitorja bindëse e 51% të votës popullore, prej se e ka marrë shtetin në dorë, ua ka humbur shpresën Vuçkës dhe mbështetësve të tij në Kosovë si edhe Kristaqit në Shqipëri e veçmas opozitarëve dhe shitësve të vendit ua ka lënë thesin e zbrazët!”, thotë ai.

Këte së paku, sipas Gecit, e ka thënë ish kryeministri Haradinaj, se Ramës dhe shitësve tjerë ua ka hjekur nga tavolina miliardat.

“Qeveria aktuale ua ndjeki grupin kriminal të LDK-së dhe të PDK-së, Listën Serbe të Radoiçiqit e të mbështetur nga Vuçiqi me logjistikë, armatim dhe financa. Përmes të këtij grupimi politik e kriminal, disa nga opozitarët e sotëm janë bërë multimilionerë!”, potencon ai.

Sipas tij, me futjen e këtij grupi në Interpol, Amerika edhe Perëndimi ua kanë humbur krejtësisht shpresën ,Vuçiqit dhe opozitës në Kosovë.

“Deklarimi i Vuçiqit tregon se mundi i tij i ka ikur kot së koti, kur thotë se dy milionë serbë e kanë lëshuar Serbinë dhe kanë emigruar, shumë qytete kanë rënë dukshëm me numrin e banorëve, me një fjalë, afro gjysmën e popullatës: Rrogat e vogla; Fondet për luftëra, fondet me triska shtesë për ushtri, polici, inteligjencë, e propagandë,kanë kosto për rininë që po e lëshojnë vendin. Kjo i bie në shqipen e vjetër të Gegërishtes Dardane se edhe ky m** u dorëzua para Albinit, njësoj sikur Polari para Gjykatës dhe opozitarët e vendosur nën “Hijen e Dudit”. Milan Radoiçiq dhe brigada e tij i thanë Qeverisë Kurti “çkamo” por ikën...!”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat