“Frika për luftë në Ballkan”/ Analisti zbërthen prapaskenat - ja plani i Vuçiqit!

Politika

“Frika për luftë në Ballkan”/ Analisti zbërthen prapaskenat - ja plani i Vuçiqit!

Nga: M.Haziri Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 20:03
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një vizite në ekspozitën e armëve dhe pajisjeve ushtarake të Ushtrisë Serbe në kazermën Topçider, ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes atje ka porositur 80 autoblinda Lazar 3 dhe 112 autoblinda Millosh.

Megjithatë, nuk është plotësisht e qartë se çfarë do t'i bëjnë ushtrisë serbe, e cila ka 28,000 anëtarë, gati 200 automjete të reja të blinduara.

“E vetmja gjë është se ata fshehin të gjitha tanket dhe mjetet luftarake të këmbësorisë që janë më të vjetra se dyzet vjet”, shkruan Mario Galiç për portalin kroat Index.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Nexhat Haziri.

Ai thotë se militarizmi i ballkanit nuk është një mesazh pozitiv për Perëndimin.

Image
Nexhat Haziri

Sipas tij, këto armë që presidenti serb deklaroi se do i blejë nga Rusia, shpërfaq edhe një herë ambiciet e tyre për ta destabilizuar ballkanin, si Malin e Zi, Bosnjen por edhe Kosovën.

“Militarizimi i ballkanit nuk është një mesazh pozitiv për Perëndimin, duke pasur parasysh edhe ndikimin rus për t’i shtyer interesat e saj gjeo-strategjike në rajonin tonë përmes Serbisë që ta mbajë këtë pjesë të Evropës nën tension dhe në destabilitet permanent politik dhe të sigurisë. Me këto armë që presidenti serb deklaroi se do i blejë nga Rusia, shpërfaq edhe njëherë ambiciet e tyre për ta destabilizuar ballkanin, si Malin e Zi, Bosnjen por edhe Kosovën. Mbi bazën e këtyre zhvillimeve , të armatosjes së Serbisë me armatim rus dhe kinez ka bërë që Perëndimi të veprojë për të parandaluar çdo inicident në Ballkan dhe poashtu jo rrallë herë ia ka tërhequr vrejtjen Serbisë se nuk do të lejojë kurrfar konflikti të ri në Ballkan. Dhe si një përgjegje e Perëndimit ndaj Serbisë është edhe rritja e numrit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, stërvitjet e ushtarake me shtetet anëtare të NATO-s nga Ballkani e aktivitete të tjera ushtarake të aleancës veri-atlantike në Ballkan”, u shpreh ai.

Më tej, ai thekson që Vuçiq po e përdor ushtrinë e tij për të iu kundërvënë Bashkësisë ndërkombëtare.

Ai thekson që Serbia nuk është e gatshme për të sulmuar shtetet e rajonit.

“Përtej kësaj Vuçiq po e përdor ushtrinë dhe armatimin edhe si njëfar lloj kundërvënie ndaj bashkësisë ndërkombëtare në presionin që kjo e fundit po i bën për zgjedhjet e fundit parlamentare atje, të cilat sipas mekanizmave ndërkombëtar, ishin të manipuluara. Dhe në fund të fundit, këto vërgllima armësh që vijnë nga Serbia, më shumë po i përdor Vuçiqi për opinionin e brendshëm në Serbi, se sa që Serbia është e gatshme për të sulmuar shtetet e rajonit, kur dihet se tashmë ajo është e rrethuar me shtete anëtare të NATO-s, dhe NATO nuk do ta tolerojë për asnjë predhë të shkrepur ndaj Kosovës dhe cilido qoftë në rajon, dhe këtë sigurisht e ka të ditur edhe vet z.Vuçiq”, përfundoi Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat