“Para se të shpërthen lufta e re në Evropë”/ Profesori: Ja kush e kërkon dënimin e Aleksandër Vuçiçit!

Politika

“Para se të shpërthen lufta e re në Evropë”/ Profesori: Ja kush e kërkon dënimin e Aleksandër Vuçiçit!

Nga: A.SH Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 21:02
Terroristët serbë duke ikur

Gjendja në Kosovë politikisht nuk është e favorshme. Vendimet e fundit që i mori qeveria e Kosovës për ndalimin e dinarit dhe mbylljen zyrave paralele serbe, ka ngjallur shumë reagime nga faktori ndërkombëtar, me theks të veçantë, Amerika dhe BE.

Profesori Muhamet Kelmendi në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se zërt janë shtuar në perëndim për dënimin e politikës së Vçiçit dhe vet atë.

Profesori shtjellon disa nga shkrimet e gazetarëve të huaj të cilët duan dënimin e politikes serbe.

“Në perëndim janë shtuar zërat për të dënuar shtetin serb, politikën agresive naionalraciste serbe dhe vet Aleksander Vuçiçin me klikën e vet.

Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung, që është një gazetë ditore shumë e respektuar në opinionin gjerman, i kushton një artikull të gjatë gjendjes dhe agresionit serb, politikës ndërkombëtare dhe rrezikut për luftë.

Analiza është e drejta dhe shumë konstruktive për çështjen.

Artikulli i gazetarit Michael Martens, të botuar në prifilin e tij, në platformën "x", është një analizë që i bënë gazetari gjendjes në Ballkan, ne UE, në SHBA, agresionit rus dhe tërë gjendjes, që drejtpërdrejtë ka lidhje me Ballkanin Perëndimor.

Artikulli i ka disa pjesë:

1. Lufta agresive në Ukrainë dhe municioni, armët dhe gjërat tjera ushtarake që Serbia me ndihmën e NATO-së, të prodhuara në Serbi i dërgohen Ukrainës.

Në kuadër të mjeteve përmendet municioni, që është shumë preciz dhe kualitativ, raketat me veprim të gjatë dhe mjetet tjera luftarake. Këto i dërgon Serbia në Ukrainë.

2. Zgjedhjet në SHBA, duke marrë si pikëvështrim, fitoren e Trumpit, në zgjedhjet presidenciale, mund të bëjnë ndryshim të tërë gjendjes në Ballkan.

Z.Martes konkludon, duke u mbështetur në punimin e z.Grenell, të botuar kohët e fundit, që është shumë kritik ndaj z.Kurti, lidhur me ndalesën e dinarit, dhe ku kërkohet ndryshim i qasjes amerikane në favor të Beogradi, është domethënës për politikën e z.Trump.

Rreziku, më i madh, shprehet autori, është për Bosnjen e Hercegovinën dhe për Kosovën. Agresionit serb fiton në peshë dhe Kosova e Republika Serbe janë vatrat e para të veprimit agresiv serb”, shpjegon ai.

Ai përmend edhe Server-in dhe Roth-in, të cilët dënojnë ashpër politikën serbe në raport me Kosovën.

"Fitorja e z.Tramp ne SHBA është rrezik permanent për agresionin serb në Kosovë", shprehet z.Martens.

Mendimet e tilla kanë ardhur edhe nga politikan gjerman, anglez, austrian dhe amerikan.

Z.Server bënë thirrje për syçeltësi dhe për një angazhim të të gjitha forcave në Kosovë për të ruajtur shtetin e pavarur të Kosovës.

Michael Ruth, deputet i SPD, në Bundestagun gjerman, kërkon nga SHBA që të dënon politikën agresive të Beogradit dhe agresioni kriminal në Banjskë.

Z.Ruth bënë krahasim midis terrorit në Banjskë dhe ndalimit të dinarit në Republikë dhe kërkon që të dënohet agresioni kriminal serb. E jo ndalesa e dinarit, që është e drejtë e Republikës së Kosovës.

Mendime mbi këtë çështje ka shumë. Të gjithë bëjnë thirrje për dënimin e Aleksander Vuçiçit dhe të politikës së Beogradit. Kërkohet të veprohet me përkushtim, derisa është herët, para se të shpërthen lufta e re në Evropë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat