“Kosova po zbaton sovranitetin e saj”/ Pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, reagon Shabani: BE-ja, nën drejtimin e Stanos...

Politika

“Kosova po zbaton sovranitetin e saj”/ Pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, reagon Shabani: BE-ja, nën drejtimin e Stanos...

Nga: A.SH Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 21:12
Albin Kurti

Pas dy vendimeve që mori Qeveria e Kosovës, në lidhje për mos përdorimin e dinarit dhe mbylljen e zyrave paralele serbe, situata nuk qëndron mirë në Prishtinë. Për këtë ka pasur reagime të shumta nga faktori ndërkombëtar.

SHBA-ja është kategorike që këto vendime të tërhiqen duke thënë se ndezin tesnione, e të njejtit mendim është edhe BE-ja, e cila veprimet e autoriteteve të Kosovës që BE-ja i ka quajtur “të njëanshme dhe shqetësuese”.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Kosova është duke bërë atë që në fakt është e obliguar të bëjë Serbia në kontekstin e dialogut.

Deklarata e Zëdhënësit për Punë të Jashtme të BE-së, Peter Stano për operacionet e fundit policore kundër subjekteve të drejtuara nga Serbia: "BE vëren me shqetësim të madh operacionet e Policisë Speciale në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia. BE-ja i kërkon Kosovës edhe një herë që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t'i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kosova është duke bërë atë që është e obliguar në fakt Serbia në kontekstin e dialogut, eliminimin e strukturave paralele që do ta minonin shtetin e Kosovës, në të cilën do të kontribuonte edhe Asociacioni. Qëllimi i dialogut nuk duhet të jetë minimi i shtetit të Kosovës. Pra, për çfarë fajësohet Kosova këtu?

Peter Stano ka shtrënguar duart për vendimin e guximshëm të Kosovës për mbylljen e operacioneve të paligjshme ushtarake serbe, vetëm 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës”, thotë ai.

Tutje, Shabani deklaron se Stano po ankohet për shqetësimin e shkaktuar në komunitetin serb, duke thënë se me këtë po i jep përparësi shqetësimit burokratik mbi sigurinë kombëtare.

“Derisa Kosova e zbaton sovranitetin e saj duke mbyllur zyrat e lidhura me të njëjtin regjim të njohur për historinë e saj brutale, z. Stano ankohet për shqetësimin e shkaktuar në komunitetin lokal serb – duke i dhënë përparësi shqetësimit burokratik mbi sigurinë kombëtare. Kjo vjen pasi strukturat e përmendura ndihmuan një sulm të armatosur që mori jetën e oficerëve kosovarë, duke përfshirë vrasjen e fundit të Afrim Bunjakut në sulmet e Banjskës të udhëhequr nga grupi i Milan Radoiçiç i financuar, trajnuar, armatosur dhe kontrolluar nga Beogradi i Aleksandar Vuçiqit, i cili u përpoq të merrte territorin verior të Kosovës.

BE-ja, nën drejtimin e Stanos, sugjeron përballje diplomatike për të zgjidhur këto gjëra të vogla, duke pastruar aktet flagrante të agresionit si thërrime nga një tryezë.

Me aftësinë e BE-së për nënvlerësim dhe një prirje për masa reaktive dhe jo proaktive, mund të argumentohet se deklarata e Stanos mund të jetë më pak për të shprehur shqetësimin e vërtetë dhe më shumë për ruajtjen e dekorit të madhështisë diplomatike”, thekson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat