Policia e Kosovës në Karaҫevë është në rrezik të madh, kërkohet shtimi i trupave të KFOR-it – kjo është thirrja për qeverinë Kurti

Politika

Policia e Kosovës në Karaҫevë është në rrezik të madh, kërkohet shtimi i trupave të KFOR-it – kjo është thirrja për qeverinë Kurti

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 28 janar 2024 Në ora: 07:59
Polic i Kosovës

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka vizituar Kamenicën, ku siç tha ai, është njoftuar se policia e kësaj zone kudirare participon vet për servisimin e automjeteve.

Haradinaj ka thënë se Policia e Kosovës e ruan kufirin por nuk i lejohen armë të gjata.

“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit. Madje, policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata. Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri!”, ka thënë pak ditë më parë Daut Haradinaj.

Nisur nga kjo deklarate, përveç pikave kufitare në veri, sa rrezikohen banorët e pikave të tjera kufitare me Serbinë? Sa ka kapacitete Policia e Kosovës që t'i mbrojë këta banorë p.sh tek brezi kufitar në fshatin Karaçevë që kërcënohen shpesh nga xhandarmëria serbe etj.?

Tërnava: Garancat e sovranitetit të KFOR-it na e sigurojnë deri në kufijtë ku kufizohemi me shtetet tjera e sidomos me Serbinë

Image
Hajrullah Tërnava

Lidhur me këtë ҫështje për ‘Bota sot’, ka folur njohësi i ҫështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, tani Kosova si shtet në formim e sipër, edhe që është shtet i pavarur, sovranitetin tonë e garanton KFOR-i që është pjesë e NATO-së, prandaj marr në përgjithësi marrëveshjet e arritura me ndërkombëtarët që në ato pjesë kufitare policia t’i bartë armët e shkurta, si pjesë përbërëse të pajisjeve të armatimit të policisë, në ato territore kufitare e që sikur u shpjegua se sovranitetin e Kosovës e garanton KFOR-i.

“Prandaj deri në pajtimin e mundshëm ndërshtetëror që po e ndërmjetësojnë ndërkombëtarët, policia dhe institucionet e tjera duhen t’iu përmbahen marrëveshjeve të tilla të arritura. Tani, vizitat e udhëheqësve të partive sikur në këtë rast vizita e anëtarit të kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, që e ka vizituar Kamenicën, ku siç tha ai, se policia e Kosovës e ruan kufirin por nuk i lejohet të bartin me vete armët e gjata, prandaj lidhur me këtë më lartë u dha sqarimi. Haradinaj është njoftuar për mangësinë se policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisimin e automjeteve, prandaj për këtë mangësi qeverija përmes MPB sa më parë t’i evitojë këto mangësi dhe veturat me defekte që shkaktohen sipas rasteve apo kohës, t’i dërgojnë në servise shtetërore apo private ku rregullohen dhe pagesat për ato servisime i paguan institucioni i MPB”, vlerëson ai.

Tërnava thotë se, në përgjithësi garancat e sovranitetit të KFOR-it na sigurojnë deri në kufijtë ku kufizohemi me shtetet tjera e sidomos me Serbinë, prandaj sovraniteti është i garantuar për të gjithë qytetarët e Kosovës deri në kufijtë me Serbinë.

“Policia e Kosovës është në shërbim të popullit të saj dhe sikur u dëshmua se me 14 shtator 2023 kur u sulmua sovraniteti i Kosovës, dhe u dëshmua forca e policisë së Kosovës që ia ngriti reputacionin pozitiv në mbrojtje të shtetit tonë, prandaj pamarrë parasyesh policia jonë tani është edhe më e stimuluar në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës e që si shembull do t’iu shërbej rasti i mbrojtjes së Banjskës ku dëshmor i kombit ra polici Afrim Bunjaku, ku shumë policë të Serbisë që ishin përgatitur gjatë për atë sulm, humbën jetërat e tyre, dhe të tjerët duke ikur u kthyen si të turpshëm nga kanë ardhur. Prandaj, xhandarmëria e Serbisë tani e ka mësimin e 24 shtatorit 2023 që nga ai rast mund të nxjerr përvojat e tyre se ҫfarë i pret edhe ata në rast të një sulmi, pavarësisht se ku janë të vendosur në cilat pjesë të kufijve afër Karaçevës apo ndokund tjetër, dhe tani të gjithë serbët i kanë të qarta ato ndodhi të së kaluarave në ato pjesë të veriut dhe tani i kanë të qarta se si po jetësohen ligjet e Kosovës në ato pjesë të veriut të Kosovës, ku policia në përpikmëri me ligjet e jetësojnë Kushtetutën e Kosovës dhe në ato pjesë tani pa pengesa jetësohen ligjet e Kosovës si në të tjerat pjesë të vendit”, thekson ai.

Mehmeti: Karaҫeva është problematike si zonë, aty shpesh serbët kanë kaluar kufirin

Image
Faton Mehmeti

Po ashtu edhe analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se Policia e Kosovës në pikat kufitare pritet të forcohet më armë të rënda, që të mos përsëritet më rasti i Banjskës.

“Sigurisht se pjesët nga ku Kosova kufizohet me Serbinë janë të rrezikuara, mirëpo përgjegjës është KFOR-i dhe policia e Kosovës. Kjo e fundit besoj se shpejtë do të forcohet edhe me armë më të rënda, në mënyrë që mos të përsëritet rasti i vitit të kaluar kur tre policë u kidnapuan. Kështu që, aktualisht policia e Kosovës nuk ka kapacitet të mjaftueshëm, mirëpo për ҫdo rrezik intervenon KFOR-I”, thotë ai.

Mehmeti thotë më tutje se, qeveria duhet të kërkoj që të shtohet numri i trupave të KFOR-it në kufi.

“Karaҫeva është problematike si zonë, aty shpesh serbët kanë kaluar kufirin dhe kjo duhet të marrë fund, atje të dislokohen më shumë forca dhe me armë më të rënda. Gjithashtu, qeveria duhet të kërkojë rritjen e trupave të KFOR-it në kufi, e që janë përgjegjës numër një për ruajtjen e kufirit ushtarakisht”, thekson Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat