Deklaratat “shqetësuese” të Hovenier-it, kërkohen veprime strategjike – vjen thirrja për Qeverinë e Kosovës

Politika

Deklaratat “shqetësuese” të Hovenier-it, kërkohen veprime strategjike – vjen thirrja për Qeverinë e Kosovës

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 6 shkurt 2024 Në ora: 13:31
Jeffrey Hovenier

Edhe pse e drejtë dhe ligjore, heqja nga përdorimi i dinarit ka ngjallur shqetësime të shumta, sidomos te ndërkombëtarët.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier të dielnë në mesnatë ka dalur me një komunikatë rreth këtij vendimin të marrë nga qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe, janë duke rritur panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara rreth veprimeve të fundit të autoriteteve të Qeverisë së Kosovës të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ në pjesëtarët e pakicës serbe dhe pakicave të tjera në Kosovë”, tha Hovenier.

Sikur, kjo të mos mjaftonte ai të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe të hënën, duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Rugova: Duhet koordinim i ngushtë me partnerët tanë strategjik veçanërisht me SHBA-të, dhe veprime te mençura politike

Ish-deputeti i LDK-së Naser Rugova, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se Kosova duhet ët jetë e kujdesshme sidomos me propagandën që bën Serbia kundër nesh duke shtuar se duhet koordimin i ngushtë me aleatët tanë.

Image
Naser Rugova

“Vlerësoj se SHBA është aleati dhe partneri më i besueshëm i vendit tonë. Institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme në raport me veprimet e tyre në këtë situatë specifike në raport me minoritetin serb dhe propagandën që bën Serbia që ta dëmtoj imazhin e Kosovës që të na paraqes palë jo konstruktive në dialog. Duhet koordinim i ngushtë me partnerët tanë strategjik veçanërisht me SHBA-në, dhe veprime te mençura politike”, deklaron ai.

Për deklaratat e ambasadorit amerikan, Rugova thotë se janë shqetësuese, duke thënë se vendi jonë duhet të ndërmarrë të gjitha masat kushtetuese dhe ligjore.

Deklarata e ambasadorit te SHBA, një mikut të madh të vendit tonë është shqetësuese. Ne si shtet duhet t’i ndërmarrim të gjitha masat kushtetuese dhe ligjore jo vetëm për valutën serbe por edhe për shumë shkelje të tjera që janë bërë dhe vazhdojnë të jenë veprime anti kushtetuese që Serbia bën në Kosovë. Këto gjëra duhet të ndërpriten njëherë e përgjithmonë, por në koordinim të ngushtë me partnerët tanë strategjik”, thekson ai.

Pantina: Problemet me veriun e Kosovës janë politike dhe ato mund të zgjidhen vetëm me veprime politike

Image
Shqipe Pantina

Zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, thotë se të gjitha problemet e veriut duhet të zgjidhen vetëm me veprime politike.

Kryeministri Kurti këto dy vitet e fundit shumë shpesh ka ndërrmarrë veprime që lidhen me komunitetin serb dhe sidomos në veriun e Kosovës pa u konsultuar dhe koordinuar me komunitetin ndërkombëtar. Ndërsa në anën tjetër kur situata ka pas rrezik të dalë nga kontrolli, ai ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të KFOR. Problemet me veriun e Kosovës janë politike dhe ato mund të zgjidhen vetëm me veprime politike. Përdorimi i policisë nuk është mënyra më efikase për ta shtuar sundimin e rendit dhe ligjit atje, përkundrazi mund të ngrisë tensione dhe mund t’i afroj edhe më shumë qytetarët serbë që jetojnë në atë pjesë me Serbinë e jo të ndihmojë integrimin e tyre në Kosovë”, shprehet ajo.

Sipas saj, Kurti duhet të tregoj më shumë seriozitet në procesin e bisedimeve, madje edhe ndërmjetësit ndërkombëta, sidomos me SHBA.

Prandaj, kryeministri Kurti duhet të tregoj seriozitet në procesin e bisedimeve dhe në koordinim me ndërmjetësit ndërkombëtar e sidomos me SHBA të fillojë hartimin e statutit të Asociacionit dhe të kërkoj arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë që do i jepte fund konfliktit të hapur dhe do i hapte rrugë Kosovës drejt integrimit në mekanizma e oragnizata ndërkombëtare”, përfundon ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat