Eksperti: Kosova është produkt i SHBA-së, ky është qëllimi i tyre

Politika

Eksperti: Kosova është produkt i SHBA-së, ky është qëllimi i tyre

Nga: N. Shaqiri Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 14:59
Albin Kurti

Kosova duhet t’u ruan raportet me shtetet mike e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu thotë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava i cili shton se, shteti ynë duhet të ecë përpara vetëm duke pasur bashkëpunim dhe koordinim me miqtë ndërkombëtar, pasi në vitin 2030 po parashihet që i gjithë rajoni së bashku të bëhet pjesë e BE-së.

Ai shton se Kosova vetëm duke dëgjuar ndërkombëtarët mund t’ia lëmë “hilen” Serbisë dhe ne të mos kritikohemi.

“Politikat që po zhvillohen rreth pajtimit me Serbinë, diplomacia amerikane me atë të BE-së që po na ndërmjetëson, i ka mënyrat e saja politike që më në fund t’ia arrijnë qëllimit të tyre, prandaj nëse ne e konsiderojmë veten si Kosovë, që jemi produkt i Amerikës e cila na ka çliruar, atëherë duhet të jemi më të relaksuar, sepse qëllimi i fundit, pavarësisht rrethanave të tanishme, duhet ta kemi të qartë se gjithnjë Amerikën do ta kemi në përkrahjen tonë, edhe pse në disa raste nga përfaqësuesit amerikanë i kemi do deklarime jo të këndshme dedikuara Kosovës”, thotë Tërnava.

Ai pohon se, të gjitha aktivitetet që zhvillohen e kanë fundin pozitiv për pajtimin e Kosovës me Serbinë.

“Kosova duhet menduar seriozisht në këtë drejtim dhe duhet të bëj propozimin për asociacionin i cili duhet të bazohet në ligjet dhe kushtetutën, model që përdoret edhe në vendet tjera, dhe që nuk paraqet asnjë rrezik për shtetin, për stazat afatgjate të zhvillimit për sovranitetin dhe integritetin, mbi të gjitha”, shton tutje ai.

Tërnava thotë se, Amerika gjithnjë do të na qëndroj pranë, dhe na llogaritë si pjesë përbërëse e shtetit të tyre, vetëm duke i dëgjuar ata.

“Prandaj qytetarët e Kosovës s’duhet ta humbin durimin, por duhet të jenë optimist se e ardhmja e Kosovës është e sigurt dhe Kosova do ta ketë një të ardhme të sigurt të shtetësisë së saj”, thekson ai.

Eksperti pohon se, qytetarët serbë në veri po familiarizohen dhe mësohen si dhe po pajtohen me policinë e shtetit e cila ka obligim ligjor mbrojtjen dhe sigurinë e të gjithëve pa dallim.

“Ky realitet po tregon se asnjë shans nuk do t’i lihet Serbisë që të llogaritë në atë që ka llogaritur nga viti 1999 e këndej, sepse ato llogari janë prishur nga kjo qeveri, pra ato llogari hileqare dhe hipokrite e armiqësore”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat