Posterat kundër dhe pro Radoiçiqit, çfarë po bëjnë serbët në veri – hidhen disa dyshime

Politika

Posterat kundër dhe pro Radoiçiqit, çfarë po bëjnë serbët në veri – hidhen disa dyshime

Arife Morina Nga Arife Morina Më 6 shkurt 2024 Në ora: 09:55
Milan Radoiçiq

“Kush është Radoiçiqi? Patriot i rrejshëm i dyshuar për vrasje të shumta të serbëve në Kosovë. Pronar i një laboratori të drogës. Krimineli që abuzoi me rininë tonë për pasurim personal. Terrorist. Thoni JO organizatës terroriste (Listës Serbe)”.

Këto janë disa mesazhet që përmbanin parullat që mbushën rrugët e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit të shtunën.

Këto ishin mesazhe goditëse për kryekriminelin Milan Radoiçiq dhe Listën Serbe.

Kjo lloj iniciatve u mirëprit, duke aluduar në një “këndellje” të qytetarëve serbë dhe largimit të tyre nga politika kriminale.

Mirëpo, menjëherë pas këtyre grafiteve kundër Radoiçiqit, në komunën e Leposaviqit dhe të Zubin Potokut u vendosën postera me foto të Radoiçiqit me mesazhin “Kthehu në Kosovë, vëlla - serbët nuk mund të vuajnë më”.

Kësisoj ka një paqartësi mbi veprimet e qytetarëve serbë dhe atë se çka dëshirojnë ata.

A është një tendencë për të zëvendësuar Radoiçiqin apo më të vërtetë kanë filluar të largohen nga politikat kriminale të Listës Serbe e Serbisë?

Zogaj: Institucionet e Kosovës duhet të mobilizohen

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli publicist Skender Zogaj.

Së pari, ai u shpreh se Serbisë dhe serbëve nuk duhet t’iu besohet assesi, pasi ata bëjnë çdo gjë për t’ia arritur qëllimit të tyre.

Kjo vlen sipas tij edhe për Listën Serbe dhe parullat e vendosura së fundi në veri kundër Radoiçiqit.

Image
Skender Zogaj.

“Serbia është çartallinë gjenetike me formim të mirëfilltë për veprimtari destruktive të pashembullt, deri në absurditet, që mendja e shëndosh dhe minimale njerëzore e ka vështirë që ta kuptojë! Serbi e ngulfat foshnjën e vet dhe e vendos në frigorifer për të realizuar një qëllim të rëndësishëm përfitimi. Serbi vetlëndohet për të akuzuar rrejshëm dikë tjetër për dhunim, serbi e thyen varrin e prindit për të akuzuar fqiun, serbi bën të pabërat më të marrëzishme sepse, vetëm kjo ia kënaq ndjenjat! Pra, serbin nuk duhet besuar kurrën e kurrës dhe për asgjë!

Ky duhet të qëndrim i prerë kurdo e për çfarëdo që kemi të bëjmë me serbët! Kjo vlenë edhe përkitazi me parullat e Listës Serbe, e cila qe dy dekada manovron në Kosovë me rrena duke i mashtruar institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, të cilat nuk po mund ta kuptojnë se Lista Serbe është vërtetë terroriste, sikurse edhe gjithë institucionet shtetërrore dhe politike të Republilës së Serbisë”, deklaroi pulicisti.

Zogaj potencoi se parullat kundër Radoiçiqit janë taktika mashtruese, pasi si qëllim ka vendosjen e figurave të reja në krye të Listës Serbe.

“Parullat e reja janë të Listës Serbe, janë kalkulim i ri mashtrues, sepse, Radiçiqi e ka realizuar pjesën e detyrave të veta atdhetare, sepse, Lista Serbe tash duhet të gjej figura të tjera të reja, mundësisht edhe më të rrezikshme se Radoiçiqi , në mënyrë që të vazhdohet lufta speciale kundër Kosovës, që të pengohet liria dhe pavarësia e Kosovës, që mbahet peng sovraniteti i Kosovës deri te një rast i volitshëm për t'ua ngulur kthetrat popullit shqiptar dhe për ta jafshuar Verijn e Kosovës bashkë me Luginën e Preshevës e cila është si asnjëherë deri tash e kërcënuar që ta pësoj fatkeqësinë e Toplicës”.

Ndër të tjera, publicisti kërkoi mobilizimi nga Kosova dhe bashkëveprim të institucioneve të saj me ndërkombëtarët.

“Serbët kurrë me qejf nuk do t'i respektojnë ligjet e Kosovës. Prandaj, institucionet e Kosovës duhet të mobilizohen dhe në bashkëveprim me faktorin ndërkombëtar të shpejtojnë drejtë integrimit në BE. Dhe, kjo mund të bëhet vetëm nëse faktori politik i Kosovës unjësohet dhe, pozitë e opozitë e godasin hegjemonizmin serb në bashkëveprim të plotë mes vete dhe me miqët strategjit Euro Atlantik”, përfundoi Skënder Zogaj për “Bota sot”.

Kelmendi: Qytetarët janë të lirë dhe të barabartë në tërë Kosovën

Ndërsa, profesori Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot” i vlerësoi si pozitive grafitet në veri kundër kryekriminelit Radoiçiq.

Image
Muhamet Kelmendi

Megjithatë, ai u shpreh i rezervuar, duke thënë se nuk mund të konkludohet në largimin e serbëve nga politikat e Radoiçiqit.

“Në veri të Kosovës janë paraqitur në kohët e fundit disa shkrime dhe pamfleta kundër kryekriminelit Radoiçiq. Kishte me qenë shumë pozitive ndarja e qytetarëve serbë nga ky njeri dhe nga tërë lëvizjet kriminale.

Ndarja nga ky terrorist varet nga ndarja nga Lista Serbe. Sa kohë që vepron kjo lëvizje, nuk kemi ndarje nga terrori serbomadh. E tërë veprimtaria kriminale vjen nëpërmjet kësaj partie.

Megjithatë, janë pozitive thirrjet dhe shkrimet kundër kriminelit Radoiçiq. Por, kuptohet se nuk mund të konkludohet se kemi kthesë të qytetarëve në veri nga politika e Radoiçiqit”, tha profesori.

Po ashtu, Kelmendi tha se nëse qytetarët serbë në Kosovë duan paqe, atëherë nuk mund ta gjejnë atë në politikat e Vulinit, Vuçiqit e Radoiçiqit.

“Në veri dhe të gjithë serbët e Kosovës i udhëheq koka më e lartë e krimit, Aleksandar Vuçiq. Radoivciq dhe të tjerët janë pjellë e Aleksandër Vuçiqit.

Në këtë gjendje, dalja me pamflete kundër krimit mund dhe duhet të merret si gjë pozitive, kuptohet në kuptimin e largimit nga krimet e bëra.

Qytetarët serbë dëshirojnë paqe dhe jetë normale. Këtë nuk ua bëjnë as Radoiçiqi dhe as Vulin apo Vuçiqi”, theksoi ai.

Në fund, profesori tha se veriu ka nevojë për paqe dhe nuk është koha e konflikteve dhe tensioneve, por është koha e paqes dhe demokracisë.

“Jeta stabilizohet duke respektuar demokracinë, shtetin, lirinë dhe të drejtat e çdo qytetari. Veriut i duhet paqja për të ndërtuar jetën normale.

Koha nuk duhet të jetë dhe nuk është për konflikte, por për bashkëjetesë të të gjithëve, pavarësisht përkatësisë nacionale, gjinisë dhe besimit.

Me barazi të të gjithëve shndërrohet ky vend në një territor ku jetohet. Në të kundërtën, me Radoiçiq-a, Vulin-a e Vuçiq-a, vetëm konflikte dhe luftë do të ketë. Të shpresohet në më të mirën”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat