BE dhe SHBA kundër vendimeve të fundit të Kosovës, avokati shqiptar mbështet fuqishëm Kurtin e Osmanin – ky është mesazhi i tij

Politika

BE dhe SHBA kundër vendimeve të fundit të Kosovës, avokati shqiptar mbështet fuqishëm Kurtin e Osmanin – ky është mesazhi i tij

Nga: A.M. Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 16:08
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

BE dhe SHBA kanë reaguar lidhur me komunat paralele serbe në Kosovë dhe me dinarin serb, ku për këtë gjë kanë kritikuar ashpër Kosovën.

Së pari, ishte Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ku mbrëmë tha se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-ja të shërbejë si avokuese për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

Më pas, reagoi edhe Bashkimi Evropian për mbylljen e këtyre komunave paralele, duke thënë se mbyllja e tyre do të ketë efekte negative.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai mbështeti fuqishëm liderët e Kosovës, Kurtin e Osmani, derisa tha se ata po po punojnë në interes të kombit.

Image
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

“Asgjë. Të gjithë do të kthejnë, sidomos ato shtete që e kanë njohur Kosovën.

Duhet të kujtohemi gjithmonë që Albin Kurti, qeveria dhe presidentja e Kosovës Osmani, janë në realitet kombëtar dhe në mbrojtje të interesit kombëtar, kurse gjithë të tjerët janë në politikë.  Domethënë janë shumë larg nga e vërteta”, u shpreh avokati shqiptar.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta mbrojë territorin e shtetit, derisa të tjerët kanë të drejtë të reagojnë me deklarata politike, por që nuk mund ta cenojnë integritetit territorial të Kosovës.

“Kosova duhet vijimisht të japë forcën e saj në mbrojtje dhe në rivlerësimin e territorit të saj si shtet. Të tjerët kanë të drejtë të bëjnë politikë, por askush nuk ka të drejtë të cenojë integritetin territorial të shtetit të Kosovës.

Ky është realiteti: Kosova duhet të mbrojë territorin në të gjithë politikën e saj, dhe kjo është domosdoshmëri historike”, përmbylli Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat