Paralajmërimi i Hovenier për tensione të reja, ish-ambasadori holandez flet për ndalimin e dinarit – mbështet vendimin e Kosovës

Politika

Paralajmërimi i Hovenier për tensione të reja, ish-ambasadori holandez flet për ndalimin e dinarit – mbështet vendimin e Kosovës

Nga: A.M. Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, në një konferencë për media në Prishtinë të enjten ka thënë se ka ndarë shqetësimet e tij me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me vendimin e BQK-së për dinarin e Serbisë.

Hovenier është shprehur se ShBA-ja është e shqetësuar se rregullorja, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në Kosovë, mund të nxisë tensione etnike në vend.

“Mendojmë që kjo çështje meriton konsideratë më të kujdesshme dhe diskutim me përfaqësuesit e BE-së në dialog. Jemi të shqetësuar nëse ka gjasa potenciale që gjendja të eskalojë në tension etnik në veri dhe të shndërrohet në problem për jetën e përditshme të serbëve”, ka thënë ai.

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch në një prononcim për “Bota sot” foli në lidhje me këtë temë.

Së pari, u shpreh se tensionet janë të pashmangshme, mirëpo që vendimi i Kosovës ishte i duhur.

Image
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch

Sigurisht që do të shkaktohen më shumë tensione por kjo duket të jetë e pashmangshme pasi fakti që bankat në veri operonin jashtë sistemit kosovar nuk ishte normale. Dhe në kuadër të bërjes së Kosovës vend normal, ky sistem paralel duhet të hiqet”, deklaroi ish-ambasadori.

Ndër të tjera, ai përmendi mundësinë për shtyrjen e zbatimit të vendimit, por që e krahasoi me target, ku mund të jetë një shtyrje e përhershme.

“Dikush mund të pyesë veten nëse dhënia e pak më shumë kohë për zbatimin mund të jetë e mençur, përderisa kjo, si me targat, çon në shtyrje të përhershme. Serbët ende mund të paguajnë me dinarë në para nëse dëshirojnë, vetëm transfertat bankare duhet të jenë në Euro”, përfundoi Robert Bosch për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat