A i duhet shtetit tonë njohja e Serbisë?/ “Drafti i BE-së që rrezikon seriozisht Kosovën”

Politika

A i duhet shtetit tonë njohja e Serbisë?/ “Drafti i BE-së që rrezikon seriozisht Kosovën”

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 8 shkurt 2024 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Rasti i dinarit po vazhdon ende ta ‘penalizojë’ Kosovën. Ndonëse nuk është marrë ndonjë vendim kundër Kosovës, kundërshtime të shumta ka pasur për këtë vendim të Bankës Qendrore të Kosovës.

Pavarësisht se nga njohësit e ekonomisë, ky vendim është thënë se ishte dashur të merrej disa dekada më parë, tani nuk ka vend për kundërshtime.

Mirëpo, rasti i kundërshtimit të vendimit për dinarin nga Serbia a duhet të jetë një arsye më e fortë që Kosova të mos e kërkoj njohjen nga Serbia dhe as të mos e njoh Serbinë si shtet?

Pse duhet të jetë e rëndësishme për Kosovën njohja nga një shtet armik siҫ është Serbia e cila vazhdon ta luftojë shtetin në mënyra të ndryshme?

Burjani: Serbia ka folur qartë se nuk e pranon Marrëveshjen e Ohrit

Image
Blerim Burjani

Lidhur me këtë ҫështje, njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani thotë për ‘Bota sot’ se, nuk duhet të jetë e rëndësishme njohja e një shteti armik si Serbia, sipas tij ky shtet tashmë ka treguar se nuk e pranon Marrëveshjen e Ohrit.

Serbia ka folur qartë se nuk e pranon Marrëveshjen e Ohrit, ky ka qenë sinjali i fundit dhe i qartë se BE dhe SHBA nuk kanë çka kërkojnë më tutje nga Serbia, reagimi i fundit i BE se Serbia nuk e pranon marrëveshjen e Ohrit ishte plotësisht zhgënjyes dhe i papranushëm, rasti i Banjskës ishte arsyje që Serbia nuk mund të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive, se ky asociacion mund të jetë faktor gjithmonë kërcënues ndaj sigurisë në Kosovë”, thotë Burjani.

Tutje, juristi thotë se një drafti i BE-së për asociacionin do të qonte tek krijimi i një mini-shteti në Kosovë.

Drafti i fundit i BE për asociacionin është i papranushëm që do të thotë se hapi tjetër i ndryshimit të statutit mund të qoj drejtë mini-shtetit në shtet të Kosovës në të ardhmen jo të largët, pra krijimi i konceptit autonomi e zgjeruar apo diskurs special”, vlerëson ai.

Ai thotë se tash po dihet qartë se sistemi komplet paralel serb të shndërrohet në entitet juridik të plotë me valutë dinarin, krijimi i një shteti të vogël sponsorizim përmes draftit modern evropian është në kundërshtim me shtetin unitar, me arbitrazh është plotësisht i papranushëm, arbitrazhi është menduar si ndërmjetësim në mes problemeve të qeverisë së Kosovës dhe asociacionit.

Gjykata Kushtetuese gjysmën e këtij drafti mund të vlerësoj kundër kushtetuese. Dinari nuk mund të jetë preteks i Serbisë të mos e njohë Kosovën, sepse Serbia e di mirë se shtetet kanë valutën e tyre dhe nuk mund të kenë valutë tjetër. Kosova është shtet, rast efektive dhe duhet të punojë gjithnjë e më shumë për të shtrirë sovranitetin të krijohet shtet efektive me rend dhe ligj në tërë territorin e vet. Kosova është shtet që funksionon realisht dhe efektivisht bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe se askund nuk shkruan se një shtet nuk mund të ekzistoj nëse nuk e njeh OKB. Shembuj të shumtë ka pas të tillë në praktika ndërkombëtare, kështu që edhe Serbia nuk e njeh”, thekson Burjani.

Ai thotë poashtu se, Kosova është shtet në të gjitha atributet e një shteti demokratik, njohja është më shumë individuale.

Kuptohet se do të ishte shumë e dobishme që Serbia ta njohë Kosovën, kështu së paku do të dihej se janë dy shtete fqinje. Pra, dy shtete fqinje, rëndësia do të ishte se ekzistojnë dy shtete të pavarura dhe kërkojnë integrim dhe anëtarësim në BE, pastaj rajoni i Ballkanit do t’i kishte të qartë kufijtë shtetëror. Më lehtë do të anëtarësohej në BE dhe OKB. Pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën do të mund ta njihnin më lehtë Kosovën”, vlerëson Burjani.

Mehmeti: Dinari në Kosovë nuk guxon të përdoret në banka, si valutë zyrtare e shtetit

Poashtu, për këtë ka folur edhe njohësi i ҫështjeve politike, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai vlerëson se, njohja është me rëndësi sepse përmbyll përgjithnjë rrezikun e konfliktit, edhe pse vështirë të ndodhi kjo kur dihet kush është Serbia.

Në këtë kuptim duhet thënë se Serbisë i intereson mbajtja e gjendjes pezull, derisa Kosova kërkon qetësi dhe siguri për të ecur tutje. Dinari në Kosovë nuk guxon të përdoret në banka, si valutë zyrtare e shtetit, por kjo ҫështje ka shfaqur edhe njëherë fytyrën e vërtetë të Serbisë.

Me një shtet të etur për gjak si Serbia, Kosova duhet armatoset, veҫ forca e ndal Serbinë. Veҫ forca e detyron Serbinë të " ulë bishtin", në dialog gjithnjë kanë mashtruar”, vlerëson Mehmeti për ‘Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat