Analisti flet për planet e Kishës Ortodokse Serbe - ja çfarë po planifikon së bashku me Vuçiqin, përmendet edhe Kosova!

Politika

Analisti flet për planet e Kishës Ortodokse Serbe - ja çfarë po planifikon së bashku me Vuçiqin, përmendet edhe Kosova!

Nga: M.Haziri Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të jetë në shërbim të Serbisë.

Ajo përkrah veprimet terroriste të serbëve dhe mundohet në një formë ose tjetër t’i arsyetojë.

Mirëpo, në lidhje me lidhshmërinë që Kisha ka me Serbinë, ka folur analisti politik, Skënder Mulliqi.

Ai për “Bota sot”, thotë që Kisha dhe Serbia po mundohen të sjellin tensione në Ballkan pasi po ndjekin ende politikën e Millosheviqit.

Kisha Ortodokse Serbe, sikur në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar është vendosur në shërbim të politikës zyrtare të Serbisë. Kisha është lidhur fort edhe me politikën e ish shefit të informimit të kohës së Millosheviqit, presidentit Aleksander Vuçiq. Kisha, së bashku me pushtetin në Serbi, është duke organizuar dhe predikuar politikat të cilat në vitet e 90-ta sollën gjenocidin më të madh të pas Luftës së Dytë Botërore. Këta në kokat e tyre të nxehta janë duke sprovuar sërish realizimin e botës serbe”, u shpreh ai.

Image
Skënder Mulliqi

Më tej, analisti thekson që nuk do të lejohet më kurrë që Serbia e fashizmit Sheshelian dhe kryepopit Porfirie, të luajnë vallen e djallit në Kosovën sovrane dhe të pavarur.

“Sundimi i Vuçiqit e ktheu Serbinë në epokën e feudalizmit. Po e kthen epokën e luftës me shqiptarët me motivacion fashist për zgjerim të sërishëm të Serbisë me tokat e huaja. Priftërinjtë ortodoksë moti e kanë lënë rrugën e Zotit. Ata ishin dhe kanë mbetur udhëheqësit shpirtërorë të luftërave për pushtim ndaj fqinjëve, e më së shumti ndaj Kosovës. Jo vetëm që janë të veshur me të zeza, por janë çmendur deri në pikën, sa ata duan të kthejnë kohën e luftës deri në shfarosje të shqiptarëve në tokat e lashta të tyre. Do të ishte në të mirën e Serbisë dhe minoritetit serb në Kosovë, që të lirohen nga këto paragjykime mesjetare serbe. Nuk do të lejohet më kurrë që Serbia e fashizmit Sheshelian dhe kryepopit Porfirie, të luajnë vallen e djallit në Kosovën sovrane dhe të pavarur. Popët serbë janë bërë partia e vërtetë politike të Vuçiqit, si dikur të Serbisë të Millosheviqit”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat