Rreziku nga Serbia/ Deputeti Avdyli: Ne s’kemi shtëpi tjetër përveç Kosovës, jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi!

Politika

Rreziku nga Serbia/ Deputeti Avdyli: Ne s’kemi shtëpi tjetër përveç Kosovës, jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi!

Nga: A.SH Më: 30 mars 2024 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Në një intervistë për “Bota sot”, deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli ka folur për aktualitetin politik në vend.

I pyetur rreth kërcënimeve serbe për një eskalim të mundshëm, ai shprehet se nga Serbia nuk presim asgjë të mirë, por në të njëjtën kohë thotë se jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi.

Ai vlerëson se edhe rritja e buxhetit për ushtri duhet të jetë i madh sepse është garanci për paqe.

“Nga Serbia nuk presim asgjë të mirë, por në të njëjtën kohë jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi. Sepse ne s’kemi shtëpi tjetër përveç Kosovës.

Për këtë arsye rritja e buxhetit për siguri e ushtri është lajm i mirë por duhet akoma më shumë investim për siguri. Investimi në mbrojtje është garanci për paqe.

Serbia sulmin veç të dobëtit”, thotë ai.

Kujtojmë, se Serbia në vazhdimësi lëshohen deklarata kërcënuese ndaj Kosovës, majde nga vet krerët e atij shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat