“Fitorja e Donald Trump, katastrofike për Ballkanin”/ Analisti vjen me një parashikim – ja skenari që mund të ndodhë!

Politika

“Fitorja e Donald Trump, katastrofike për Ballkanin”/ Analisti vjen me një parashikim – ja skenari që mund të ndodhë!

Nga: M.H Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:08
Donald Trump

Daniel Serwer, njohës i hershëm i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe profesor amerikan, ka folur me tone kritike për rolin e misionit ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe ndikimin e Beogradit në Republika Serpska.

Serwer tha se amerikanët duhet t’i kundërvihen kësaj situate dhe ta përmirësojnë, jo vetëm në Bosnje, por edhe në Kosovë, në Mal të Zi, madje edhe në Maqedoni.

Duke folur për pritshmëritë në Ballkanin Perëndimor nga zgjedhjet Presidenciale në Shtetet e Bashkuara dhe parashikimet se në rast të zgjedhjes së Donald Trumpit NATO-ja nuk do të ekzistojë, ai tha se nuk beson në fitoren e republikanit Donald Trump.

“Trump përfundimisht do të ishte katastrofë për Ballkanin. Ai e thotë hapur çdo ditë, se do t’ia dorëzonte Ballkanin Beogradit dhe ky do të ishte fundi. NATO-ja nuk është e dobët, NATO-ja është e fuqishme. Me presidentin Biden ndihmoi Ukrainën të luftojë në këtë luftë të vështirë kundër Rusisë”, u shpreh ai.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Hidajet Ahmeti.

Ai thotë se politika amerikane nuk mund të ndryshoj nëse nuk është presidenti i njejtë.

“Politikat amerikane janë strategjike dhe nuk ndryshojnë me ndryshimin e presidenit. Edhe pse SHBA-ja ka sistem presidencial, fuqinë absolute në vendimmarrje nuk e ka vetëm presidenti. Mekanizmat e kontrollit shtetoror, por edhe balanci i pushteteve nuk i jep fuqi një institucioni vendimarrës”, thotë ai.

Ndër të tjera, analisti shton që miqësinë e Kosovës më SHBA-të nuk mund ta dëmtoj një individ sado i fuqishëm që mund të jetë.

“Trump edhe mund të fitoj, por nuk mendoj se politika amerikane mund të ndryshoj në raport me Ballkanin, saktësisht me shtetin e Kosovës. Miqësinë e Kosovës më SHBA-të nuk mund ta dëmtoj një individ sado i fuqishëm që mund të jetë, por SHBA-të do të vazhdojnë ta përkrahin shtetin e Kosovës në rrugën e anëtarsimit në mekanizmat ndërkombëtar, por edhe fuqizimin e brendshëm”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat