“Janë trimëruar pakëz...”/ Ish-koloneli i FSK-së flet për tentim atentatin ndaj Kurtit dhe grafitet në veri!

Politika

“Janë trimëruar pakëz...”/ Ish-koloneli i FSK-së flet për tentim atentatin ndaj Kurtit dhe grafitet në veri!

Nga: A.SH Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 15:21
Grafitet e reja në veri të Kosovës me mbishkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Dje u raportua nga burime të mediumit publik për atenat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Shkup.

Këtë nuk e kishte mohuar as kryeministri Kurti i cili kishte deklaruar se “...nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm...”.

Kurse, e gjitha kjo mendohet se është bërë pas mbajtjes së seancës së OKB-së.

Por, nga ana tjetër, sot në veri të Kosovës janë shfaqur grafite të reja me mesazhet “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.

Këto grafite janë me nënshkrim të Brigadës së Veriut.

Dhe, kjo nuk është hera e parë që Brigada e Veriut ka bërë grafite të tilla në veri të Kosovës.

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, në një prononcim ka thënë se nëse ka pasur tentativë për antentat ndaj Kurti kjo është shumë shqetësuese.

Kurse, për grafitet në veri, ai thotë se njësitët atje duke se janë trimëruar pak, por që organet e sigurisë duhet të merren me rastet dhe t’i trajtojnë seriozisht.

“Nëse vërtetë ka pasur tentativë për atentat në Kryeministrin tonë, është shumë shqetësuese dhe duhet të rriten masat e sigurisë për krerët e shtetit. Por disi indikative pasi që duket se kryeprokurori nuk ka informcione lidhur me këtë temë.

Ky rast patjetër të trajtohet dhe opinioni publik duhet të njoftohet lidhur me këtë ngjarje.

Njësitë militare në veri, duket që pakëz janë trimëruar dhe kjo është nga aktiviteti i tyre subverziv, që përmes grafiteve të mbajnë tensione në veriun e vendit.

Organet tona të sigurisë duhet marrë seriozisht”, përfundon ai.

Kujtojmë, se Qeveria e Kosovës e ka shpallur Brigadën Veriore dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste në fund të qershorit të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat