“Duan të shpërlajnë shpirtin nga mëkatet e shtetit të tyre”/ Serbët që bënë homazhe në Prekaz, të revoltuar me regjimin kriminal të Vuçiqit

Politika

“Duan të shpërlajnë shpirtin nga mëkatet e shtetit të tyre”/ Serbët që bënë homazhe në Prekaz, të revoltuar me regjimin kriminal të Vuçiqit

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 29 janar 2024 Në ora: 12:12
Nikolla Sandulloviq gjatë homazheve në Prekaz

Pak javë më parë, politikani serb, Nikola Sanduloviq, kishte bërë homazhe tek varrezat e Jasharëve në Prekaz. Ky vendim për homazhe atij i kushtoj ‘shtrenjtë’, pasi u rrah shumë rëndë nga BIA serbe. Pas tij edhe avokati i tij, Çedomir Stojkoviq ka bërë homazhe në Prekaz.

Edhe ai njëjtë sikurse klienti i tij, është ndaluar dhe intervistuar nga BIA serbe.

Në fjalimin e tij para mediave, Stojkoviq është shprehur se mesazhi i Prekazit është se “liria gjithmonë fiton”.

“I arrestuar ose jo, unë do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Siç janë plot. Sepse liria nuk vjen nga gjykimet. As burgjet nga hekurat. Liria vjen nga zemra e njeriut. Ne që nuk kemi frikë – sepse njerëzit e mirë s’kanë pse të frikësohen – ne veçse e kemi shpjeguar veten tonë. Prej të gjitha mesazheve që lihen në këtë vend, ky është më i rëndësishmi: Liria gjithmonë fiton”, ka thënë Stojkoviq.

Stojkoviq kishte lënë një letër mbi varrin e Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”, thuhet në letër.

Mbi gjendjen shëndetësore të politikanit serb, Sanduloviҫ, ka raportuar vazhdimisht vajza e tij, Klara. Ajo më pas u bë e treta serbe që brenda pak ditësh vizitoj Prekazin duke bërë poashtu homazhe.

“Të kërkojmë falje dhe që gjëra të tilla që ishin në të kaluarën të mos përsëriten dhe asnjë fëmijë të mos vritet në të ardhmen”

Pasi bëri homazhe, Klara Sanduloviq tha se babai i saj është i vetmi politikan serb që promovon paqen e prosperitetin dhe se politika e tij bazohet në falje dhe paqe.

“Vitin e kaluar ai erdhi në këtë vend dhe shprehi ngushëllimet e tij për të gjitha viktimat e pafajshme që u vranë gjatë luftës. Ky ishte një akt shumë paqësor dhe qeveria serbe arriti në përfundimin se ky ishte krim e kjo ishte gjuhë e urrejtjes, kështu që vendosa të bëhesha njëjtë kriminel si babai im”.

“Vendosa të vij këtu dhe të shpreh ngushëllimet e mia për të gjitha viktimat e paligjshme. Dhe t’ia shprehi brezit tim që ne duhet të ndalojmë urrejtjen dhe duhet të falim njëri-tjetrin dhe gjithashtu duhet të kërkojmë falje dhe që gjëra të tilla që ishin në të kaluarën të mos përsëriten dhe asnjë fëmijë të mos vritet në të ardhmen”, ka deklaruar vajza e politikanit Sanduloviq.

Mirëpo, ajo është ndaluar nga policia serbe në pikë-kalimin kufitar në Merdar të shtunën, pak orë pasi bëri homazhe.

Megjithatë, këto kërkim falje nga këta pak njerëz të Serbisë, vijnë pas dy dekada e gjysmë dhe më pas ata sulmohen nga shteti serb. Këto vendime të serbëve vijnë në një kohë kur do të merren vendime të rëndësishme në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pra, cilat mund të jenë planet e serbëve që po kërkojnë falje për krime serbe, duke bërë homazhe në Prekaz? Sa janë të besueshme veprimet e këtyre serbëve, a mund të ketë një tjetër prapavijë?

Zogaj: Kërkimfalja është gjëja e duhur që serbët ua kanë borxh shqiptarëve

Image
Skender Zogaj

Lidhur me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Skender Zogaj në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se, problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë si rezultat i të bëmave të serbëve, e sidomos gjatë luftës së fundit.

“Problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë rezultat i krimeve monstruoze që serbët ua kanë shkaktuar vijimisht shqiptarëve përgjatë më shumë se një shekull, e që e kanë shënuar kulmin në luftën e fundit, kur Kosova është kallur e tëra me mbi 12 mijë të vrarë, 20 mijë dhunime, me dëbime masive nga vendi! Serbët është treguar se janë shtazë të egra, popull i mjerë dhe i padenjë që nuk mund të realizojë civilizim bashkëkohor”, thekson Zogaj.

Ai thotë poashtu se, këtë populli serb e ka dëshmuar prandaj bota e ka pa dhe është bindur për ta shkëputur Kosovën nga robëria serbe.

“Serbia po vazhdon të ngul këmbë me destruktivitete kundër Kosovës, të cilat janë bërë shumë të dëmshme për shqiptarët, mirëpo edhe për atë pjesë të serbëve që kanë i fije ndërgjegjësimi, që po e shohin se regjimi aktual serb me në krye Kafshën Aleksandar Vuçiq aq sa po i rrezikon shqiptarët po bëhet i rrezikshëm edhe për serbët! Unë në këtë rrezik e shoh kthjelljen e disa serbëve që duan të diferencohen nga krimet serbe dhe e kuptojnë se kërkim falja është gjëja e duhur që serbët ua kanë borxh shqiptarëve”, vlerëson Zogaj.

 Ai vlerëson se vendimi për homazhe, është se disa persona duan të ‘shpërlajnë shpirtin e tyre’ nga mëkatet dhe për të kundërshtuar regjimin e Beogradit. Ai këtë vendim e quan si gjest të mirë, pavarëisht prapavijës që mund të ketë.

“Homazhet e bëra në Prekaz janë dëshmi se individët e caktuar serbë e bëjnë për ta shpërla shpirtin personal nga mëkatet e popullit të tyre, e në anën tjetër për të kundërshtuar regjimin e Beogradit. Veprimi i kërkim faljes është gjë e mirë dhe, pavarësisht nga prapavija, janë gjest i mirë dhe, i pakapërcyeshëm që, duhet të ndodh, nëse populli serb e ka ndërmend me qëndrua në Ballkan dhe me bashkëjetua me popujt tjerë. Nëse ka qëllime tjera, nuk ka zgjidhje tjetër pos rikthimi në Karpate”, vlerëson Zogaj.

Burjani: Të shpresojmë që në Serbi do të mbizotëroj sa më parë vetëdija se ushtria e tyre ka bërë gjenocid në Kosovë

Edhe për juristin, Blerim Burjani këto vendime të individëve serbë, janë pozitive dhe ndërgjegjësuese për luftën që kanë bërë ndaj një populli të pambrojtur.

Image
Blerim Burjani

“Kërkim faljet po ndodhin nga individ të caktuar nga Serbia, deri me tash Saduloviҫ, vajza e tij dhe avokati i Saduloviҫit ka vizituar të vrarit nga familja Jashari, kjo është pozitive për ndërgjegjësimin dhe ndryshimin e një vetëdije kolektive për luftën kundër një populli të pa mbrojtur dhe të masakruar nga Serbia. Të shpresojmë që në Serbi do të mbizotëroj sa më parë vetëdija se ushtria e tyre ka bërë gjenocid në Kosovë dhe se shteti serb do të kërkoj falje dhe do të bëj kompensimin edhe moral edhe material të familjeve të vrara dhe shumë masakrave të civilëve”, vlerëson Burjani.

Ai thotë po ashtu se, këto vizita po bëhen nga persona që kanë ndërgjegje morale, shteti serb nuk ka ndonjë plan për momentin që të orientojw politikën e saj në drejtim të ndërtimit të paqes dhe pajtimit.

“Paqja dhe pajtimi janë dy gjëra që duhet të ndodhin për normalizim dhe fqinjësi të mirë”, vlerëson ai.

Profesor Burjani thotë se, ende larg është të thuhet se Serbia është penduar për gjenocidin e bërë në Kosovë.

“Mos pranimi i fajësisë qon në fajësinë kolektive serbe e që kjo nuk është kështu edhe në Serbi ka dhe ka pasur zëra kritikë dhe njerëzor për luftërat e dikurshme. Serbia duhet të dënoj luftërat që ka bërë Serbia dhe Millosheviҫi, për të hapur rrugën e saj drejt demokracisë, paqes dhe zhvillimit të marrëdhënieve normale me popujt e tjerë. Vetëdijesimi dhe demokratizimi janë dy komponentë që mungojnë në politikën aktuale në Serbi. Ende mbahet politika e miteve dhe gënjeshtrat që janë sajuara nga politika serbe për një kohë të gjatë shekullore, mirëpo gjasat janë gjithmonë që të kapërcehet kjo politikë që bëhet në Serbi po qe se ka interesim e vetëdijesim se me të gjithë popujt Serbia do paqe”, thekson juristi Burjani për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat