“Po përgatitet kurthi për ndarjen e Kosovës”/ Analisti ‘godet’ Grenellin: Furishëm i shkoi Thaçit në zyre, pastaj iu vërsul Kurtit...!

Politika

“Po përgatitet kurthi për ndarjen e Kosovës”/ Analisti ‘godet’ Grenellin: Furishëm i shkoi Thaçit në zyre, pastaj iu vërsul Kurtit...!

Nga: N. Shaqiri Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 22:23
Richard Grenell dhe Albin Kurti

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialog Kosovë – Serbi, Richard Grenell, vazhdon të mbetet akoma aktiv duke komentuar për situatën politikë në Kosovë e Serbi.

Grenell, në komentet e tij, akuzon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ngecje në dialog, por edhe për çështjet tjera politike, e që kanë të bëjnë në veçanti me serbët dhe Serbinë.

Grenell kur ta të bëjë Kosova e Serbia, ai përplaset edhe me analistë e politikanë ndërkombëtarë. Normalisht Grenell është në anën e Serbisë dhe Vuçiqit.

Për këto deklarata të Grenellit, ka reaguar profesori dhe analisti politik i cili jeton dhe vepron në SHBA, Binak Maxharraj.

Ai e ka kritikuar ish të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialog Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ku edhe ka dhënë detaje kronologjike prej që ai ishte emëruar në këtë post.

Maxharraj thotë se, Grenell që në fillim ishte angazhuar në ballë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një marrëveshje e cila nuk ndodhi.

Maxharraj thotë se Grenell ishte i dështuar në rolin e tij.

“Në vend se të bente trysni në Serbinë dhe presidentin Vuçiq për të gjitha turbulencat politike në veriun e Kosovës përmes lojës së pisët me serbët e veriut përmes kriminelëve dhe bandave kriminele me në krye me Radoiçiqin dhe Veselinoviqin e shumë të tjerë, të cilet me kohë Amerika i kishte në listën e zezë si persona “non grata” të korruptuar të cilët shkaktonin eksese në veri çdo herë kur kjo i duhej Vuçiqit me protesta, barikada, me bllokim të rrugëve, deri edhe në kacafytj me KFOR-in dhe me policinë e Kosovës”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Profesori pohon se Grenell është dashur të detyronte Serbinë që të mos luaj lojëra me Kosovën, por ai iu vërsul Albin Kurtit.

“Pos kësaj ky proserbi Grebell ishte përtej mase i irrituar në Albin Kurtin edhe për shkak të asaj se Kurti nuk e përfilli thirrjen e Hashim Thaçit të shkoj në një takim me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë. Albin Kurti si një kryeministër i pakorruptuar e kishte nuhatur me kohë andaj e refuzoi këtë takim. Ai zbuloi se po përgatitej kurtha midis Thaçit, Vuçiqit dhe Grenellit për ndarjen e Kosovës duke thenë se “unë nuk shkojë në atë takimin në Shtëpinë e Bardhë, pra atje ku e prisnin thikat për të ia ngulë hartës së Kosovës””, potencon profesori.

Sipas tij, këtë më vonë e vërtetoi edhe këshilltari i presidentit Trump, Joe Bollton duke theksuar se ekzistonte plani për ndarjen e Kosovës.

“Por, mllefi i tij nuk hiqej, ai erdhi në prishtinë si vetëtima dhe iu dha afat vetëm shtatë ditë për të rrëzuar Qeverinë Kurti. Furishëm i shkoi Thaçit në zyre duke i thënë ‘se duhet hequr qafe atë njeri’. Dhe kështu ndodhi. Thaçi, Mustafa e Haradinaj e përgatitën planin për mocion për rrëzimin në Parlament të Qeverisë Kurti çka ndodhi, duke e bë Avdullah Hotin kryeministër, servil i Thaçit, Musafës, por ndarja e Kosovës kishte marrë erë dhe ajo nuk ndodhi”, shprehet ai.

Megjithatë, në Shtëpinë e Bardhë ndodhi një takim mes kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hotit dhe Aleksandër Vuçiqit në zyrën e presidentit Donalt Trump.

“Aty edhe u nënshkruan disa marrëveshje jokredibile ekonomike, pasi që nënshkrimet e Hotit e Vuçiqit ishin dhënë të ndara, jo të vlefshme ndërkombëtarisht. E mira e këtij takimi ishte vetëm preisoni i Trump te Izraeli që të njohë Kosovës, çka edhe ndodhi. Sot pas tri viteve asgjë nga ato marrëveshje nuk është zbatuar dhe janë inegzistente”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat