Mustafa tregon pse fitoi LDK-ja

Politika

Mustafa tregon pse fitoi LDK-ja

Nga: B.S Më: 23 tetor 2017 Në ora: 01:12
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka komentuar rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme. Sipas tij, LDK fitoi sepse nuk u dorëzuan asnjëherë.

“Fituam sepse nuk u dorëzuam. LDK është e para, me meritë të plotë. Faleminderit qytetarë për besimin tuaj. Faleminderit kryetarë të komunave që punuat mirë dhe me nder; dhe juve kandidatëve të rinj për kryetarë të komunave e këshilltarëve të Kuvendeve Komunale për kulturën që treguat në këto zgjedhje. Urime Arban fitorja në Prishtinë!”, ka shkruar Mustafa, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat