Analisti politik tregon arsyet pse Vuҫiq këmbëngul të vizitojë Kosovën

Politika

Analisti politik tregon arsyet pse Vuҫiq këmbëngul të vizitojë Kosovën

Nga: H.O. Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:21
Mitrovica

Presidenti serb, Aleksandër Vuҫiq, gjatë takimit të fundit të Davosit kishte deklaruar se ka kërkuar të vizitojë Kosovën. Sipas tij, arsyeja e vizitës ishte të vizitonte serbët në Kosovë dhe t’iu drejtohej atyre.

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi ka komentuar këto deklarime të liderit serb, duke përmendur edhe qëllimet e tij.

“Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiqi në takimin e Davosit, duke iu  referuar kërkeses të Ministrit, Sveqla për të vizituar Kosovën Lindore, tha se “ka kërkuar të vizitojë Kosovën dhe t’iu drejtohet qytetarëve të Serbisë”. Dhe po ashtu kishte potencuar, se “do të ishte mirë që ne të respektojmë marrëveshjet dhe të bisedojmë me njerëzit në tokën e shenjtë serbe”. Këto deklarime flasin se presidenti serb, Vuçiq gjithë kohën sa është në pushtet është duke diskutuar edhe në bisedime për normalizim të marrëdhënieve, duke u bazuar në Kushtetutën e Serbisë, ku Kosova figuron pjesë përbërëse e saj”, ka vlerësuar Mulluqi.

Sipas tij, pikërisht këtu ekziston defekti i madh i këtyre bisedimeve dhe këtij procesi.

Image
Skender Mulliqi

“Ka ardhur koha që Kosova ta bëjë më dije Serbinë, por edhe bashkësinë ndërkombëtare, se nuk ka asnjë kuptim vazhdimi i dialogut, deri sa Kosova nuk hiqet nga preambula kushtetuese e Serbisë. Me një njeri ҫfarë është presidenti serb Vuçiq, i cili po e preferon retorikën luftënxitëse si të kohës së Millosheviqit, nuk ka perspektivë zhvillimi i dialogut, i cili gjithnjë e më shumë po futet në qorrsokak”, vlerëson ai.

Mulliqi thotë poashtu se, ‘një njeriu i cili po i mban gjallë synimet e Sllobodan Millosheviqit, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë të vizitojë Kosovën’.

“Ai nga Davosi lëshon mesazhe idioteske për respektim të marrëveshjeve, e të cilat vet nuk i zbaton, pa hequr dorë nga strategjia promillosheviqiane e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Ky shovenist serbomadh nëse mendon ta vizitojë Kosovën, duhet paraprakisht të respektojë të gjitha marrëveshjet e firmosura në Bruksel dhe të njohë pavarësinë e Kosovës. Duhet që të heqë dorë nga kërcënimet me luftë që po ia bën rajonit dhe Kosovës për ndarjen e saj. Ky ultranacionalist sheshelian duhet të ndërpresë politikën e gjoja viktimizmit që po pretendon se po i bëhet minoritetit serb në Kosovë. E dihet se minoriteti serb, gëzon të drejta gati te barabarta me shqiptarët si popull shtetformues që janë”, thekson ai.

Më tutje vazhdon Mulliqi, se Vuҫiq është duke manipuluar opinionin në Serbi dhe minoritetin serb se gjoja në Kosovë ekziston çështja serbe. Ky nuk duhet lejuar të vizitojë tokën e Kosovës, pa kërkuar falje për gjenocid.

“Ka kaluar koha e përdorimit të të gjitha instrumenteve terroriste pushtuese ndaj Kosovës. Kryeterroristi i aktit makabër në Banjskë të Kosovës, pa fije turpi deklaron se herën e fundit kur e kishte vizituar Kosovën, e ka pyetur popullin serb dhe jo kryeministrin e Kosovës. Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar vazhdimisht vizitën e tij në Kosovë. Ky protagonist i radikalizmit sheshelian ka vizituar Kosovën shtatë herë, por vetëm një herë si president i Serbisë në vitin 2018”, potencoi analisti.

Ai thotë se kjo praktikë e vizitave të protagonistëve serbë, të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë, duhet të ndërpritet. Ëështë koha që bota demokratike ta ndëshkojë këtë nomenklaturë të shovenizmit serborusomadh.

“Krimet monstruoze të Sheshelit dhe të Vuçiqit më kompani, në Bosnje dhe në Kosovë, nuk bën të harrohen. Sikur që nuk bën të harrohen nga BE dhe Amerika as sulmet e parreshtura të Vuçiqit në veri dhe së fundit akti terrorist, ku kryqetniku Vuçiq, sprovoi ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat