Geci për krerët e UÇK-së: Disa duhej të përballeshin me “Naganin”, e disa para popullit, jo të dërgoheshin në Hagë për t’u dukur si heronj

Politika

Geci për krerët e UÇK-së: Disa duhej të përballeshin me “Naganin”, e disa para popullit, jo të dërgoheshin në Hagë për t’u dukur si heronj

Nga: N. Shaqiri Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 23:10
Krerët e UÇK-së në Hagë

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka folur për rreziqet që po i kanosen popullit shqiptar, e në veçanti Kosovës.

Ai thotë se, kombi shqiptar po ecë ende nëpër errësirë, duke iu ekspozuar rreziqeve të krijuara nga vet Evropa, me ndihmën e tradhtarëve të brendshëm.

Geci thotë se, sot shqiptarët janë të rrezikuar nga dy faktorë.

“Nga faktori i jashtëm, por edhe nga faktori i brendshëm, nga ata që dje e nënshkruan dhe e ratifikuan tradhtinë në parlament, me një fjalë e shitën atdheun për ta shpëtuar Polarin dhe rrethin e tij, për t’i ruajtur kolltuqet e pushtetit, për të vjedhur dhe plaçkitur këtë vend, njësoj si Enver Hoxha dikur. Ai Enver Hoxha i cili për të qëndruar në pushtet ia pat bërë Kosovën tapi Serbisë, e sa për shqiptarë të vendeve për rreth as që bëhej fjalë……!”, thotë ai.

Sipas tij, shqiptarët ende po ecin rreziqeve të ekspozuara nga Evropa, për t’ua shuar orekset sllave, dhe për t’u shmangur kërcënimeve të tyre.

“Sa herë Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët kërkojnë t’i bashkohen Evropës dalin grabitësit e tokave shqiptare dhe kundërshtojnë hyrjen e shqiptarëve në BE dhe institucione tjera ndërkombëtare. Kështuqë as Shqipëria, as Kosova sot s’ka fuqi që t’i mbrojnë shqiptarët në tokat e tyre Iliro Dardane të shpërndara në 5 shtete”, shton Geci.

Ai pohon se, politika e opozitarëve është e rreshtuar pas tradhtarëve.

“Kjo opozitë e rreshtuar pas tradhtarëve, vrasësve të atdhetarëve, plaçkitësve, dhe shitsëve të atdheut, e kishte pru në rrezik sigurinë e Kosovës, deri të shpërbërja, njëherë me tentim ndarje, e më vonë me zajednicë, si dhe dhe me marrëveshjen për ekstra territoreve për manastiret serbe”, potencon ai.

Sipas tij, shqiptarët kanë humbur shumë kohë nëpër histori duke u përballë me vetvetën, dhe duke mos i ndëshkuar tradhtarët, por duke i zgjedhur me votë vrasësit e politikës kombëtare e që ishin edhe shkatërruesit e atdheut tonë.

“Të tillët duhet të ishin para përgjegjësisë kombëtare e gjyqësore të Kosovës, që të marrin dënimet në emër të popullit. Disa nga tradhtarët me emra duhej të përballeshin me “Naganin” e Avni Rrustemit, e disa tjerë më të vegjël para gjyqit të popullit dhe jo të dërgohen në Hagë për t’ua paguar harxhimet dhe avokatët, për t’u dukur si heronj”, potencon Geci.

Ai shton tutje se, të dyshuarit e Hagës duhej të përgjigjeshin para gjyqeve të Kosovës për vrasje të atdhetarëve të LDK-së dhe për dëmet që ua kanë bërë atdheut.

“Padrejtësia e madhe historike, e realizuar me dhunë dhe gjenocid mbi kombin shqiptar, me bekimin e Evropës “njerkë” ndaj nesh që e copëtuan atdheun tonë në pesë shtete, edhe sot po e njëjta Evropë me avazin e saj të moçëm, me lojën e saj të zakonshme ndaj nesh si komb po tenton ta përmbushë Serbinë me krejt çka ajo dëshiron, duke i mbështetur tradhtarët e brendshëm që ta ndajnë edhe këtë pak tokë që na ka mbetur…!”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat