Thirrjet e opozitës për zgjedhje të parakohshme, LVV nuk “frikësohet” - këto janë parashikimet e fundit

Politika

Thirrjet e opozitës për zgjedhje të parakohshme, LVV nuk “frikësohet” - këto janë parashikimet e fundit

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 27 janar 2024 Në ora: 16:01
Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe Ramush Haradinaj

Partitë opozitare në Kosovë tash e sa kohë vazhdojnë të bëjnë thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Por, zërat janë shtuar edhe nga partia në pushtet (LVV), e cila aktualisht qeverisë vendin si parti e vetme, në koalicion me pakicat e tjera

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është ai i cili në mëyrë direkte apo indirekte i përmendi zgjedhjet.

Ai gjatë raportitmit në Komision u akuza nga deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi se kanë marrë vota tek familjarët e të pagjeturve.

“Keni marrë vota tek familjarët e të pagjeturve. Vec atë kujtoni, unë i shoh ato video për ditë, keni bërë fushatë të gjithë bashkë. Keni thënë se nuk do të uleni me Vuçiqin, por me serbët lokalë, jeni ulur direkt. Po ju tregoj se si keni ardhur në pushtet, i keni zhgënjyer familjarët e të pagjeturve dhe s’ju beson më askush”, i tha Krasniqi, Bislimit.

Kurse, Bislimi ia ktheu menjëherë duke i thënë se kam qenë shef në fushatë zgjedhore edhe prapë do të jem.

“Në qoftë se doni ta vendosni temën në rendin e ditës së si ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, mendoj se mund të diskutojmë edhe për këtë sepse kam qenë shef në fushatë zgjedhore dhe mund të ju tregoj se cila ka qenë strategjia me iu sjellë juve aty ku jeni, dhe veten aty ku jemi. Prapë do të jem shef i shtabit, por tash targetin e kam në njëshifror me iu sjell”, tha Bislimi.

Berisha: Nuk befasohem se zgjedhjet mund të ndodhin në çdo moment që Kurti vlerëson se është i përshtatshtshëm politikisht për të dhe partinë e tij

Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, për “Bota sot” ka thënë se Kurti gjithmonë me veprimet e tij e ka pasur qëllimin te zgjedhjet dhe asnjëherë te qytetarët e as te qëllimet shtetërore.

Image
Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha

“E vetmja temë që Kurti e trajton me seriozitet janë zgjedhjet, dhe fatkeqësisht të gjitha veprimet e tij si kryeministër nuk kanë pasur qëllime shtetërore e as interesin e qytetarëve por qëllimin zgjedhor. Për këtë arsye, nuk befasohem se zgjedhjet mund të ndodhin në çdo moment që Kurti vlerëson se është i përshtatshtshëm politikisht për të dhe partinë e tij”, thotë ai.

Rugova: Mazhoranca do e dërgojë vendin në zgjedhje

Edhe ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova, thotë kërkesa e opozitës për zgjedhje është normale, duke shtuar se për VV-në është një strategji dalëse dhe blerje kohe për disa çështje të ndjeshme, siç është formimi i Asociacionit

Sipas Rugovës, në verë mund mazhoranca mund ta dërgojë vendin në zgjedhje.

Image
Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova

“Kosova është në një periudhë senzitive në aspektin politik sa i takon procesit të dialogut me Serbinë, presionet nga jashtë sidomos nga BE dhe SHBA për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, pastaj masat ndëshkuese të BE ndaj Kosovës, aspekti gjeopolitik në krizat serioze në botë si Ukraina dhe Gaza, kanë ndikuar edhe në rrafshin politik në vendin tonë.

Është normale për opozitën të kërkoj zgjedhje, kurse për VV duket është strategji dalëse dhe blerje kohe që t’i prolongojë disa kërkesa nga ndërkombëtarët në veçanti formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Sipas vlerësimit tim, unë pres zgjedhje në verën e këtij viti që në fakt ju konvenojnë si qeverisë ashtu edhe opozitës. Por, mazhoranca do e dërgoj vendin në zgjedhje”, deklaron ai për “Bota sot”.

Ahmeti: Realisht qeveria e fundit është më stabile

Kurse, analisti Hidajet Ahmeti në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se deri tani kemi pas qeveri të cilat nuk kanë pas jetëgjatësi, për shkak të koalicioneve brenda saj, deri te kjo qeveria e fundit, e cila është stabile.

“Në demokracitë parlamentare nuk ka siguri në jetëgjatësinë e qeverive, pasi mazhornca parlamentare është determinuse në stabilitetin e qeverisë. Nëse kthehmi në retrospekitvë, qeveritë në Kosovë nuk kanë qenë jetëgjata, pasi koalicionet qeveritare kanë qenë të zgjerura me shumë parti, rrjedhimisht nuk ka pas respektim të hierarkisë institucionale.

Image
Hidajet Ahmeti

Ndarja e pushtetit ka qenë jo proporcionale me fuqinë votës, rrjedhimisht partitë e vogla kanë fituar shumë pushtet dhe në vazhdimësi kanë shantazhuar qeverinë për shkuarje në zgjedhje”, potencon ai.

Më tej, ai thotë se zërat për zgjedhje mund të jenë real, atëherë nëse partia më e madhe është e interesuar për të shkuar në zgjedhje, duke shtuar se Vetëvendosje mund të mos frikësohet nga zgjedhjet, duke e parë që në matjet e opinionet ajo po del e para.

“Realisht, qeveria e fundit është më stabile, nuk ka koalicion të zgjeruar dhe si parti me legjitimitet popullor nuk është e ndikuar nga shantazhi apo kushtëzimet e ndryshime nga partitë e koalicionit. Zërat për zgjedhje mund të jenë real vetëm atëherë nëse partia më e madhe është e interesuar për të shkuar në zgjedhje.

Vetëvendosje mund të mos i frikësohet zgjedhjeve, pasi edhe matjet e opinionit e vendosin një parti lidere me përkrahje të madhe në popull, por zgjedhjet në asnjë mënyrë nuk do t’i konvenojnë partive opozitare”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat