Profesori vjen me reagimin pas deklaratës që O’Brien bëri – kjo është kërkesa për ndërkombëtarët!

Politika

Profesori vjen me reagimin pas deklaratës që O’Brien bëri – kjo është kërkesa për ndërkombëtarët!

Nga: M.Haziri Më: 31 janar 2024 Në ora: 11:31
James O’Brien

I dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin përendimor,James O’Brien këto ditë ka bërë thirrje që Serbia t'u kërkojë llogari personave përgjegjës të sulmit që ndodhi në shtator në Banjskë të Kosovës.

O'Brien tha se duhet të ketë përgjegjësi ligjore për individët që u përfshinë në sulmin e armatosur ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai thekson gjithashtu mbështetjen e fortë të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe vlerëson vizitat që shefi i diplomacisë së BE-së, Miroslav Lajçak në rajon.

E në lidhje me këtë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori nga Amerika Binak Maxharraj.

Profesori i kthen përgjigje O’Brien duke i theksuar që nuk ka qenë një sulm i thjesht por i organizuar mjaftë mirë për të u futur në përmasa të mëdha në Kosova.

Image
Binak Maxharraj

Po, z.O’Brien nuk ishte ky thjeshtë një sulm, siç thuani ju, por ishte një sulm terrorisht i organizuar mirë, i armatosur me armatim të sofistiskuar. Që i përngjante më shumë një togu ushtarak me përmasa të mëdha i futur ilegalisht në Kosovë për të kryer këtë akt makabër terrorist, ku mbeti i vrarë edhe Afrim Bunjaku. Ky sulm siç dihet u ndoqë turpshëm nga Kosova nga policia e saj me përgatitje të lartë profesionale ku pati edhe të vrarë dhe të plagosur nga ana e terroristëve”, u shpreh ai.

Më tej, profesori thekson që ndërkombëtarët duhet të i tërheqin vëmendjen Serbisë pasi dihet që prapa këtij sulmi qëndron vet ajo, duke mos harruar që e njejta ka lidhje me edhe me Rusinë dhe Kinën.

Pra, z.O’Brien nuk është fjala këtu që të merren në përgjegjësi individ apo personat siç i quheni ju të sulmit të amatosur në Banjskë të Kosovës, por këtu është fjala se prapa krejt kësaj qëndron vet shteti Serbë në krye me presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq. I cili edhe përkundrejtë të këqijave që po i bënë Kosovës dhe në veçanti serbëve të Kosovës ai edhe më tutje në vend që të sanksionohet, ai po përkëdhelet, po ledhatohet. Deri kur ndërkombetarët e në veçanti BE dhe SHBA do t’i përkulet këtij krimineli, kur dihet se ai i do vetëm paratë e Perëndimit kurse përjetesishtë është i lidhur me Rusinën dhe Kinën nga të cilët është shumë zor të nxirret nga aty”, përfundoi Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat