“Skandaloze, e tmerrshme”, akuza të rënda ndaj Ramës: Nuk guxon nga ky politikan ta ndihmojë ushtrinë e Kosovës

Politika

“Skandaloze, e tmerrshme”, akuza të rënda ndaj Ramës: Nuk guxon nga ky politikan ta ndihmojë ushtrinë e Kosovës

Nga: A.ZH. Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 18:11
Edi Rama

Kuvendi i Shqipërisë, në një seancë plenare të mbajtur dje, refuzoi propozimin e kreut të Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, për sigurinë kombëtare dhe rialokimin e 50 milionë dollarëve, si ndihmë ushtarake për Kosovën.

Në seancën që zgjati vetëm 21 minuta, propozimi i opozitarit Basha, u hodh poshtë me 75 vota kundër nga socialistët.

Për këtë vendim të Kuvendit të Shqipërisë, ka reaguar analisti politik Binak Maxharraj. Ai ka thënë për gazetën “Bota sot”, se nuk është pritur diçka më mirë për Kosovën nga kryeministri Edi Rama, për shkak të lidhjes së tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Këto ditë, Kuvendit të Shqipërisë i erdhi një kërkesë nga opozita, pikërisht nga Lulzim Basha, i cili kërkoi të ndahen 50 milionë dollarë nga buxheti i shtetit si ndihmë për ushtrinë e Kosovës për të rritur fuqinë mbrojtëse dhe sigurinë e Kosovës.

Por, dje Kuvendi i Shqipërisë i dominuar nga socialistët e Edi Ramës, e refuzoi këtë kërkesë duke e votuar me 75 vota kundër të deputetëve socialistë

Image
Binak Maxharraj

As që është pritë diçka më mirë nga ky satrap i kombit, i cili me siguri nuk ka guxuar të veprojë nga “vëllau” i tij serb Aleksandër Vuçiq, i cili është armiku më i madh i shqiptarëve”, është shprehur analisti.

Ai ka hedhur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ai vetëm po e denigron dhe turpëron kombin shqiptar.

Nuk e di se çfarë soji njeriu është ky far Edi Kristaq Rama. Ndoshta nuk je grek, por as serb, por më së paku je shqiptar. Sepse, greku dhe serbi angazhohen deri në vdekje duke e mbrojtë vendin e tyre, ata vdesin duke e ruajtë nderin dhe virtytet e kombit të tyre, ata nuk lënë "shibël me ra" në pastërtinë e kombit të tyre.

Po ti çfarë bën për ta mbrojtur kombin tënd? Asgjë, vetëm se e denigron, e nënçmon, e përdhunon. Turp që s’kapërdihet.

Ti Edi Dreq-Rama vepron kundër kombit tënd, ti nuk ke fare ndjenja dhe dashuri për kombin tënd.

Ti Edi Dreq-Rama bëhesh bashkë me djallin dhe të birin e tij, ti bëhesh bashkë me armiqtë e kombit.

Ti bëhesh bashkë me grekun dhe serbin, bën aleanca të turpshme me ta, për ta dëmtuar kombin, shqiptarinë, ti për hatër të serbit dhe grekut bën lojën më të turpshme djallëzore ndaj bashkëkombësve tu, ti luan lojërat më të turpshme me ta në dëm të shqiptarisë, ti vepron kështu sikur Kosova të mos ishte pjesë e kombit, ti krijon barriera gjithëkombëtare, ti për çdo ditë e më shumë krijon barriera midis dy pjesëve të kombit, Shqipërisë dhe Kosovës”, ka theksuar më tej Maxharraj.

Sipas analistit, Rama nuk guxon të bëjë asnjë të mirë për shqiptarët, për shkak të “vëllazërisë” me Vuçiqin. Kjo siç ka thënë ai, u tregua edhe me votimin e djeshëm, duke e quajtur këtë një skandal dhe një turp për Ramën.

Skandaloze, e mjerueshme, e tmerrshme dhe e turpshme për ty! Dhe turpi yt po vazhdon pa fije turpi, sepse dreqërit nuk kanë turp, i sojit të tillë je ti!

Çfarë pjelle je ti Edi Rama, që sillesh kështu ndaj kombit tënd, a mos je vallë pjellë e ardhur diku nga Malet e Karpateve me sojin “tënd” Vuçiq, të cilin e ke më shumë se shok, vet e ke deklaruar se e ke vëlla dhe nuk guxon të bësh asnjë të mirë për shqiptarët. Këtë e ke treguar në shumë raste, e tregove edhe dje kur u frikësove ti ndash 50 milionë dollarë për ushtrinë e Kosovës, e cila në esencë është edhe ushtri e jotja.

Pse, o satrapi Edi Rama i frikësohesh aq shumë serbit Vuçiq, i cili t’i ka mpirë mendët, të ka pushtuar të gjithin, nuk guxon të lëvizësh nga ai, nuk bën asgjë pa e pyetur atë.

Hajt, o satrap me brirë, tregoji këtij populli se çfarë do të bësh nëse nesër e sulmon vëllau yt Vuçiq Kosovën. Asgjë, bile as kufirin nuk guxon ta kalosh, sespe ti në esencë nuk je shqiptar, sepse po të ishe, do të kishe dhimbje për ta”, ka thënë Binak Maxharraj për “Bota sot”.

“Turp për ty Edi Kërstaq Rama. Turpi të mbuloftë”, ka shtuar analisti./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat