Alarmon profesori: Këta dy ndërmjetës po bëjnë një politikë që Kosovën e dëmtuan në raport me shtetin neofashist serb

Politika

Alarmon profesori: Këta dy ndërmjetës po bëjnë një politikë që Kosovën e dëmtuan në raport me shtetin neofashist serb

Nga: A.SH Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 09:01
Christopher Hill

Profesori Muhamet Kelmendi ka komentuar situatën politike në vend.

Sipas tij, qëndrimet e SHBA-ve kanë përsuar luhajte sa i përket Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, në gjithë këtë mes është një lojë e madhe që po luhet nga i dëruari amerikan Gabriel Escobar dhe ambasadorin Hill.

Ai shton se, edhe pse Biden kishte kërkuar marrëveshje mes dy vendeve por me njohje të ndërsjelltë, këta dy persona sipas Kelmendit e paraqitën marrëveshjen përfundimtare pa njohje reciproke në qendër.

“Qëndrimet e SHBA-ve ndaj Ballkanit Perëndimor, sidomos ndaj Kosovës dhe Serbisë, kanë pësuar luhatje me kundërthënie. Kundruall Serbisë kemi nga Uashingtoni qëndrim në zbutje dhe në raport me Kosovën një kthesë që ka krijuar nje vështirësi të madhe. Pa Uashingtonin kurrë nuk do të kishte asociacion dhe as Gjykatë në Hagë. Me Uashingtonin bëri UE-ja presion të madh mbi Kosovën dhe e detyruan në qëndrime. Tash kemi një lojë të madhe të z.Eskobar dhe të Ambasadorit të USA-se në Beograd, z.Hill. Të dytë po bëjnë një politikë që Kosovën e dëmtuan në raport në shtetin neofashist serb.

Qëndrimi herë me njohje e herë pa njohje reciproke të marrëveshjes përfundimtare ka krijuar dhe i ka dhënë forcë pushtetarëve në Beograd. Kështu doli Kosova në pozitën përgjegjëse pse nuk po ecet në dialog me Serbinë. Këtë e deklaruan në Beograd si z.Eskobar, ashtu dhe z.Hill. Madje e paraqitën marrëveshjen përfundimtare pa njohje reciproke në qendër.

Z.Biden, në letrat që ia dergoi Beogradit dhe Prishtinës qartë doli me qëndrimin se "marrëveshja përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë brenda këtij viti dhe me njohje reciproke ne qendër". Ky ishte qëndrimi zyrtar i SHBA-ve.

Z.Eskobar dhe z.Hill, sikundër edhe i dërguari i Pentagonit për Ballkanin, dolën me qëndrime kundër Presidentit, z Biden, duke hequr njohjen reciproke.

Natyrisht se këtej shtrohet pyetja: Ishin këto qëndrime të Presidenti?

Kush e ka përcjellur z.Biden nga koha e pozitës si senator, Zëvendëspresident dhe tash si President, kurrë nuk beson se ka ndryshime në qëndrime në z.Biden.

Në Senatin e SHBA-ve, para një kohe, z.Eskobsr në pytje të senatorëve, u përgjigj;

(...) Njohja reciproke mbetet në qendër të marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë".

Ky ishte qëndrim i qartë. Por në terren!? Këtë qëndrim ende nuk e ka theksuar z. Hill!”, shpejgon kronologjinë profesori.

Më tej, thotë se pozitat e tilla luhatëse e të dërguarëve, duket se e forcuan neoshovenistin serbomadh Vuçiç.

Por, ai është i bindur se nuk ka paqe pa njohje reciproke dhe se marrëveshje të Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke nuk duhet pranuar.

“Pozitat e tilla luhatëse e të dërguarëve për Ballkanin Perëdimor dhe për dialogun Kosovë-Serbi, duket se e forcuan neoshovenistin serbomadh Vuçiç.

Kështu u organizuan bllokadat serbe në veri të Kosovës, ikën policët, administratorët dhe gjykatësit e prokurorët serbë nga puna në veri. Veprimet e tilla e rrezikuan paqen. Dhe, kjo bëri që UE dhe Uashingtoni të ndihen të rrezikuar për paqen në Ballkan nga veprimet e Rusisë nëpërmjet Serbisë. Në vizitat në Prishtinë dhe në Beograd të dërguarit e sqaruan pozitën dhe bllokimi u hoqë nga rruga.

UE dhe SHBA-te dolën qartë në anën e Planit gjermano-francez dhe arritën të detyrojnë Beogradin që të pranon të njejtin ne bisedime.

Më herët doli krimneli Vuçiç me qëndrimin: "Është më lehtë të bisedojmë me të deleguarit e Uashingtonit se me ata nga Gjermania, nga UE-a dhe nga Britania e Madhe".

Dhe më poshtë tha:

"Serbia nuk do të pranon kurrë shtetin e Kosovës (...). Kosova është Kosovë dhe Metohi dhe i takon Serbisë (...)".

Marrëveshje të Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke nuk duhet pranuar. Nuk ka paqe në Ballkan pa njohje. Çdo veprim tjetër, e ku Serbia e konsideron Kosovën territor të vetin, është gjë që nuk ka marrëveshje dhe kurrë nuk ka paqe. Uashingtoni ka qëndrim të qartë!? Duket se këtë e kanë kuptuar të deleguarit. Mbetet të shihen qëndrimet përfundimtare mbi asociscionin dhe marrëveshjen përfundimtare me njohje reciproke”, shprehet më tej ai.

Në fund, ai thotë se Kosova nuk mund dhe nuk duhet ta formojë asociaiconin, duke shtuar se nëse ndërkombëtarët e duan këtë ta formojë vetë dhe pa Republikën e Kosovës.

“Për njohje ka qëndrim të qartë në Uashington. Ndërsa, për asociacion, kemi luhatje dhe qëndrim jo real.

U tha se nuk do të ketë pushtet ekuekutiv. Po jepen edhe garanci.

Por, ajo që ka mbetur pa përgjigje është niveli horizontal a vertikal i asociacionit, momenti dhe koha e formimit, nëse duhet të formohet. Mbetet të shihet kjo.

Kosova nuk mund dhe nuk duhet të formojë asociacion. Nëse UE dhe të deleguarit nga Uashingtoni e duan këtë, le të themelojnë vetë këtë. Kuptohet pa Republikën e Kosovës. Mundësitë i kanë. Me rëndësi është të kuptohet qëndrimi se asociacion një nacional serb dhe në territore shqiptare kurrë nuk duhet të ketë. Kosova ka bërë maksimumin për minoritete. Nuk ka ku shkon më thellë”, përfudnoi ai për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat