“Parapërgatitje”/ Zbërthehet prapavija e grafiteve të reja në veri - ja paralajmërimi i fuqishëm para përvjetorit të pavarësisë së Kosovës!

Politika

“Parapërgatitje”/ Zbërthehet prapavija e grafiteve të reja në veri - ja paralajmërimi i fuqishëm para përvjetorit të pavarësisë së Kosovës!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 14 shkurt 2024 Në ora: 08:06
Grafitet e reja në veri të Kosovës

Veri i Kosovës mbetët ende një temë e ndjeshme për vendin.

Tensionet vazhdojnë në atë pjesë të Kosovës e mjaftë shqetësuese po e shihet edhe nga opinoni publik.

E së fundmi, grafitet e reja serbe që kanë zënë vend gjithandej ka qenë temë diskutimi këto ditë.

Kur ushtria kthehet në Kosovë” dhe “Brigada e Veriut jeton”, janë grafitet e reja serbe janë gjithandej veriut.

Përveç Mitrovicës së Veriut, një numër i madh i tyre është parë edhe në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.

Rikthimi i grafiteve, për shumë ekspert të sigurisë është parë si rikthim të organizatave që u shpallën terroriste në Kosovë.

Lidhur me këtë rast, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës kanë deklaruar se rastet janë cilësuar si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Kështu është shprehur zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni.

Është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, se në Zubin Potok, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq janë hasur disa grafite çirilicë në disa vende të ndryshme nëpër këto qytete. Prokurori ka kualifikuar si “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, rasti është duke u hetuar në koordinim me policinë e Kosovës”, ka thënë Preteni.

Ndërkaq Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se shkrimi i këtyre grafiteve kishte ndodhur gjatë natës nga persona të panjohur dhe se rastet janë duke u hetuar.

Raportohet se persona të panjohur gjatë natës në disa lokacione kanë shkruar grafite me përmbajtje të përçarjes dhe nxitjes së urrejtjes ndër etnike. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Shala: Serbia doli humbëse në ballafaqimin me Kosovën në KS të OKB

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Ai thotë se Serbia përmes këtyre veprimeve po mundohet të mbajë situatën nën masa të larta potenciale për një luftë dhe konfrontim të drejtpërdrejt, por që më shumë është mesazh për komunitetin serb.

Pas datës së 8 shkurti ku patëm një ballafaqim të drejtperdrejt në KS të OKB dhe aty nga aspekti i veprimit politik dhe humbja e Serbisë në tavolinë si rezultat i mbështetjes së partnerëve strategjik e vuri në lëvizje grupet dhe struktuarat e tilla që financohen nga Serbia përmes elementëve shtetërore dhe kriminale. Paraqitja e këtyre grafikeve është një indikacion që Serbia po tenton të mbajë situatën nën masa të larta potenciale për një luftë dhe konfrontim të drejtpërdrejt. Që në fakt është një goditje e rradhës në elementin e luftës hibride duke plasuar dhe kamofluar veprime të tilla si veprime konkrete për mesazh tërthorazi që më shum i dedikohet komunitetit serb se sa institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë thotë që një gjë e tillë mund të jetë ndoshta një parapërgatitje e rradhës nga ana e këtyre strukturave të Beogradit që në prag festës së 16 vjetorit të shpalljes se pavarësisë së vendit.

Para dates së shtatorit 2023 patëm pasqyrime të grafike të tilla ku ndodhi edhe sulmi terrorist mbi institucionet e vendit dhe një gjë e tillë mund të jetë ndoshta një parapërgatitje e rradhës nga ana e këtyre strukturave të Beogradit që në prag festës së 16 vjetorit të shpalljes se pavarësisë së vendit të ndodh ndoshta një paraqitje e tyre përmes ndonjë forme tjetër që deri më tani nuk e kemi parë. Organet e sigurisë kanë ngritur nivelin e gatishmëris për çfarëdo situate që munde të paraqitet në momentin që do të jetë e nevojshme të veprojë”, foli eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Bota sot”.

Tahiraj: Rikthimi i grafiteve të “Brigadës së Veriut” është vazhdimësi e provokimeve

Ndërsa veprimtari nga LDK-ja Saim Tahiraj në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që nuk është çudi që serbët të ndërmarrin këto veprime, pasi ata njihen për provokimet e tyre.

Image
Saim Tahiraj

Sipas tij, nuk duhet të krijojmë panik, por të investojmë në institucionet e sigurisë.

Rikthimi i grafiteve të “Brigadës së Veriut” është vazhdimësi e provokimeve që Serbia përmes këtyre bandave kriminale provon destabilizimin e Kosovës, dhe përmes saj pengimin e zbatimit të marveshjeve. Nuk e di se pse duhet të jetë kaq shqetësuese dhe alarm kur veç jemi mësuar me provokime të tilla. Nuk guxojm të krijojmë panikë të panevojshme me gjëra që jan bërë përditshmëri në veriun e Kosovë. Siç kemi thanë edhe në prononcimet tjera, Serbia do vazhdon me provokime të tilla, madje me intensitet të shtuar. Detyra jonë si shtet është të investohet më shumë në institucionet përkatëse të sigurisë, të forcohet Policia e Kosovës, AKI, dhe FSK.Po e përseris se kur kapacitetet e këtyre institucioneve të sigurisë të arrinë nivelin që të jenë të afta ta mbrojn çdo pëllëmb të territorit të Kosovës,Serbia do i ndaloj këto provokime”, thotë ai.

Në fund, Tahiraj shton që duhet një bashkëpunim i vazhdueshëm me miqtë tanë ndërkombëtar.

Historikisht është vërtetu se Sebia njeh vetëm gjuhën e forcës, andaj duhet të forcohemi ushtarakisht. Në këto situata që po kalon Kosova na duhet një bashkëpunim i ngushtë me miqët tanë,SHBA dhe shtetet mike Evropiane, koordinim për çdo veprim dhe jo veprime arogante.Fuqia jonë mbrojtëse nuk është arritur ende në nivelin e duhur,për veprime vetiake, andaj një kordinim me miqët tanë është i domodoshëm, sidomos me SHBA”, përfundoi veprimtari nga LDK, Saim Tahiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat