Ushtria vulosë sovranitetin e Kosovës

Politika

Ushtria vulosë sovranitetin e Kosovës

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 13 dhjetor 2018 Në ora: 21:42
FSK

Kuvendi i Republikës së Kosovës, të premten do t`i thotë PO procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur. Ky hap po konsiderohet si më i rëndësishmi, pasi formimi i ushtrisë me kapacitete të plota, nënkupton edhe vulosjen e sovranitetit të Kosovës.

Përfaqësues të institucioneve kanë deklaruar se tanimë gjithçka është gati për agjendën shtetërore të shndërrimit të FSK-së në ushtri.

Ata me këtë rast i kanë quajtur të paqëndrueshme dhe të pasakta reagimet kundërshtuese të Serbisë. 

Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani ka thënë për “Bota sot” se gjithçka është gati për formimin e ushtrisë së Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot").

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat