Ish-agjenti i SHIK-ut ‘godet’ Edi Ramën, ia përmend lidhjet me nëntokën kriminale

Politika

Ish-agjenti i SHIK-ut ‘godet’ Edi Ramën, ia përmend lidhjet me nëntokën kriminale

Nga: N. Shaqiri Më: 26 janar 2024 Në ora: 14:53
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Miftari thotë se kryeministri Rama po ia bën avokatin Serbisë, në raport me Kosovën.

Ai flet edhe për lidhjet e Ramës me nëntokën kriminale.

“Përpos lidhjeve të partisë PS të Edi Ramës me nëntokën shqiptare dhe ndërkombëtare, përpos se Shqipëria është shndërruar në një banane republikë të kokainës, të Amerikës Latine dhe përpos që është shndërruar Shqipëria dhe veriu i Kosovës i kontrolluar nga bandat e Beogradit zyrtar, në El Dorado të marihuanës, mos të harrojmë edhe aferën me agjentin e FBI-s amerikane i cili po gjykohet për korrupsion ku përmendet direkt Edi Rama dhe agjentët e oligarkët e tij”, thotë Miftari.

Tutje ai kritikon Ramën se si po e prezanton shtetin shqiptar në botë.

“Mua më së shumti më brengos shndërrimi i Kryeministrit Edi Rama në avokatin e Serbisë dhe të Rusisë ku në konferencat ndërkombëtare, pos që po vishet me rroba si Klounët e Cirkut e si Mullahat i Iranit, me batuta të kafeneve po prezanton shtetin shqiptar në botë, në vend se ta prezantojë dinjitetshëm shtetin tradicional shqiptar”, potencon ai.

Sipas tij, në Maqedoni, më herët edhe në Kosovë, dhe sidomos sot në Shqipëri, kontrollohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka arritur dhe ka kalbur edhe qeveritë e shtetit dhe institucionet shtetërore.

“Por mos ta harrojnë një fakt tjetër shqetësues ku krimi i organizuar dhe qeveritë e korruptuara kanë korruptuar dhe implikuar edhe zyrtarë e ambasadorë ndërkombëtarë të shteteve perëndimore”, shton ai.

Miftari shton se nuk duhet me leju që vetingu të ndodhë me ndikime politike të politikanëve të korruptuar.

“Mjafton vetëm ta shikoni vetingun famoz në Shqipëri dhe veprimet e SPAK, ku aktakuzat e hetimet i lejojnë jo prokurorët e ligji shqiptar, por kryeministri Edi Rama dhe disa ambasadorë e ambasadore ndërkombëtarë në Tiranë!”

“Kjo nuk duhet lejuar të na ndodhë neve në Kosovë gjatë vetingu, pastrimit të prokurorisë, gjyqësisë, policisë dhe AKI-së nga dora e krimit të organizuar dhe nga ndikimet politike të politikanëve të korruptuar që nga pas lufta e deri sot i kontrollojnë dhe dirigjojnë mekanizmat e drejtësisë dhe vetë organet ligjvënëse në shtetin e Kosovës”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat