Pas ndalimit të Selma Bajramit në Serbi, analisti reagon ashpër ndaj Vuçiqit dhe Vulinit – ja mesazhi që jep!

Politika

Pas ndalimit të Selma Bajramit në Serbi, analisti reagon ashpër ndaj Vuçiqit dhe Vulinit – ja mesazhi që jep!

Nga: M.Haziri Më: 29 janar 2024 Në ora: 14:32
Vulin dhe Vuçiq

Selma Bajramit i është ndaluar hyrja në Serbi. Sot ajo ka tentuar të hyjë në vend, por policët e kanë ndaluar në aeroportin e Beogradit. Shkak mendohet të jetë bërë "skandali" i vitit të shkuar, pasi këngëtarja u shfaq në publik duke kënduar këngën shqiptare “Valle Kosovar” dhe me duar bëri shqiponjën dykrenare.

Gjesti i saj zemëroi publikun në Serbi, kështu që shumë kërkuan bojkotimin e muzikës së saj dhe ndalimin e hyrjes në Serbi.

E në lidhje me këtë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai thotë se me ndalimin e hyrjes së këngëtarës, Vulin ka treguar që Serbia është një shtet fashist dhe se nëse të njejtën gjë do të duhej Kosova të bënte, atëhere me veprimet e serbëve shumë personave do iu kishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Se Serbia urren çdo gjë shqiptare, tregojë edhe mos lejimi i hyrjes në Serbi, të këngëtarëe nga BH-ja, shqiptares Selma Bajrami.Kjo ngjarje është tregues së deri ku ka shkuar urrejta ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë ata. Këngëtarja Bajrami u kthye për Sarajevë , me motivacion bizarë e shovenist të ish shefit të BIA, Aleksandar Vulin, i cili deklarojë se “Nuk bënë që një person të shfaqë simbolet e Shqipërsië së Madhe, dhe të fiton para në Serbi”. Këngëtarja e njohur Bajrami kishte bërë me një rast më duar shqiponjën dykrenare. Fashisti Vulin më këtë sjellje shoviniste ka treguar së cila është Serbia e Vuçiqit. Po të vepronin me këtë logjikë fashiste edhe shqiptarët , mbi 80 përqindë të serbëve ishte dashur të ju ndalohet hyrja në Kosovë. Edhe brohioritjet e tyre shoviniste për “Kosovë e Metohi”, kanë qenë të përditshme , e dihet se Kosova është shtet sovran dhe i pavaruar qe 24 vite”, u shpreh ai.

Image
Skënder Mulliqi

Më tej, analisti thekson që politikat radikale të Serbisë, po theksohen gjithnjë e më shumë edhe për faktin se minoriteti serb ngadalë po e pranon pushtetin e Prishtnës zyrtare.

Shtirija e sovraniteti në çdo cep të vendit, është duke i bërë gjithnjë e më shumë nervoz vulinat. Simoboleve neoçetnike ju ka ardhur fundi njëherë e përgjithmonë, me të cilat simbole serbët kryen gjenocid. Politikat radikale të Serbisë, po theksohen gjithnjë e më shumë edhe për faktin se minoriteti serb ngadalë po e pranon pushtetin e Prishtnës zyrtare , duke u larguar nga politikat e terrorizmit serbomadh. Prandaj, edhe kemi gjithë këtë situatë absurde të mos ndëshikimit të politikave të tilla, nga BE, e që është koha e fundit të merren masa të rrepta nga Serbisë, e cila po kërkon gjakderdhje të re në rajon. Mund të paramendojmë së çfarë reagimesh do të kishim pasur nga këta fashistë në pushtetin e Serbisë, sikur shtetet e rajonit dhe Kosova, të vepronin në të njëjtën mënyrë siç po veprojnë rregullisht, dhe siç vepruan në këtë rast , ndaj këngëtarës shqiptare nga Bosnja, Selma Bajrami”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat