Jo vetëm Kosovën dhe Bosnjën, eksperti gjerman: Serbia po destabilizon edhe këto tri vende, shefi i NATO-s ka të drejtë!

Politika

Jo vetëm Kosovën dhe Bosnjën, eksperti gjerman: Serbia po destabilizon edhe këto tri vende, shefi i NATO-s ka të drejtë!

Nga: A.Zh Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur javën e kaluar pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka deklaruar se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende shumë e brishtë.

Ai ka theksuar se ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë. Stoltenberg ka thënë se NATO-ja është e gatshme të kryejë mandatin e saj në Kosovë për të garantuar stabilitet, ashtu sikurse në Bosnje e Hercegovinë.

“Situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbetet e brishtë. Dhuna që ka shpërthyer në Kosovë ishte e papranueshme. Kjo ka bërë që NATO-ja menjëherë të angazhojë forca shtesë në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Atij të drejtë për këtë paralajmërim i ka dhënë edhe Kurt Bassuener nga organizata ndërkombëtare Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin.

Duke folur për gazetën “Bota sot”, eksperti gjerman ka akuzuar Serbinë, si agjente kryesore për destabalizimin e Kosovës dhe Bosnjës. Ai ka thënë se pos këtyre dy vendeve, destabilizim ka edhe në Kroaci dhe në Mal të Zi si dhe në Maqedoni.

Image
Kurt Bassuener

“Sigurisht, sekretari gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg ka të drejtë. Ajo që nënkuptohet, por nuk deklarohet drejtpërdrejtë, është se Serbia është agjenti kryesor destabilizues si për Kosovën, ashtu edhe për Bosnje e Hercegovinën (gjithashtu dhe Kroacinë - anëtare e NATO-s). Në fakt, Mali i Zi, anëtari i NATO-s, gjithashtu është destabilizuar - dhe në disa mënyra të gjalla është kapur - nga qeveria e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe. "Srpski Svet" i parashikon të tre si komponentë integralë - madje edhe anëtari i NATO-s, Maqedonia e Veriut ("Serbia jugore" deri tek irredentistët) është në atë menu. Nuk ka pasur një konfrontim të plotë frontal perëndimor me atë realitet”, është shprehur Bassuener për “Bota sot”.

Ai në fund ka kritkuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “ende ndjekin një politikë rajonale të përqendruar në Serbi (dhe toleruese/ të butë ndaj Vuçiqit)”.

Pas sulmeve të armatosura kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, ku është vrarë rreshteri i Kosovës Afrim Bunjaku – NATO-ja e ka përforcuar misionin e vet KFOR-in në Kosovë. Ai tani numëron 4.500 pjesëtarë.

Kosova e ka fajësuar shtetin e Serbisë për sulmin, ndonëse kjo e fundit ka mohuar gjithçka.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat