Kosova në KiE? /Profesori: Ja pse u qartë ultrashovenizmi serbomadh?

Politika

Kosova në KiE? /Profesori: Ja pse u qartë ultrashovenizmi serbomadh?

Nga: A.SH Më: 30 mars 2024 Në ora: 09:59
Foto gjatë votimit për Kosovën në KiE

Me kalimin e fazës së parë të Kosovës në KiE, Serbisë nuk i erdhi hiq mirë. 31 shtete ishin pro Kosovës, 4 kundër dhe një abstenim.

Profesori Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, kjo ishte një fitore e Kosovës.

E Serbia për këtë ka shfaqur pakënaqësi duke “kërcënuar” edhe me largim nga kjo organizatë dhe me këtë hapur u pa fytyra raciste e kriminelëve të Beogradit.

“Republika e Kosovës, krahas punës në ndërtimin e shtetit brenda, është angazhuar në punë të vazhdueshme, për ndërtimin e shtetit edhe në fushën ndërkombëtare. Shteti fiton peshën e vet dhe juridikisht e ngritë statusin e pavarësisë me intergrimet në organizatat rajonale dhe në nivel ndërkombëtar. Bazë e kësaj është anëtarësim në OKB.

Pranimi i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s me status të asociuar është një fitore e madhe në fushën e sigurisë. Këtë e dinë në Beograd. Kosova kështu futet në rendin e shteteve që ka garanci më të lartë në mbrotje të shtetit sovran. Natyrisht se kjo i ka hapur dyert që Republika e Kosovës të furnizohet më lehtë nga shtetet anëtare të NATO-s me armë.

Kalimi i propozimit të z. Balojanise për anëtarësimin e Kosovës në KiE me një shumicë absolute të votave, radhitet në fitore tjetër të betonizimit të statusit të shtetit të Kosovës. Këto çështje të ndërlidhura me përvjetorin e fillimit të bombardimit për 25 vjetorin e Jugosllavisë së mbetur në KS të OKB-së të propozuar nga përfaqësuesi rus e ngriti shumë Qeverinë e Serbisë në qëndrime shovenonacionaliste kundër shteteve tjera në Evropë e në botë. Po kështu doli hapur në dritë edhe ultranacionalizmi serbomadh i udhëhequr me urrejtje raciste ndaj shqiptarëve.

Duke filluar nga ultranacionalisti sheshelian Vuçiç e duke kaluar te vegelat e këtij matrapazi të politikës serbomadhe, si Vulin e Petkoviq, e duke kaluar te neomillosheviçiani, Daçiq, akuzuan faktorin ndërkombëtar dhe drejtpërdrejtë NATO-në, Anglinë, Francën dhe Gjermaninë si shkaktar të forcimit të statusit të Kosovës.

Këta neoracist bënë edhe kërcënime.

Serbia e la të hapur intervenimin ushtarak në Kosovë në një kohë të përshtatshme, si dhe në aspektin ndërkombëtar, duke "kërcënuar" me largimin e Serbisë nga KiE, nëse anëtarësohet Kosova në këtë organizatë evropiane, hapur u pa fytyra raciste e kriminelëve të Beogradit”, shprehet ai.

Tutje, ai thotë se u pa se Serbia është shtet autoritar dhe se politik e saj po përkrhet nga Rusia dhe Kina, duke shtuar se baza e saj është vetëm krijimin i “Botës Serbe”.

“Analiza dhe sulme nga më të ndryshme kemi nga Beogradi, nga Republika Serbe dhe nga veglat serbomëdha në Kosovë dhe në Mal të Zi. Të gjithë këta u ngutën si pilafa në fërgim në luftë kundër shtetit të pavarur të Kosovës dhe popullit shqiptar.

Në arenën ndërkombëtare po përkrahet kjo politikë neoomperiliste serbe nga Rusia dhe Kina. Ka edhe shtete tjera autoritare që po e përkrahin shtetin fashist serb.

E përbashkëta e tërë kësaj është unifikimi dhe krijimi i një mekanizimi organizativo - ushtarak të shteteve autoritare kundër demokracisë, barazisë dhe lirisë naconale të popujve në botë.

U pa se Serbia është shtet autoritar dhe mbështetet në ultrashovenizmim serbomadh. Këtej, nuk ka mjet që nuk është i lejuar nga Beogradi për të ndërmarrë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Për shtetin serb, bazë e punës është, "Bota Serbe", e bashkuar në një shtet ultrashovenist.

Sa do të arrihet ky pikësynim mbetet të shihet”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat