Abdixhiku: Sot Kosova u soll me qyqarllëk, pa moral

Politika

Abdixhiku: Sot Kosova u soll me qyqarllëk, pa moral

Nga: N.A Më: 29 mars 2018 Në ora: 16:44
Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosoves Lumir Abdixhiku përmes një statusi në facebook ka komentuar arrestimin e sotem të pesë mësuesve, ku ligjeronin në një kolegj privat.

Abdixhiku shkroi se ekstradimi i sotëm sjellë edhe kapitullimin e plotë të institucioneve shtetërore përballë demokracisë.

Me poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Ekstradimi i pesë mësuesve e rreshton Kosovën në krah të kundërt me SHBA-të e me vendet e BE-së. Ekstradimi i sotëm sjellë edhe kapitullimin e plotë të institucioneve shtetërore përballë demokracisë.

Sot Kosova u soll me qyqarllëk; pa moral. S’është as normë kushtetuese e jona, e as traditë dorëzimi i njerëzve si sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat