Paralajmërimi i fuqishëm i profesorit pas “përplasjes” së Roth-it me Hovenier-in, përmend një skenar që mund të ndodhë!

Politika

Paralajmërimi i fuqishëm i profesorit pas “përplasjes” së Roth-it me Hovenier-in, përmend një skenar që mund të ndodhë!

Nga: M.Haziri Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 08:02
Michael Roth

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Qeveria e SHBA-së është thellësisht e shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e dinarit serb.

Kjo sipas tij, do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj serbëve lokalë dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë.

Ndaj deklarimeve të Hovenier ka reaguar Michael Roth, kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman.

Në rrjetin social “X”, Roth shpërndau deklaratën e Hovenier, për të cilën tha se është e pabalancuar.

Sipas tij, në këtë deklatatë të SHBA-së do duhej të kishte mesazhe të qarta për sulmin terrorist serb në Banjskë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori universitar Enver Bytyçi.

Ai thotë se reagimi i Hovenier ka qenë i ashpër për Kosovën, si lloj kërcënimi dhe se nuk e di pse ndodhi një reagim i tillë pasi në fillim ka deklarauar që duhet të i lihet kohës.

Image
Enver Bytyçi

Zhvillimet e këtyre ditëve në Kosovë janë shumë interesante. Heqja e dinarit serb nga qarkullimi si monedhë këmbimi me mallrat dhe mbyllja e institucioneve paralele të Serbisë në Dragash e Pejë kanë shkaktuar debate të ashpra. Fillimisht ishte vetëm Franca që reagoi ashpërsisht kundër vendimit të BQK-së për heqjen e dinarit. Përfaqësuesit e tjerë, përfshirë dhe ambasadorin amerikan, dukeshin të ekuilibruar. Ambasadori Hovenier pati deklaruar se është mirë të lihet kohë, por se kushtetuta duhej respektuar. Ndërsa dje zoti Jeffrey Hovenier u shfaq i ashpër kundër këtyre veprimeve, sidomos kundër veprimeve policore për mbylljen e qendrave dhe zyrave të institucioneve paralele. Madje deklarata e tij dukej si një lloj kërcënimi për Kosovën. Nuk e di se çfarë lëvizi. Nuk e di se çfarë informacionesh kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me pasojat e këtyre vendimeve të qeverisë Kurti për rikthimin e plotë të sovranitetit shtetëror në Kosovë. Mund të ketë arsye për reagime të tilla, apo ato janë pasojë e një edhe e frikës së amerikanëve për destabilizim të rajonit”, u shpreh ai.

Këto dy qëndrime diametralisht të kundërta shprehin disa dimensione

Në bised e sipër profesori thotë që Gjermani dhe Britania e Madhe nuk kanë frikë nga veprimet e Kurtit, pasi edhe Roth ka treguar që përdor euron dhe jo dollarin amerikan në shtetin e tij dhe nuk përbën problem.

Nuk e di, pse Gjermania dhe Britania e Madhe nuk e kanë këtë frikë nga veprimet e zotit Kurti. Pra se ato mund të shërbejnë si alibi për ndënjë aventurë të Beogradit si rasti i Banjskës. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut Gjerman , Michael Roth, pati dy reagime, një sa i përket heqjes së dinarit të Serbisë dhe një deklaratë kundër paralajmërimeve të ambasadorit amerikan, Hovenier. Në rastin e dinarit dhe ndalimit të përdorimit të tij në Kosovë, Roth tha se edhe Gjermania përdor euron dhe nuk përdor dollarin amerikan. Që do të thoshte se Kosova ka të drejtë të zbatojë kushtetutën dhe ligjin e saj për përdorimin e monedhës”, thotë ai.

Profesori më tej tregon disa dimesione rreth qëndrimeve që Hovinier dhe Roth kanë për veprimet e Kosovës rreth dinarit si dhe mbylljen dhe eleminimin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë.

Ndërsa reagimi i tij ndaj zotit Hovenier ishte diçka i pazakontë. Sepse përcolli një kritikë jo diplomatike kundërshtuese rreth asaj që kërkoi ambasadori amerikan. Mori në mbrojtje vendimin e veprimet e policisë për mbylljen dhe eleminimin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë. Ndërkohë që Hivenier paralajmëroi pasoja për këto veprime të qeverisë e policisë së Kosovës. Këto dy qëndrime diametralisht të kundërta shprehin disa dimensione. Dimensioni i parë mund të analizohet në pikëpamje të qëndrimeve të kundërta midis SHBA-ve dhe Gjermanisë sa i përket zhvillimeve në Kosovë. Mund të aludohet se kryeministri Kurti mbështetet nga europianët (Gjermani-Britani e Madhe), por jo edhe nga amerikanët. Dhe për pasojë disa shkojnë te mendimi se Europa dhe Amerika janë në rivalitet për ndikim në Kosovë.

Por pse të mos mendojmë dhe ndonjë dimension tjetër? P.sh se këto qëndrime mund të shërbejnë për inkurajimin e të dy palëve në një konflikt të kontrolluar. P.sh ndërsa amerikanët nxisin Vuçiq të besojë se në kushte të tilla psaka të drejtë të reagojë kundër Kosovës, gjermanët dhe britanikët po punojnë që të inkurajojnë zotin Kurti për të bërë të mundur këtë reagim të Beogradit. Mundet që si amerikanët dhe europianët të jenë pjesë e të njëjtit plan, sipas të cilit duan që t’i detyrojnë palët të pranojnë zgjidhje pasi ato të përplasen midis tyre, qoftë dhe në modelin ose jo të Banjskës, ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar. Kjo lloj taktike përdoret jo rrallë, kur dialogu midis palëve në konflikt ngec dhe nuk ecën përpara. Praktikisht bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë thuajse nuk lëvizin, në kuptimin e qëndrimit të palëve. Atëherë pse të mos besojmë se ka një taktikë të tillë, që të dy palët të përplasen sërishmi në terren dhe më pas t’u thuhet se ju nuk keni asnjë mundis tjetër, përveç marrëveshjes”, shpjegoi për gazetën profesori.

Bytyçi thotë se këto reagime mund të vijnë edhe për ta detyruar Qeverinë e Kosovës të pranojë asocacionin.

Unë nuk besoj se Michael Roth është anti-amerikan, ashtu siç nuk besoj se edhe Albin Kurti të ishte i tillë. Më tepër prirem të besoj se janë ndarë rolet për të shkuar përpara në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Ndoshta konfrontimi mund të shërbente edhe si kalë beteje për të shkuar te ndryshimi i qëndrimeve serbe ndaj Kosovës. Ose për ta detyruar qeverinë e Kosovës të pranojë asosacionin. Konfrontimi verbal Europë-Amerikë më ngjan si skenar i përbashkët i të dy këtyre Fuqive të Mëdha për të shkuar te zgjidhja. Nuk e di nëse autoritetet e Kosovës mund ta besojnë këtë variant intepretimi që po them. Por mendoj se duhet mbajtur parasysh. Asgjë nuk ndodh rastësisht në politikë dhe sidomos në diplomaci”, tha ai.

Krizë e re në Kosovë?

Sipas profesorit Kosova mund të përballet me një krizë të re dhe se nëse nuk vepron aq mirë si me rastin në Banjskë atëhere e njejta mund të detyrohet të bëjë lëshime në dialogun me Serbinë.

Qeveria e Kosovës, presidentja Osmani dhe institucionet e tjera, sidomos ato të sigurisë, do të duhet të jenë të përgatiitur se mund të kemi së shpejti ndonjë krizë të re në Kosovë. Dhe nëse ndodh kjo, atëherë do të fajësohet pala humbëse. Ne Banjskë palë humbëse ishte Serbia dhe ajo u bë përgjegjëse për aktin terrorist të 24 shtatorit 2023. Por nuk u ndëshkua me sanksione. Masat shtrënguese po i paguan Kosova. Nëse në një përplasje të re do ta fitojë betejën Kosova, atëherë shtohen shumë shanset që Serbia të bëhet përgjegjëse dhe asaj t’i bëhen presione për të pranuar shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Por nëse Kosovë nuk e fiton betejën e ardhshme, mundsisht aq pastër siç fitoi betejën kundër terrorizmit serb në Banjskë, atëherë ajo do të detyrohet të bëjë lëshime në dialogun me Serbinë.

Gjithnjë nëse vepron skenari që palët nxisin Kosovën e Serbinë kundër njëra-tjetrës. Natyrisht që secili prej nesh entuzazmohet nga qëndrimet e Michael Roth, ashti si edhe të David Kameron. Deklarata franceze dhe kjo e fundit e ambasadorit Hovenier nuk ngjallin respekt në Kosovë. Por atë pëlqehen në Serbi. Pse ky lloj qëndrimi i kundërt midis dy palëve aleatë të ngushtë të Kosovës. Sepse njëra dorë e mban, tjetra e godet secilën palë”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat