Alarmet për luftë, ekspertët e sigurisë tregojnë rrezikun që i kanoset Kosovës – kërkohet përgatitje urgjente

Politika

Alarmet për luftë, ekspertët e sigurisë tregojnë rrezikun që i kanoset Kosovës – kërkohet përgatitje urgjente

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 27 janar 2024 Në ora: 19:57
Foto ilustrim

Bota siç duke është përfshirë nga konfliket dhe tensione mes shumë shteteve.

Së fundi, kreu i ushtrisë britanike, gjenerali Sir Patrick Sanders, ka paralajmëruar qytetarët britanikë që të përgatiten për një luftë të mundshme me Rusinë, duke nënvizuar se ata vetë mund të kenë nevojë të mobilizohen.

Duke folur në ekspozitën ndërkombëtare të automjeteve të blinduara në Londër, ai tha se pushtimi rus i Ukrainës është një shenjë e gjërave që do të vijnë.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Suedia.

Nga ana tjetër, nga situata e brishtë në Ballkan, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë se ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje – Hercegovinë.

Pas këtyre paralajmërimeve, ekspertët e sigurisë treagojnë nëse rrezikohet Kosova.

Tërnava: Lufta në Ukrainë, mund të zgjerohet!

Image
Hajrullah Tërnava

Fillimisht, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, për “Bota sot” thotë se kërcënimet e Rusisë për luftë janë paralajmërim se lufta mund të zgjerohet edhe në shtetet e tjera.

Situata luftarake mes Rusisë dhe Ukrainës e që po zgjat qe dy vite, kjo luftë që po zgjat kaq shumë, Rusia se kishte llogarit këtë gjatësi, e kur në ndihmë Ukrainës po i qëndrojnë shtetet demokratike sikur që është fjala për Amerikën dhe shtetet e NATO-s, tani Rusia po paralajmëron kërcënime për një zgjerim të kësaj lufte edhe me shtet tëe tjera, dhe duke e pasur situatën e qartë që kjo luftë mundet të zgjerohet”, thotë Tërnava.

Më tej, eksperti i sigurisë thotë se, deklarimet e Britanisë dhe Suedisë, se duhet të përgatiten për luftë, janë sinjale për kundërshtarët e tyre si në këtë rast që është Rusia.

Përgatitja për një luftë të mundshme nga ana e Britanisë është edhe një stimulues për popullatën britanike sepse sikur që dihet Britania e Madhe është shtet i fort i botës, që këtë forcë e ka dëshmuar shumë herë në lufta të ndryshme, e sidomos është mjaft e përafërt me Amerikën dhe shtetet anëtare të NATO-s, prandaj gatishmëria për një luftë të mundshme iu jep sinjalin edhe kundërshtarëve të tyre sikur në këtë rast Rusisë.

Një paralajmërim i ngjashëm ka ardhur edhe nga Suedia ditë më parë, tani kur këto shtete paralajmërojnë luftë të mundshme me Rusinë është e kuptueshme se edhe shtetet anëtare të NATO-s, do të përgatiten për një luftë të mundshme sepse të gjitha shtetet anëtare të këtij institucioni ndërkombëtar të NATO-s, e kanë për obligim po ashtu që t’i dalin në ndihmë çdo shteti që është anëtar i NATO-s, nëse sulmohet nga ndonjë shtet tjetër që s’është anëtar i NATO-s, prandaj kjo aleancë e këtyre shteteve të NATO-s, e ka për obligim që nëse ndonjë shtet i kësaj aleance sulmohet, të gjitha shtetet anëtare të kësaj aleance do t’i dalin në ndihmë atij shteti që sulmohet sipas komandave hiearkike që ekzistojnë në këtë aleancë të NATO-s, prandaj edhe shumë shtete që ende nuk janë anëtare të NATO-s, tani duan dhe kanë bërë kërkesa të anëtarësohen në NATO sipas procedurave që parashihen”, thekson ai.

Kurse, për rrezikun në Kosovë, Tërnava potencon rrjedhmisht se edhe Kosova bën pjesë në aleancën e NATO-s, pasi KFOR-i ruan kufirin e Kosovës, e që vendet e saj po kërcënohen me luftë.

Duke e pasur parasyesh situatën e tanishme të Kosovës, kur sovranitetin e pavarësisë të Kosovës e garanton KFOR-i, që nga pas lufta e deri më tani, e kur dihet qe KFOR-i është pjesë përbërëse e NATO-s, prandaj defakto i bjen që edhe Kosova është e përfshirë si anëtare e kësaj aleance të NATO-së, e kur dihet që kjo NATO na ka çlirua në vitin 1999 nga Serbia, dhe me nënshkrimin e kapitullimit të Serbisë me marrëveshjen e Kumanovës, prandaj marrë në përgjithësi tani Kosova radhitet me shtete anëtare të NATO-s, prandaj gjasat janë se Rusia shkakton politika speciale që i përngjajnë luftave të mundshme, që e ka qëllimin që shtetet demokratike mos t’i ndihmojnë Ukrainës për t’i arritur ajo qëllimet e saja të okupimit të Ukrainës. Mos të harrohet për tani se NATO-ja tani është aleanca më e fuqishme në botë, që ditë e për ditë shtete që ende nuk janë anëtarësuar në këtë aleancë tani kërkojnë me të madhe të bëhen anëtare të kësaj aleance”, përfundon ai.

Shala: Kosova duhet të themelojë ligjin për mobilizim është i domosdoshem dhe jetik

Image
Drizan Shala

Edhe eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala, thotë se Evropa duhet të përgatitet për luftë.

Sipas tij, Putini në fjalimet e tij e përmend shumë Kosovën, dhe ne duhet ta parandalojmë konfliktin në Ballkan, i cili mund të marrë përmasa të gjera.

Europa duhet të përgatitet urgjentisht. Ata që aspirojnë paqen do të bënin mirë të përgatiteshin për luftë.

Putini do të ishte i gëzuar nëse do të kishte një konflikt diku në Ballkan. Shefi i Kremlinit ngacmon dhe provokon kudo që të mundet.

Në fjalimet e tij, Putin vazhdimisht i referohet Kosovës, problemit më të dhimbshëm nga problemet e pazgjidhura në Ballkan. Duhet të parandalojmë një konflikt por që kjo situatë do të varet nga muaj qershor 2024 ku edhe pritet të shpallet luftë e gjerë në Ukrainë dhe në muajn nentor 2024 të involvohet edhe Bjellorusia në formatin e saj dhe pjesa e Kalingradit dhe tek atëherë Ballkani do të jetë në një konflikt të përmasave më të gjera”, thotë ai.

Tutje, Shala thotë se Kosova është në “luftë” hibrie me Serbinë, por që Kosova duhet të përgatitet në drejtimin e avancimit të teknologjisë ushtarake brenda FSK.

Kosova tani ka marr trajektoren e saj duke ngritur nivelin e duhur me partnerët strategjik në një ballafaqim të përmasave të një lufte frontale me Serbinë duke e mbrojtur integritetin e saj nga sulmet e mundshme serbe.

Kosova dhe Serbia janë tani në "luftë" hibride që nga 2021 e tutje dhe përgatitja duhet të jetë në drejtim të avancimit të teknologjisë ushtarake brenda FSK duke ofruar kapacitet e saja të parapara për mbrojtje.

Kosova duhet të themelojë ligjin për mobilizim është i domosdoshem dhe jetik”, përmbyll Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat