“Ky ishte turpi më i madh që iu bë Kosovës dhe popullit të saj”

Politika

“Ky ishte turpi më i madh që iu bë Kosovës dhe popullit të saj”

Nga: A.SH Më: 29 janar 2024 Në ora: 21:02
Thaçi, Haradinaj, Mustafa

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ende vazhdon, por që nuk është arritur ndojnë gjë mes dy vendeve në drejtim të përmirësimet të marrëdhënieve mes tyre.

Marrëveshja e Ohrit, me të cilën u pajtuan dy vendet por që Vuçiq nuk deshi të nënshkruante, e Kurti këmbënguli që marrëveshja të nënshkruhej nga dy palët, ende nuk ka gjetur zabtim në praktikë.

Profesori Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se marrëveshjet e pa nënshkruara janë inekzistente.

Ai thotë se deri më tani janë arritur mbi 38 marrëveshje, asnjë nuk është nënshkruar, sepse gojarisht Serbia i pranonte, por nuk i nënshkruante.

“Ka lloj lloj marrëveshjesh, të cilat mund të jenë të vlefshme dhe të pa vlerë. Të gjitha marrëveshjet të çfarëdo lloji dhe formë qofshin duhet të jenë të vlefshme, të nënshkruara. Çdo marrëveshje e pa nënshkruar nuk është marrëveshje, është vetem një letër e pa vlerë, paçavër, inekzistente që nuk çon peshë e as që pranohet si e tillë.

Por diçka e tillë nuk po aplikohet nga BE-ja kur është në pyetje dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Brenda 12 viteve janë arritur gojarisht mbi 38 marrëveshje, të gjitha janë të panënshkruara, sepse gojarisht Serbia i pranonte, por nuk i nënshkruante. Por as nuk i zbatonte, sepse Vuçiq e dinte se çfarë e gjen, nëse ato nënshkruhen bëhen obligative”, thotë ai.

Ai përmend dy marrëveshjet e dëmshme të cilat i nënshkruan, siç i quan ai servilët në Kosovë, duke aluduar për Hashim Thaçin e Isa Mustafën, të cilët ishin nënshkruesit e Asociacionit me shumicë serbe.

Poashtu edhe marrëveshja për Çakorrin, keshtu sipas tij, duke i falur tokë Malit të Zi.

Ai madje thotë se ky është turpi më i madh që iu bë Kosovës.

“Por, janë nënshkruan vetëm dy marrëveshje nga ana e servilëve tanë pushtetarë pa presion nga askush, ajo e vitit 2013/2015 të nënshkruara nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa për Asocoacionin e komunave me shumicë serbe, të cilat Daçiq dhe Vuçiq i nënshkruan me dëshirë sepse ishin në favor të Serbisë. Me këto dy marrëveshje të nënshkuara tashti Serbia po e bën rrotull krejt botën që ato të realizohen, sepse janë nënshkruar nga liderët tanë në “emër të popullit”. Rreth këtyre dy marrëveshjeve, ka tri vite që po shkon rrufe jeta politike në Kosovë. Këto dy marrëveshje janë kopoli të vet opozitës, e cila në vend se të turpërohet që vetë i kanë nënshkruar, po “han m.t” po gjuan shqelma në qeverinë Kurti se pse i pranoi ato. Në vend se t’i dalë në ndihmë se si te dilet nga ky makth i nënshkrimit të tyre, ata bëhen bashkë me Vuçiqin për realizimin e tyre.

Kështu vepruan këta të “mëdhenjtë e kombit” të nënshtruar dhe të shantazhuar edhe kur e nënshkruan Marrëveshjën me Malin e Zi për demarkacionin, ku e humbëm Çakorrin e Kosovës me 8300 hektarë tokë. Atëherë pati edhe protesta popullore te cilat nuk u përfillën sepse ishte në pyetje loja politike midis krerëve tanë për përfitime personale, te cilën fatkeqësisht e miratoi edhe Parlamenti i Kosovës, i cili bëri aktin më të turpshëm historik në dëm të Kosovës.

Ky ishte turpi dhe tradhëtia më e madhe që iu bë Kosovës dhe popullit të saj?”, përfundon ai.

Kujtojmë, se pajtueshmëria mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, është arritur më 18 mars në Ohër të vitit 2023, për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat