Vizita e ministrit gjerman në Kosovë - Këto ishin mesazhet që përçoi!

Politika

Vizita e ministrit gjerman në Kosovë - Këto ishin mesazhet që përçoi!

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 8 shkurt 2024 Në ora: 08:11
Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Situata në Kosovë po vazhdon të jetë “e tensionuar”.

Së fundi Qeveria e Kosovës mori dy vendime të cilat bënë që ndërkombëtarët të ‘ngrihen’ në këmbë.

Këtë vendime kanë të bëjnë me ndalimin e dinarit dhe mbylljen e zyrave paralele serbe në Kosovë.

Nuk shkoi shumë kohe dhe, ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius ishte për vizitë në Kosovë.

Ai kishte thënë se Gjermania pas SHBA-së është një nga mbështetësit më ta madh për Kosovën si në aspektin civil dhe atë ushtarakë dhe “kështu do të vazhdojë, këtë ua sigurojë”.

Madje, ai ka deklaruar se “stabiliteti i Kosovës është një çështje e veçantë për ne, dhe ne dimë që stabiliteti në Ballkan ka pas ndikim në gjithë Evropën”, tha ai.

Shala: Vizita e Ministrit të Mbrojtjes se Gjermanisë është një tjetër garancë politike

Image
Eksperti i sigurisë Drizan Shala

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, në një përgjigje për “Bota sot”, duke folur për situatën e sigurisë, thotë se është e brishtë në një pjesë të territorit, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë zhvillime në varësi të interesave të Beogradit.

“Siguria në Kosovë tani më është duke u trajtuar nga shtetet kyçe si qendër potencial për të qenë vatër e re e ndonjë krize me përmasa rajonale nga zhvillimet që janë duke planifikuar të ndodhin nga ri-pozicionimi i luftimeve në Ukrainë dhe impaket tjera gjeopolitike në Lindjen e Mesme.

Siguria e Kosovës është e brishtë në një pjesë të territorit të vendit që mund të ketë zhvillime në varësi të interesave politike të faktorëve të Beogradit që mund t’i aktivizojë strukturat e tyre kriminale për të jetësuar ndonjë interes të përkohshëm politik brenda hapësirës së interesave të Republikës së Kosovës në aspektin e sigurisë”, thotë ai.

Sa i përket vizitës së ministrit gjerman, Shala thotë se mund informacionet mund t’i ketë struktura e sigurisë së shtetit gjerman nga Beogradi duke shtuar se mund të ketë sjellur në lëvizje nivelin politik për të përçuar mesazhin ndaj zhvillimeve në prapavi që janë duke u zhvilluar dhe trajtuar nga elementi ruso-serb.

“Vizita e Ministrit të Mbrojtjes se Gjermanisë është një tjetër garancë politike që informacionet që mund t’i kenë strukturat e sigurisë së shtetit gjerman nga Beogradi kanë sjellur në lëvizje nivelin politik për të përçuar mesazhin ndaj zhvillimeve në prapavi që janë duke u zhvilluar dhe trajtuar nga elementi ruso-serb.

Avancimi i deklaratave që Gjermania do të mbrojë Kosovën edhe në formën dhe formatin ushtarak është një goditje për politikën e proklamuar të Vuqiqit që më 17 dhjetor 2023 patë theksuar që do të ketë zhvillime në drejtim të krijimit të ashtu quajtur Botës Serbe.

Kosova ka vazhduar që të pozicionohet në aspektin strategjik me disa nga partnerët tanë që kanë dhe janë duke mbështetur nivelin politik por edhe atë të sigurisë duke forcuar në çdo formë dhe mënyrë në rast të ndonjë ballafaqimit me çfarë do forme të paraqitjes së kërcënimit real nga Beogradi në drejtim të Kosovës”, përfundon ai.

Haziri: Vizita e ministrit gjerman nuk ishte e lidhur enkas me situatën e sigurisë në Kosovë

Image
Analisti Nexhat Haziri

Analisti Nexhat Haziri thotë se vizita e ministrit gjerman dha disa mesazhe në Kosovë, me theks të veçantë që Qeveria e Ksoovës të jetë më e përkushtuar në procesin e dialogut me Serbinë dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga ky proces.

“Çdo forcim i marrëdhënieve të Kosovës me shtetet perëndimore, sidomos me ato që konsiderohen fuqi politike, ekonomike dhe ushtarake është hap poztitiv që garanton që edhe Kosova të ecë në drejtim të zhvillimit politik, ekonomik, dhe sfera të tjera të interesit.

Vizita e ministrit gjerman të mbrojtes Boris Pistorius, përtej asaj që u shfaq në publik që ishin shumë të rëndësishme siç janë bashkëpunimet edhe në fushën e sigurisë, solli edhe mesazhet e qarta për qeverinë e Kosovës, se kjo e fundit duhet të jetë më e përkushtuar në procesin e dialogut me Serbinë dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga ky proces. Po ashtu Pistorius solli në Prishtinë edhe porosinë e qeverisë gjermane për çështjen e dinarit të Serbisë dhe vendimine fundit të BKQ-së, ku kërkoi që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet”, thotë ai.

I kundërt me Shalën, Haziri thotë se kjo vizitë nuk ishte e lidhur enkas me situatën e sigurisë në Kosovë, duke shtuar se ndihmat ishin për FKS-në, për kërkim-shpëtim.

“Ndërsa sa i përket ndihamve të FSK-në është lajm i mirë dhe këto ndihma janë për kërkim shpëtim, ku FSK-ja ka një profesionalizëm të lartë që e ka dëshmuar në shumë ngjarje të fatkeqësive natyrore, siç ishte tërmeti në Turqi të cilin e potencoi edhe ministri gjerman Pistorius. Unë nuk e shoh se ky takim apo kjo vizitë e ministrit gjerman ishte e lidhur enkas me situatën e sigurisë në Kosovë, pasi edhe pse deklarohet si e brishtë sidomos në raport me Serbinë, nuk ka idikacione se mund të keqësohet e të përshkallëzojë në një konflikt apo luftë”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat