Profesori nga Presheva ngrit shqetësimin: Serbia e zvogëlon buxhetin për Këshillin Kombëtar të pakicës shqiptare

Politika

Profesori nga Presheva ngrit shqetësimin: Serbia e zvogëlon buxhetin për Këshillin Kombëtar të pakicës shqiptare

Nga: A.SH. Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Serbia çdo gjë po bën të asimilojë shqiptarët që jetojnë në Kosovën Lindore. Nga ana tjetër është kjo po Serbi e cila po mundohet me çdo kusht të themelojë Asociacionin në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Kurse, se çfarë bën Serbia me shqiptarët që jetojnë në Preshevë, atë nuk e ngrit askush si shqetësim.

Profesori nga Presheva Refik Hasani, ka ngritur një shqetësim i cili po ndodh në Kosovën Lindore.

Atje, Këshillit kombëtar të Pakicës shqiptare Serbia i ka zvogëluar buxhetin.

“Funksionimi i Këshillit Kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi, sipas ligjit të vitit 2009, është organ përfaqësues i pakicës nacionale shqiptare në Republikën e Serbisë.

Këshilli, përbëhet nga anëtarët, kryesia, organi ekzekutiv që përbëhet nga Komisioni për Arsim, për informim, për Kulturë dhe Komisioni për përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.

Ligjërisht Këshilli për pjestarët e pakicës shqiptare, ka autoritetin për realizimin e disa të drejtave specifike mbi ruajtjen e të drejtave në fushën arsimore në gjuhën e komunitetit si dhe në fushën e kulturës, informacionit dhe në disa fusha tjera”, thotë ai.

Image
Profesori nga Presheva Refik Hasani

Më tej, ai nënvizon se Serbia i kandalur mbi 1 million dinar këtij Këshilli, dhe tani ky Këshill ka para vetëm sa për të mbuluar të punësuarit.

Serbia kështu po vepron me kontradikta, sepse siç thotë Hasani Serbia nuk mund në njërën anë po kushtëzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën, në formimin e asosciacionit të Komunave të pakicës Serbe në Kosovë, kurse në anën tjerë t’ua mohon të drejtat themelore të njeriut dhe atyre kolektive shqiptarëve në Serbi.

“Për mbullimin në realizim të këtyre të drejtave, duhet buxhet i mjaftueshëm të ndahet çdo vit, dhe për vitin 2024, Qeveria e Serbisë për Këshillin Kombëtar të pakicës shqiptare në Serbi, ka ulur për mbi 1 milion dinarë buxhetin për këtë Këshill.

Ky Këshill, tani ka mbetur me një buxhet, sa për të mbuluar të punësuarit, që përbëhen pasi kanë kaluar edhe zgjedhjet për këtë Këshill.

Zvogëlimi i buxhetit është si një farsë e radhës që po krijon Serbia, para ndërkombëtarëve që ka Këshilli të pakicës, por nuk ndan mjete buxhetore, që vërtetë këto këshilla të posedojnë mjete finnaciare për ruajtjen e të drejtave për fushat për çka janë edhe themeluar.

Serbia nuk mund në njërën anë të kushtëzon zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën, në formimin e asosciacionit të Komunave të pakicës Serbe në Kosovë, kurse në anën tjerë t’ua mohon të drejtat themelore të njeriut dhe atyre kolektive shqiptarëve në Serbi, veçmas që përfshin Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, dhe Krahinën e Sanxhakut.

Kur, kemi një diskriminim më të madh në këtë pjesë të Evropës si dy rajone më të pazhvilluara, nuk është e pa pritur ku për vitin 2024, zvogëlohet buxheti. 

Zvogëlimi i mjeteve buxhetore, për pakicën shqiptare në Serbi, nuk arsyetohet në asnjë mënyrë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat